"Drejtësia ka fituar", lirohet nga burgu i Shkupit Tomor Morina
Maqedonia V. s'e ekstradon ish- luftëtarin e UÇK- së, reagon ministrja serbe Gjykata Supreme maqedonase: Nuk janë plotësuar kushtet
Ditën e djeshme, au toritetet maqedonase kanë njoftuar për lirimin e Tomor Morinës, nga burgu i Shkupit. Familjarët janë parë teksa kanë marrë atë, dhe një familjar, Bujar Xërxa nga Gjakova është dëgjuar të ketë thënë se "drejtësia ka fituar". Më herët gjatë ditës së mërkurë, Gjykata Supreme e Maqedonisë se Veriut ka vërtetuar vendimin e Këshillit Penal për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Penale Shkup se nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimin e ish- pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, në Serbi. "Në përputhje me përcaktimet e ligjit për bashkëpunim ndërkombëtare në materien penale dhe Konventës Evropiane për ekstradim… Këshilli Penal ka gjetur se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për ekstradimin e personit T. M", thuhet në komunikatën e Gjykatës Supreme. Tomor Morina ishte arrestuar nga policia maqedonase më 24 korrik, në bazë të një fletarresti të Interpolit, të lëshuar me kërkesë të Serbisë. Morina dyshohet nga ana e autoriteteve të Serbisë se para 20 vjetëve, si pjesëtar i UÇK- së, ka bërë krime kundër popullatës civile në Kosovë. Ndërkaq ministrja e Drejtësisë në Serbi, Nela Kuburoviç ka thënë se vendimi i Gjykatës Supreme të Maqedonisë së Veriut, për të mos- ekstraduar ish- pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, në Serbi, sepse nuk janë plotësuar kushtet, tregon edhe njëherë se politika ishte mbi ligjin dhe drejtësinë. "Ky është një turp i madh për të drejtën ndërkombëtare, por është një goditje akoma më e madhe dhe trishtim i madh për familjet e viktimave, të cilat kanë dekada në pritje të
drejtësisë për të dashurit e tyre", është thënë në një deklaratë të kësaj ministrie. Kuburoviç ka theksuar se Serbia nuk do të heqë dorë nga kërkimi i autorëve të akteve më të rënda kundër njerëzimit, pavarësisht nga origjina e tyre kombëtare ose etnike, "sepse ne ia kemi borxh viktimave dhe familjeve të tyre". Gjykata Su
preme e Maqedonisë se Veriut ka vërtetuar vendimin e Këshillit Penal për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Penale Shkup, se nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimin Morinës në Serbi. Tomor Morina ishte arrestuar nga policia maqedonase më 24 korrik, në bazë të një fletarresti të Interpolit, të lëshuar
me kërkesë të Serbisë. Morina dyshohet nga ana e autoriteteve të Serbisë se para 20 vjetëve, si pjesëtar i UÇK- së, ka bërë krime kundër popullatës civile në
Kosovë. Ndërkohë që vetëm një javë më parë ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut, i ka dorëzuar Gjykatës Themelore "Shkupi1" kërkesën e Serbisë, për ekstradimin e ish- pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina. Siç bëhet e ditur nga gjykata, ministria ka dorëzuar gjithë dokumentacionin lidhur me procedurën e ekstradimit të Tomor Morinës, të cilit më 25 korrik, iu caktua masa e paraburgimit. Gjykatësi i procedurës paraprake do të veprojë në përputhje me dispozitat ligjore, dhe gjykata më pas, përgjigjen do t'ia dërgojë Ministrisë së Drejtësisë, që është përgjegjëse për procedurën e mëtejmë të ekstradimit Gjykata penale gjithashtu njoftoi se i ka lejuar një delegacioni të ambasadës së Kosovës që të vizitojë Morinën, i cili ndodhet në burgun e Shkupit. Morina ishte arrestuar nga policia maqedonase më 24 korrik, në bazë të një fletarresti të Interpolit, të lëshuar me kërkesë të Serbisë. Ai dyshohet nga ana e autoriteteve të Serbisë se para 20 viteve, si pjesëtar i UÇK- së, ka bërë krime kundër popullatës civile në Kosovë.