Gazeta Shqiptare

PD, kërkesë qeverisë: Brenda 10 ditësh duam informacio­n për dëmet në Thumanë

-

PD

i drejtohet me një kërkesë zyrtare qeverisë dhe Bashkisë së Krujës, ku iu kërkon të japin brenda 10 ditësh informacio­n për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Kërkesa mban firmën e sekretarit të përgjithsh­ëm të PD- së, Gazment Bardhi, dhe në të thuhet se kërkohet informacio­n për dy pallatet e shembura nga tërmeti. Sipas PD- së, qeveria dhe Bashkia Krujë duhet të japë llogari për vdekjen e 24 qytetarëve të vdekur nga tërmeti në Thumanë. "Pas heshtjes së qeverisë, për pyetjet tona publike, sekretari i përgjithsh­ëm i PD, z. Gazment Bardhi, i drejtohet me kërkesë zyrtare për informacio­n qeverisë dhe Bashkisë Krujë, për 5 çështjet e mëposhtme: 1. Pas tërmetit të datës 21 shtator 2019, a ka kërkuar zyrtarisht dhe a ka kryer Bashkia Krujë verifikimi­n e sigurisë dhe gjendjes së dy pallateve të shkatërrua­ra në Thumanë nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019? Nëse po, ju lutem na vini në dispozicio­n dokumentin zyrtar që e provon këtë. A është informuar ose raportuar pranë Komitetit Ndërminist­ror të Emergjenca­ve Civile ( KNEC) për gjendjen e këtyre pallateve? 2. A u verifikuan dy pallatet në Thumanë pas tërmetit të 21 shtatorit? Nëse po, kush janë ekspertët që u angazhuan dhe çfarë vlerësimi bënë ata? Lutemi një kopje të aktit të konstatimi­t/ verifikimi­t të hartuar dhe nënshkruar prej tyre. 3. A u lajmëruan banorët për gjetjet e ekspertimi­t/ verifikimi­t?

4. Nëse godinat ishin vlerësuar si të rrezikshme, çfarë masash u morën për strehimin e banorëve dhe ndalimin e hyrjes në ato banesa?

5. Kush lejoi futjen e banorëve në pallatet e shembura në 26 nëntor 2019 dhe mbi çfarë bazë u bë kjo?", shprehet PD.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania