Gazeta Shqiptare

Politika, urime dhe mesazhe për vitin e ri shkollor

Presidenti Ilir Meta: Arsimi, prioriteti kryesor për të ardhmen europiane Rama: Në 2021 libra falas për klasën i deri në të IX

-

Në ditën e parë të sh kollës, krerët e poli tikës kanë uruar nxënësit dhe kanë dhënë mesazhe e premtime për përmirësim­in e arsimit në vend. Kështu presidenti i vendit, Ilir Meta pasi ka uruar vogëlushët, ka theksuar se arsimi dhe investimet në këtë sektor janë prioriteti kryesor i një shoqërie. "Është dita për t'ju bërë një thirrje edhe të gjithë familjarëv­e dhe fëmijëve, të cilët me apo pa arsye kanë braktisur shkollën, t'i rikthehen asaj sa më parë. Prioriteti kryesor i një shoqërie, që ka besim tek e ardhmja plot sfida, është vetëm duke investuar në dije dhe arsim tek gjenerata më e re. Ky është investimi më i sigurtë për të ardhmen tonë europiane. Vetëm kështu ne mund të rrisim shpresën dhe besimin se do t'i kapërcejmë me sukses sfidat e së ardhmes, në radhë të parë në interesin e fëmijëve tanë, të cilët janë drita e syve, shpirti dhe zemra e çdo familjeje shqiptare, dhe e shoqërisë sonë",- shkruan presidenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social ' Facebook'. Ndërkohë kryeminist­ri Edi Rama kishte zgjedhur shkollën "Servete Maçi" në kryeqytet për të uruar nxënësit në ditën e parë të vitit shkollor 2019- 2020. Bashkë me urimin për një vit të suksesshëm, Rama premtoi se brenda tre viteve të ardhshme do punohet që të përfitojnë tekste falas nxënësit e klasave nga e pesta deri në të nëntën. "55 mijë nxënës të regjistrua­r që kanë filluar shkollën. Më vjen shumë mirë që 225 mijë i kanë marrë librat falas nga e para te e pesta, si dhe ata me ndihmë ekonomike apo

nevoja të veçanta. Vitin e ardhshëm do përfshijmë klasën 6- 7. Siç jemi zotuar në 2021 do të kemi të gjithë nga klasa e parë në të 9 që do të marrin libra falas. Trupa mësimorë aktuale është e mbrojtur nga ndërhyrjet politike dhe ryshfeti",- tha Rama. Ky i fundit gjatë vizitës shoqërohej edhe nga kryebashki­aku Erion Veliaj, i cili tha se po punohet për ndërtimin e 17 shkollave të reja, që do t'i japin fund mësimit me turne. "Ky është shtatori im i pestë si kryetar Bashkie, më kujtohet që në, çdo shtator kemi hapur nga një shkollë të re, shkollën "Betim Muço", shkollën "Ardian Klosi", shkollën ' Kosova', "Hoxha Tahsim" dhe shkolla "Servete Maçi". Për të pasuar me shtatorin e ri, për të hapur 17 shkolla të reja, për t'i dhënë fund mësimit me turne.",- u shpreh Veliaj. Ndërkohë Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka zgjedhur që në ditën e parë të shkollës të vizitojë shkollën e mesme profesiona­le "Petro Sota" në Fier. Përmes mesazhit të tij Ruçi uroi nxënësit për një vit sa më të mbarë shkollor, ndërsa nuk harroi dhe mësuesit. "Ju drejtohem posaçërish­t 3 mijë nxënësve. Ata do ta mbajnë mend këtë ditë pasi do kalojnë në jetë shumë ngjarje, do fitojnë shumë profesione dhe do ndërtojnë familje e karriera. Por asgjë nuk është më e veçantë dhe më e bukur se dita e shkollës, kur nisin rrugëtimin që do ta vazhdojnë dhe do ta shoqërojë gjithë jetën e tyre. E kuptoj që kthimi i investimev­e në arsim nuk është afatshkurt­ër dhe kërkon një kohë të gjatë. Nderim mësuesve të mësonjëtor­eve të Shqipërisë. Arsimi profesiona­l nxit punësimin e rinisë. Punësoni më shumë vajza e djem. Më shumë të ardhura për gratë e vajza",- u shpreh Kryetari i Kuvendit.

URIMET E OPOZITËS

Ndërkohë Kreu i PD, Lulzim Basha, tha se lulet që mbajnë nxënësit në dorë janë simboli i shpresës dhe besimit tek një e ardhme më e mirë për fëmijët që sipas tij nuk do vonojë. "Të dashur nxënës, prindër dhe mësues, ju uroj nga zemra vit shkollor të mbarë dhe të ndriçuar nga drita e dijes! Lulet që mbajnë sot vogëlushët në duar janë simboli i shpresës dhe besimit tek një e ardhme më e mirë për të gjithë fëmijët e Shqipërisë, që nuk do të vonojë",- tha kreu i PD- së. Ndërsa Kryemadhi iu drejtua nxënësve duke thënë se do punojë më shumë për një arsim cilësor në Shqipëri dhe që arsimi falas të jetë i prekshëm nga të gjitha familjet shqiptare. "Një urim të veçantë për të gjithë nxënësit, që ulen sot në bankat e shkollës. Për ata të shkëlqyeri­t, që na kanë nderuar me rezultatet e tyre anembanë botës. Për ata, që me sakrificat e mëdha të prindërve të tyre përpiqen çdo ditë të jenë më të mirët. Për ata nxënës, që sfidojnë varfërinë, mjerimin dhe ndjekin shkollën në kushte të vështira. Për të gjithë ata fëmijë që, çdo mëngjes marrin bekimin dhe urimin e prindërve për të ecur në rrugën e dijes. Qoftë një vit i mbarë për të gjithë nxënësit në mbarë Shqipërinë! Ky urim është bekimi im si nënë për ju. Ndërsa si politikane më duhet të reflektoj dhe punoj më shumë, që arsimi në Shqipëri të jetë më cilësor, që shkollat, klasat dhe mësuesit të jenë në nivelet që fëmijët meritojnë. Që askush nga politika të mos tallet dhe ta përdorë arsimin falas si mjet të propagandë­s, por ta bëjë atë të prekshëm për të gjithë familjet shqiptare nga Vermoshi në Konispol.

Ky është dhe do të mbetet misioni im dhe i LSI. Ndaj në këtë ditë, uroj që dhe premtimet tona ndaj jush të dashur nxënës të jenë të qarta dhe të sinqerta, të thjeshta dhe plot me energji. Siç jeni dhe ju, brezi që padyshim do ndërtoni një Shqipëri më të mirë!",- u shpreh Kryemadhi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania