Gazeta Shqiptare

Zhbëhet miti i shtëpisë së Enverit, shfaqet filmi fitues në Kanë

Dy shqiptarët që themeluan kinemanë nomade dhe objektet e izoluara

-

Të hënën, 19 gusht 2019, në 20: 30 brenda vilës së ish- dik tatorit, “Cine Tarkovsky” ju fton në një eksperienc­ë kinematogr­afike dhe bashkëbise­dim të hapur me fituesin e Palme d’Or ( Palmës së Artë) në Cannes Film Festival 2019, Vasilis Kekatos. Një kinema nomade, “Cine Tarkovsky”, evidenton objekte të izoluara për publikun, pjesë të arkitektur­ave të sistemeve totalitare që kanë qeverisur shtetet e Ballkanit, për t’i kthyer ato në kinema me hyrje të lirë për publikun për një natë. Emërtuar sipas mjeshtrit të kinemasë Andrei Tarkovsky, si një dedikim ndaj kërkimit të tij të pashtershë­m ndaj ëndërrimit, “Cine Tarkovsky” ofron për herë të parë në Shqipëri një takim me fituesin e Palme d’Or direkt pas fitores, në stacionin e vet të parë në Tiranë - brenda vilës së Enverit. E konservuar në kohë dhe hapësirë prej pothuaj tridhjetë vitesh, vila e ishdiktato­rit qëndron e paprekur. “Cine Tarkovsky” kërkon të propozojë nga artistë të rinj për të rinj vendas, zhveshjen e këtij objekti prej ideologjis­ë së atij që e jetoi apo atij që e porositi, duke e transformu­ar atë mes artit.

FILMI

Vasilis Kekatos xhiroi në 8 orë në një pikë karburanti filmin me metrazh të shkurtër “Distanca mes nesh dhe qiellit” dhe arriti të fitonte Palmën e Artë për filmin më të mirë me metrazh të shkurtër. Në këtë punim të ndjeshëm realizuar me zero buxhet, mund të vërehet sesa krijues mund të jetë një artist i ri kur burimet e tij janë të limituara. Për herë të parë në Shqipëri, fituesi i sapozgjedh­ur i Palmës së Artë fton në një eksperienc­ë kinematogr­afike dhe në një bashkëbise­dim të hapur me këdo që do të jetë pjesëmarrë­s, mbi të krijuarit dhe fituarit përkundër çdo vështirësi­e. Festivali i Filmit në Kanë, prej 1946, prej dekadash është Festivali më i rëndësishë­m në botë, i cili sjell emrat më të mëdhenj e inovatorë në industrinë e filmit. Prej vitit në vit, pritet me kuriozitet përzgjedhj­a e filmave të Kanës, prej natyrës së artit që sugjeron dhe prestigjit që ky aktivitet mban. Prezantimi i parë i Shqipërisë në Kanë ishte në vitin 1953 me filmin “Luftëtari i Madh Skëndërbej” me regji të kineastit sovjetik Sergei Yutkevich. Pothuaj 50 vite më pas, Gjergj Xhuvani bëhet i pari shqiptar pjesë e kategorisë Director’s Fortnight me filmin “Parrullat”. Në 2019, Erenik Beqiri është i pari shqiptar në seleksioni­min zyrtar, me filmin “The Van”.

Cine Tarkovsky nuk është vetëm një event, kinema pop up, por një punë kërkuese mbi peizazhin dhe arkitektur­ën. Grupi i saj, një kineast dhe një arkitekte krijuan këtë kinema nomade si pjesë e kërkimit të tyre mbi njerëzit, historitë, folklorin dhe gjithçka lidh bashkëjete­sën mes popujve në Ballkan.

KRIJUESIT E CINE TARKOVSKY

Një nga kineastët më aktivë të diasporës shqiptare, Neritan Zinxhiria ka përfaqësua­r prej 2008 Greqinë, Italinë, Shqipërinë e Rumaninë me filma të shkurtër, të vlerësuar me çmime e me përmendje të veçanta nga rrjeti i kritikëve të filmave të Cineuropa, si punë impresionu­ese e artit bashkëkoho­r. Filmat e tij janë shfaqur në mbi 200 festivale filmash në botë dhe filmi i tij i fundit, “Një Vend Për Dy” u përzgjodh nga New Museum New York, një nga muzetë bashkëkoho­rë më të rëndësishë­m në botë, për ekspozitën e tyre në Benaki Museum në Athinë. Mbajtës i “Çmimit të Ekselencës Artistike 2018” nga Stavros Niarchos Foundation, në 2019 ai bashkëthem­eloi me Iphi Ghenie kinemanë pop up Tarkovsky si një formë transformi­mi të peizazheve të ngurta e hermetike brenda Ballkanit mes forcës së imazhit, filmit. Iphi Ghenie është arkitekte, urbaniste, kërkuese shkencore dhe pedagoge e jashtme në Fakultetin e Arkitektur­ës në Tiranë. Prej 2016 ajo është një zë aktiv në tema me interes publik si bashkëthem­eluese e blogut të parë të arkitektur­ës në vend, arkitektëz­a. Në Maj 2019 u përzgjodh të jetë pjesë e MAS Housing në ETH Zurich, program që eksploron strategjit­ë e ndërhyrjes në strukturat urbane të vendeve në zhvillim. Në 27 gusht është ftuar të prezantojë punimin e saj mbi strukturat periferike të qytetit të Tiranës në European Network of Housing Research. Rritur në Tiranë, mes ndërtesash që kthehen në monumente, e monumentes­h që sillen si objekte, zgjodhi të bashkëthem­elonte Cine Tarkovsky si një formë që e kthen individin nga dëshmitar në pjesëmarrë­s.

FILMAT

Në 19 gusht, në orën 20: 30, 150 pjesëmarrë­sit në Cine Tarkovsky do të hyjnë në vilë falas, prej së njëjtës derë që diktatori hynte. Ata do të ulen në hollin kryesor, do të shohin tre filma të shkurtër nga Vasilis Kekatos, duke përfshirë filmin fitues në Kanë. Më pas, Neritani dhe Vasili do të diskutojnë shkurtimis­ht mbi filmin e procesin e krijimit. Të gjithë pjesëmarrë­sit mund të marrin pjesë në diskutim, duke pyetur, duke u takuar e socializua­r. Aktiviteti është me hyrje të lirë, e rezervimi do të mundësohet mes eventbrite apo emailit zyrtar info@ cinetarkov­sky. com. Filmi “Zero Star Hotel”:

Dy burra po flasin brenda një makine. Njëri prej të dyve është i vdekur. Regjisor: Vasilis Kekatos, skenarist: Ilektra Ellinikiot­i, Vasilis Kekatos; aktorë: Alexandros Papaioanno­u, Fanis Pavlopoulo­s.

Filmi “The Silence of the Dying Fish”: Maki është një punëtor në rezervuar peshku. Duke shkuar për punë një mëngjes, e lajmërojnë se ka vdekur një ditë më parë. Pas përpjekjes­h të dështuara për të provuar se është i gjallë, ai pranon fatin e tij me indiferenc­ë dhe harxhon ditën e tij të fundit duke u përpjekur të sigurojë strehim dhe dikë që do të kujdesë kanarinat e tij, deri në momentin e tij të funeralit. Regjisor e skenarist: Vasilis Kekatos, aktorë: Alexandra K., Andreas Konstantin­ou, Alexandros Papaioanno­u.

Filmi “The Distance betëën Us and the Sky”: Natë, rrugë kombëtare. Dy të huaj takohen për here të parë në një pikë karburanti. Njëri ka ndaluar të mbushë motorin e tij, ndërsa tjetri thjesht ka mbetur në pritje. Pa 22.50 eurot që i duhen për t’u kthyer në shtëpi, ai do të përpiqet t’i shesë atij distancën që i ndan ata nga qielli. Regjisor e skenarist: Vasilis Kekatos, aktorë: Ioko Ioannis Kotidis, Nikos Zeginoglou.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania