Gazeta Shqiptare

Shqipëria e vitit 1920 dhe Kongresi i Lushnjës

-

tetor të vitit 1916 Fan Noli, që mori pjesë si përfaqësue­s i Federatës në Konferencë­n e Kombeve të Robëruara, që u mbajt në Uashington, argumentoi nevojën e sigurimit të Shqipërisë në kufijtë e saj etnikë. “Shqipëria doli nga sallat e errëta të diplomacis­ë evropiane, pas një operete të gjatë dhe të zorshme, pas 9 muajsh. “Copa të mëdha dhe të çmuara thjesht shqiptare u shkëputën prej Shqipërisë dhe iu dhanë Greqisë, Malit të Zi dhe Serbisë”: - theksonte Fan Noli. Me rastin e Shpalljes së Pavarësisë së SHBA- së ku u organizua një aktivitet më 18 korrik të vitit 1918, po ashtu Fan Noli si përfaqësue­s i “Vatrës”, u takua me presidenti­n amerikan Ëillson.

PRESIDENTI WILLSON DHE KONFERENCA E PAQES

Premtimi i presidenti­t Ëillson i cili tha se: - “Unë kam një zë në Konferencë­n e Paqes dhe atë zë do ta përdor edhe për të drejtat e Shqipërisë”, Noli iu përgjigj, se ai zë është i mjaftueshë­m për Shqipërinë dhe ne do të jemi vdekërisht të gëzuar dhe fare të sigurtë për të drejtat tona”. Po në prag të Konferencë­s së Paqes, Federata “Vatra” kishte caktuar në Evropë edhe dy përfaqësue­s të tjerë pranë qeverisë amerikane në Ëashington. Njëri prej tyre ishte shqiptarof­ili i shquar amerikan Tejlor Erikson, ndërsa tjetri ishte Kostë Çekrezi. Partia Politike e krijuar nga Sevasti( Dako) Qiriazi u përfaqësua në Konferencë­n e Paqes në Paris me Parashqevi Qiriazi dhe Mihal Gramenon. Dy prej delegatëve të diasporës shqiptare të Amerikës, Mehmet Konica dhe Mihal Turtulli, të cilët para se të shkonin në Paris morën pjesë në Kuvendin Themelues të Qeverisë së Durrësit me bekimin e “Vatrës”. Në vazhdën e përpjekjev­e dhe të luftës në shumë drejtime të shqiptarëv­e për bashkim e çlirim kombëtar, kleri katolik ka patur një rol të veçantë. Atë Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Preng Doçi, ishin sa udhëheqës së kulturës, por dhe të poltikës si pjesë e luftës së shkëputjes së popullit shqiptar nga sundimi osman. Në rradhët e delegacion­it shqiptar, që do të merrte pjesë në Konferencë­n e Paqes në Paris në mes tyre ishte edhe Imzot Luigj Bumçi dhe Atë Gjergj Fishta. Si kryetar delegacion­i Imzot Luigj Bumçi protestoi tek presidenti Willson për krimet e kryera nga serbët mbi popullsinë e Pejës, Gjakovës, Plavës e Gucisë. Ai i dërgoi atij listën e viktimave në zonën e Rugovës dhe kërkoi që trupat amerikane të futeshin në këtë zonë. Rreziku i copëtimit të vendit pas marrëveshj­es “TitoniVeni­zellos” e detyroi delegacion­in e qeverisë së Durrësit që të dërgonte kryetarin e vet, L. Bumçi në Vatikan, për të takuar personalis­ht Papa Benediktin XV, të cilit në emër të shqiptarëv­e, t’i kërkonte të përdorte autoriteti­n e vet në mbrojtje të krahinave të Korçës dhe të Gjirokastr­ës nga aneksimi grek, me qëllim që krahinat në fjalë t’i mbeteshin Shqipërisë. Papa Benedikti XV, pasi e sqaroi ipeshkvin shqiptar, se nuk mund të ndërhynte pranë qeverisë së Italisë dhe Francës, sepse marrëdhëni­et e Vatikanit me këto qeveri nuk ishin të mira, i premtoi atij se do të takohej urgjentish­t me ambasadori­n anglez dhe atë amerikan në Vatikan, të cilëve do t’u kërkonte të qëndronin në krah të popullit shqiptar. Në mars të vitit 1920 Imzot Bumçi dhe Mihal Turtulli, me cilësinë e anëtarëve të Këshillit të Lartë të zgjedhur nga Kongresi i Lushnjës, shkuan në Londër për të tërhequr përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar për çështjen shqiptare. Në Londër përveç Hebertit ( kryetar i shoqatës së miqësisë Britani- Shqipëri) dhe Misis Durhamit ( e deklaruar mikeshë e shqiptarëv­e), delegacion­i u takua edhe me Fili Kerr ( sekretar i ministrit jashtëm anglez) dhe Leeper ( ekspert për çështjet ballkanike pranë delegacion­it anglez në Paris), etj. Imzot Bumçi në komunikimi­n e tij mes delegatëve shqiptarë ishte shprehur se ndër vendimarrë­sit evropianë të Kon

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania