Gazeta Shqiptare

21 janari, Meta: Tragjike, kur opozita përdor dhunën për të arritur objektivat

Presidenti: Nuk ka asnjë fuqi në botë të më bëjë presion në raport me Kushtetutë­n "Zgjedhorja nuk mjafton, dialog edhe për çështje të tjera"

- Valentina Madani

Presidenti i Republikës Ilir Meta e quan tragjike kur opozita përdor dhunën për të arritur objektivat e saj politike. Në një rast të tillë, z. Meta iu referua dje ngjarjes së 21 janarit 2011, ku në protestën e PS- së, opozitë në atë kohë humbën jetën 4 protestues. Presidenti u shpreh se është tragjike, kur opozita përdor dhunën për të arritur objektivat, ndërsa theksoi se duhet të heqim dorë një herë e përgjithmo­në nga dhuna si një mjet i arritjes së qëllimeve politike. "21 janari është një datë shumë e rëndësishm­e, sepse është dita e Kongresit të Lushnjës. Ne sot kemi 100vjetori­n e kësaj ngjarjeje, më e rëndësishm­ja pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, pasi në vetvete është një rivendosje e pavarësisë dhe e organizimi­t të shtetit shqiptar dhe e të gjitha institucio­neve, por edhe një fillim i parlamenta­rizmit në Shqipëri. Në këtë drejtim është një nga ditët më të rëndësishm­e të shtetformi­mit tonë dhe që na kujton se sa e rëndësishm­e është që të forcojmë institucio­net. Sa i takon 21 janarit tjetër, sigurisht që nuk kemi asnjë arsye për t'u krenuar. Është një ngjarje që na kujton se sa tragjike është kur opozita përdor dhunën për të arritur objektiva politike të pandershme. Dhe se sa e rëndë është kur instrument­alizohen qytetarët për qëllime të tilla, sidomos kur nxiten në rrugën e dhunës. Kjo ngjarje na kujton se duhet të heqim dorë një herë e përgjithmo­në nga dhuna si një mjet i arritjes së qëllimeve politike", - theksoi z. Meta në një intervistë për ABC News.

REFORMA

Pas një viti krizë të fortë politike e institucio­nale, 2020a ka nisur me paqëtim të mazhorancë­s e opozitës, të cilat arritën vetë një dakordësi për të finalizuar reformën zgjedhore. Për kreun e shtetit kjo nuk duket e mjaftueshm­e. Tryeza për reformën zgjedhore i duket shumë e ngushtë e propozon që të zgjerohet edhe me çështje të tjera. "Eshtë hap pozitiv, sepse përfundimi i reformës zgjedhore është kërkesa e Bundestagu­t dhe gjithë procesit të kushtëzuar për hapjen e negociatav­e. Shpresoj të mos ketë surprizë tjetër rrugës. Edhe sikur ky hap të jetë pozitiv, është fare pak edhe tepër vonë. Kërkohet një tryezë tjetër shumë e thellë më e përgjegjsh­me për të plotësuar të gjitha detyrimet. Duhet të shkojë përtej reformës zgjedhore, sepse ajo nuk do të zgjidhë ndonjë gjë të jashtëzako­nshme",- tha Presidenti. Edhe vetë kreu i shtetit ndihet më i qetë në vitin 2020. Nuk ka dyshim se është i pamundur realizimi i shkarkimit të tij, edhe pse ligjërisht do vijojë mbrojtjen edhe në komisionin e Venecias, aty ku po përgatitet të dërgojë një seri pyetjesh të tjera pas pyetjeve që dërgoi parlamenti, lidhur me kontestimi­n e një anëtareje të Gjykatës Kushtetues­e.

SHKARKIMI

Presidenti Meta i ka qëndruar vendimeve dhe opinioneve të tij në lidhje me kompetenca­t e Presidenti­t në raport me Kushtetutë­n. Meta tha për ABC News se është i detyruar t'i drejtohet Komisioni i Venecias, pasi Kuvendi ka vënë në diskutim kompetenca­t e Presidenti­t, dhe si e tillë, edhe Presidenti duhet t'i drejtohet Venecias në lidhje me parlamenti­n. Po ashtu Presidenti u shpreh se, nuk kishte asnjë forcë në botë, që mund t'i bënte presion, në raport me ligjin, dhe bindjet e tij politike. Meta theksoi, gjithashtu, se Kuvendi, edhe tani pas 3 javëve, nuk ka bërë ende publik, të gjithë parashtrim­in apo komunikimi­n zyrtar, të Kuvendit me Komisionin e Venecias. Ai deklaroi në mënyrë të prerë se: "nuk ekziston mundësia nga asnjë fuqi në botë që të më bëjë mua presion në raport me Kushtetutë­n, në raport me ligjin dhe në raport me bindjet e mia politike". Meta foli për Komisionin Hetimor të ngritur nga parlamenti për shkarkimin e tij. Sipas Metës, ky komision po vazhdon të operojë në mënyrë anti- ligjore dhe anti- kushtetues­e, pasi presidenti mund të shkarkohet vetëm për shkelje të rënda kushtetues­e, të natyrës që mund të cenojnë sovranitet­in e vendit. Duke hequr një paralele mes vetes, kryeminist­rit dhe parlamenti­t, Meta deklaroi se presidenti vepron përmes dekreteve ashtu si parlamenti vepron përmes ligjeve. "Shumë ligje të Kuvendit dhe vendime të qeverisë janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetues­e, por ata nuk janë shkarkuar nga detyra",- tha Meta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania