Kush e spiunoi Ismail Bej Vlorën te Misioni Ndërkombëtar?
Ka mbetur vetëm pak javë nga dita e 107 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Mendoj se ky vit përbën momentin më të përshtatshëm për t’iu servirur më në fund shqiptarëve portretin real të Ismail Bej Vlorës. Ai duhet t’u paraqitet atyre në përmasat e tij reale dhe jashtë glorifikimeve dhe mitizimit. Kjo pasi për shumë dekada, figura e këtij diplomati karriere dhe burri shteti u mitizua ekstremisht. U arrit deri atje sa iu ndërrua madje edhe mbiemri.
Duke shpalosur para shqiptarëve një Ismail Bej Vlorë, real, njerëzor, me meritat, zotësitë, gabimet dhe frikërat e tij, ne, realisht nuk ia zbehim aspak madhështinë, por e bëjmë figurën e tij më të besueshme për shqiptarët e vitit 2019, të cilët për hir të së vërtetës nuk mund të pranojnë me shabllone të mitizuara heronjësh.
Në këtë kontekst, them se shqiptarët e vitit 2019, duhet të dijnë me ekzaktësi dhe jashtë ndikimeve politike apo fetare, motivet reale që e shtynë Ismail Bej Vlorën drejt vendimit për ta shpallur Shqipërinë të ‘ mosvarme’. Cilat ishin opsionet e tjera në lojë gjatë atyre muajve kur lufta Ballkanike sapo kishte nisur, dhe pse opsioni i tij qe më largpamësi, dhe më i dobishmi për vendin në atë moment? Shqiptarët e 2019- ës duhet të mësojnë të vërtetat e paretushuara rreth nxitimit të tij, dhe të AustroHungarezëve të cilët qëndronin pas tij, për të shpallur pavarësinë me aq ngut, megjithëse qeveria që ai do drejtonte nuk kishte nën kontroll as një të katërtën e territoreve të banuara nga shqiptarët. Shqiptarët në këtë 107- vjetor duhet të mësojnë të vërtetën rreth mënyrës se si Ismail Bej Vlora u zgjodh në postin e kryeministrit të parë shqiptar, si dhe motivet e dorëheqjes së tij.
Piktura e Gazmend Lekës në vijimësinë e saj dëshmon, sa një qëndrim estetik, aq edhe një vijimësi të lartë profesionale. Kr ijues dhe një i përkushtuar çdo ditë me artin, ekspozitat e tij vetjake ndjekin njëra- tjetrën në një rrugëtim ciklik të vazhdueshëm. Vështirë ta futësh në një rrymë të përcaktuar, edhe pse gjen përkime kolosësh të artit, sepse së pari është mendim, ide e shprehur në figurë, ku synohet jo se si ndërtohet, por sesi shprehet dhe se çfarë shpreh. Ka brenda një kohësi si shumim idesh ekzitencialiste. Është realist në formë dhe në përmbajtje ëndërruese, meditative, problematike, magjike dhe e prekshme, e tanishme dhe e shkuar, e afërt dhe e largët, në kohë dhe e pakohë, e kufizuar dhe tejet e lirë.
“Mund të ketë përkime, të kem përrenj ushqyes, pohon Leka, por lumi im është ky. I vogël jam ushqyer me El Grekon, Gojën, Rembrandin, vizatimet e para të Pikasos. Ka piktorë që e shijoj shumë, si p. sh. Modilianin, por s’kam lidhje me të. Thjesht e shijoj. Në Letërsi, jam ushqyer me Hygoin, Dostojevskin, Niçen. Në muzikë jo me Sinfoninë e 40, të Mozartit, por “Rekujemin” e të tij. Kështu e shoh pikturën, një lloj përshpirtje”.