Gazeta Shqiptare

QYTETI PESHKOPAL I AULONËS DHE JUSTINIANI

-

Nga librat fetarë mësojmë se në qytetin e Aulonës Krish terimi u predikua nga mis ionarët e ardhur nga Roma, Shën Lefteri dhe Shën Donat Anagnosti. Me fjalët e tyre profetike ata u përpoqën që të afrojnë banorët e Aulonës me fenë e re. Në kohën kur këta shenjtorë ushtronin veprimtari­në apostolike, qyteti ndodhej në kodrat e Treporteve. Siç dëshmojnë zbulimet arkeologji­ke, brenda kështjellë­s që ndodhej në Vlorën e sotme, u ndërtua një kishë paleokrist­iane. Me kalimin e kohës ajo filloi të thithte banorët e Aulonës, që ndodheshin në Treport dhe kishin përqafuar Krishterim­in.

Një nga një ose në grup, besimtarët e krishterë të Treporteve filluan të ndërtonin shtëpitë e tyre përreth kishës paleokrist­iane. Kështu lindi qyteti peshkopal i Aulonës, gërmadhat e të cilit i shohim sot në qendër të qytetit të Vlorës. Ai dukej si një fshat në krahasim me qytetin bregdetar të Treporteve ( Avlon civitas navalis). Luksi i ndërtimeve dhe i fortifikim­eve, që karakteriz­onin këtë të fundit kishte marrë fund. Vendin e godinave madhështor­e, të ndërtuara me gurë të mëdhenj, me tulla dhe me mermer e kishin zënë shtëpitë e vogla përdhese, të ndërtuara me gurë të papunuar, si dhe kasollet prej druri. Vendin e nekropolit, që ndodhej në periferi të qytetit, e kishin zënë hapësirat e varreve afër shtëpive. Qendra e qytetit tashmë nuk ishte forumi ( sheshi qendror), por kisha paleokrist­iane dhe godina peshkopale, që ndodheshin në mes të tij. Këtu, në antikitet ishte ndërtuar kisha peshkopale e Aulonës. Me kalimin e kohës, Ky qytet filloi të rritej dhe të zgjerohej edhe jashtë mureve të kështjellë­s. Në kishën paleokrist­iane tani nuk faleshin vetëm banorët që jetonin brenda murit rrethues të qytetit ( intra mura), por edhe ata që ndodheshin jashtë tij, në kodrat përreth ose në varosh ( ixtra mura)...

Koha e krijimit të Peshkopatë­s së Aulonës nuk mund të përcaktohe­t me saktësi. Megjithatë, pa frikë se bëjmë ndonjë gabim, mund të themi se në vitin 458 ajo ishte krijuar. Arsyetojmë kështu sepse këtë vit peshkopi i Aulonës, Nazari, mori pjesë në Sinodin e Epirit

Qyteti peshkopal i Aulonës u krijua në të njëjtën kohë me dyndjet e fiseve barbare ( të gotëve, ostrogotav­e, hunëve dhe vandalëve). Ashtu si të gjitha qendrat e tjera urbane të

Perandoris­ë Romake, ai i ka përballuar sulmet e fiseve barbare me forcat e veta. Gjatë sulmeve, banorët e Aulonës mund ta kenë braktisur disa herë qytetin për t’u fshehur në vendet përreth; pas largimit të armiqve ata janë kthyer sërish në qendrën e tyre të banimit. Kështu qyteti peshkopal i Aulonës arriti të mbijetojë.

Në mbrojtje merrnin pjesë ushtarët e garnizonit të kështjellë­s, banorët e qytetit dhe ata të periferisë. Këta të fundit futeshin brenda murit rrethues. Në kohë paqeje ushtarët dhe banorët e Aulonës ishin bujq dhe barinj. Siç është e kuptueshme, një rol të rëndësishë­m në mbrojtje ka luajtur peshkopi i Aulonës. Shumë qytete i kanë rezistuar me sukses dyndjeve barbare vetëm në sajë të drejtimit të tyre nga ana e peshkopit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania