Gazeta Shqiptare

Takimi me presidenti­n rus: S'jam optimist për gjetjen e një zgjidhjeje me Kosovën

Vuçiç: Të ishte për Putinin, nuk do të bombardohe­shim në 1999- ën

-

Ditën

e martë, presiden ti serb Aleksandër Vuçiç, tha në Sochi të Rusisë se po të ishte në vitin 1999 në krye të federatës ruse Vladimir Putin, nuk do të ndodhte bombardimi i Serbisë nga NATO- ja. Ai i bëri këto komente pas takimit me presidenti­n rus, të cilit i tha se nuk është optimist për gjetjen e një zgjidhjeje për Kosovën, pavarësinë e së cilës Beogradi vazhdon ta kundërshto­jë dhe për këtë ka edhe mbështetje­n e Moskës. Presidenti rus tha se zgjidhja për Kosovën du

ALEKSANDAR VUÇIÇ

"Serbia pret pajisjen e ushtrisë së saj me armatime të tjera ruse. Po të vendoste Putini në Rusi në vitin 1999- ën, Serbia nuk do të bombardohe­j".

het të kërkohet në kuadër të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe se Rusia do të mbështetë çdo zgjidhje që do të arrihej në bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por do të jetë në anën e Serbisë. Të dy

ata u zotuan për zgjerimin e lidhjeve energjetik­e dhe ushtarake. Presidenti serb tha se Serbia pret pajisjen e ushtrisë së saj me armatime të tjera ruse, ndërsa theksoi se, "po të vendoste Putini në Rusi në vitin 1999- ën, Serbia nuk do të bombardohe­j…". Bombardime­t e NATO- s në vitin 1999 u dhanë fund mizorive të forcave serbe në Kosovë, e cila në shkurt të vitit 2008 shpalli pavarësinë e saj me mbështetje­n e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian. Serbia mbetet aleate e Rusisë, ndonëse synon anëtarësim­in në Bashkimin Evropian, ndërsa shumica e serbëve e shohin Rusinë si mbrojtëse të tyre edhe për shkak të qëndrimit të saj kundër pavarësisë së

Kosovës. Ndonëse kishte pohuar se janë dokumentua­r operacione­t e tilla të spiunazhit, presidenti serb kishte thënë se kjo nuk do të dëmtojë marrëdhëni­et "vëllazëror­e" të Serbisë me Rusinë dhe kishte ritheksuar zotimin se vendi i tij nuk do të mbështesë asnjë veprim kundër Moskës, njësoj siç ka kundërshtu­ar të mbështesë sanksionet ndërkombët­are ndaj saj për shkak të ndërhyrjes në Ukrainë.

 ??  ?? Presidenti i Serbisë, Alexandar Vuçiç me homologun Rus, Vladimir Putin
Presidenti i Serbisë, Alexandar Vuçiç me homologun Rus, Vladimir Putin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania