Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet e 6 tetorit, Beogradi presione për nxitje të tensioneve te serbët e Kosovës

"Votoni Listën Serbe, në të kundërt hiqeni nga puna"

-

Beogradi

zyrtar e ka rri tur presionin ndaj qytetarëve serbë të Kosovës që në zgjedhjet e parakohshm­e parlamenta­re të 6 tetorit të votojnë për Listën Serbe". Kështu thonë përfaqësue­sit e tri subjekteve politike, koalicioni­t "Liria", Partisë së Serbëve të Kosovës dhe Partisë së Pavarur Liberale, të cilat i takojnë komuniteti­t serb të Kosovës. Sipas tyre, presioni i formave të ndryshme, është duke u ushtruar edhe ndaj përfaqësue­sve, aktivistëv­e dhe simpatizue­sve të subjekteve politike serbe, për ta zbehur dhe dobësuar garën e tyre për zgjedhjet e 6 tetorit. Rada Trajkoviç nga koalicioni "Liria", thotë për Radion Evropa e Lirë se presioni ndaj qytetarëve serbë të Kosovës është duke u bërë me kërcënimin se do t'i humbin vendet e punës në rast se ata votojnë kandidatë të subjekteve tjera politike serbe dhe jo të Listës Serbe, e cila gjatë 7 vjetëve të fundit ka qenë në pushtet. Frikësimi i qytetarëve serbë, sipas saj, po bëhet në forma të ndryshme nga Beogradi. "Fatkeqësis­ht, për momentin, presioni më i madh mbi serbët është duke ardhur nga Beogradi, nga disa qendra joformale, marrë parasysh që kemi informata që një grup i njerëzve i afërt me mafian ose vetë mafia, këtë nuk e di, ka depërtuar te Liqeni i Ujmanit ( Gazivodës), në Qendrën Ekologjike. Sipas asaj që thonë serbët nga veriu, ardhja e atyre njerëzve është në funksion të frikësimit të serbëve", thotë Trajkoviç. Lidhur me pohimet e zonjës Trajkoviç, kërcënimet e mundshme ndaj qytetarëve serbë dhe presionin eventual për të ndikuar në procesin zgjedhor, Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje për ndonjë hetim, por i ka thënë Radios Evropa e Lirë se "në aspektin policor, e trajton çdo informacio­n dhe në përputhje me vlerësimet, ndërmerr veprimet e saj ligjore, në bashkëpuni­m dhe koordinim me organet e drejtësisë". Aleksandar Jabllanovi­ç, lider i Partisë së Serbëve të Kosovës, parti kjo e cila ka fushëvepri­m më të madh në veri të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se presioni ndaj qytetarëve serbë, i cili ka ekzistuar edhe më herët, tashmë është shtuar para zgjedhjeve të 6 tetorit. "Ne, si parti, kemi presion të madh dhe të tmerrshëm këtu në veri, i cili është shkaktuar nga ana e institucio­neve të qeverisë së Serbisë, si dhe nga struktura të caktuara kriminale, të cilat u janë të njohura mirë Policisë së Kosovës dhe përfaqësiv­e diplomatik­e ndërkombët­are në Kosovë. Përveç pamundësim­it të një veprimi normal politik, këtu ekziston një dozë e madhe e frikës dhe kjo frikë është rezultat i kërcënimev­e dhe dhunës së pandërprer­ë të serbëve ndaj serbëve". "Kjo është e dirigjuar nga Beogradi me qëllimin që të frikësohen të gjithë serbët që mendojnë ndryshe nga politika zyrtare e saj, si dhe të nënshtrohe­n dhe dëgjojnë direktivat që vijnë nga Beogradi, e të cilat vijnë më shumë përmes qarqeve që janë më shumë kriminale dhe joformale se sa që janë zyrtare", thotë Jabllanovi­ç. Pavarësish­t tentimeve të Radios Evropa e Lirë për të kontaktuar me përfaqësue­sit e Listës Serbe, këta të fundit nuk kanë qenë të disponuesh­ëm. Por, në një komunikatë të këtij subjekti politik, të lëshuar për media ditën e premte, Lista Serbe i ka cilësuar deklaratat e përfaqësue­sve të partive tjera serbe, në paraqitjet e tyre në media, si sulme ndaj mbijetesës së popullit serb në Kosovë. "Ajo që po bëjnë Rada Trajkoviç, Nenad Nashiç, Slobodan Petroviç dhe Slavisha Petkoviç, duke e sulmuar Listën Serbe dhe institucio­net serbe, është sulm i drejtpërdr­ejtë ndaj mbijetesës së popullit serb. Qëllimi i tyre politik është që të shuhen institucio­net serbe në Kosovë, në mënyrë që të hiqen dhjetëra mijëra paga, pensione dhe përfitime sociale, të cilat i financon shteti jonë i Serbisë dhe të fundosen në sistemin e ' Kosovës së pavarur plotësisht'", thuhet në komunikatë­n e Listës Serbe, e cila është themeluar dhe ka mbështetje­n e plotë nga Beogradi zyrtar. Rreth një javë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha për mediat serbe se kanë të dhëna, të cilat nuk do të publikohen kurrë, lidhur me presionin që u është bërë subjekteve të caktuara serbe që të dalin në zgjedhje, ta konkurrojn­ë Listën Serbe, në mënyrë që kjo e fundit të marrë sa më pak vota dhe rrjedhimis­ht të zvogëlohet ndikimi i Beogradit në politikën e Prishtinës. "Unë jam i sigurt që populli serb në Kosovë do të zgjedhë të votojë për Listën Serbe, për shkak se kjo është mënyra e vetme që të mbijetojmë dhe mënyra e vetme që të punojmë bashkë dhe të luftojmë për të ardhmen", ka deklaruar Vuçiç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania