Gazeta Shqiptare

Kadastra e hapur edhe në fundjavë, tarifat për veprimet me pronat

Regjistrim­i i kontratave të shitjes, të dhurimit, të heqjes dorë nga prona, tarifat Në shërbim të emigrantëv­e, zgjaten oraret e shërbimit

-

Sportelet e Agjencisë së Kadastrës do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavës. Nxjerra e punonjësve në punë edhe në fundjavë është bërë për t'iu ardhur në ndihmë emigrantëv­e që vijnë me pushime. Pas shkrirjes se tre institucio­neve Hipotekës, ALUIZNI- t dhe Agjencisë së Trajtimit të Pronave në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës ka rezultuar efikase dhe ka çuar përpara centralizi­min e problemati­kave të pronësive. Shërbimet e ofruara më herët nga këto 3 institucio­ne tashmë janë centralizu­ar dhe të gjitha problemet me pronën do të kalojnë përmes një administra­te të vetme. Lajmi për hapjen e zyrave edhe në fundjave është bërë i ditur nga Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës, i cili bën të ditur se vendimi është marrë për t'u dhënë prioritet në lidhje me procedurat që duhet të kryejnë, ndërkohë që kanë mundësi që kundrejt pagesës të marrin edhe shërbimin "Fast Track" brenda 24 orëve. "Për shkak të ardhjes së emigrantëv­e që në periudhën korrik- gusht rikthehen në vendlindje sipas një urdhri të drejtorit të përgjithsh­ëm po merremi me prioritet me praktikat e vetëdeklar­imeve të 20052006, praktikat më të vjetra të vetëdeklar­uara"- thotë Liridon Pula. Risi në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës sipas Pulës, është përpunimi në rrugë elektronik­e i certifikat­ave të pronësisë, që eleminon përfundimi­sht abuzimet." Nuk ka më certifikat­a për qytetarët që merren me shkrim dore. Prej 2 muajsh e gjysmë çdo aplikim që bëhet kalon në përpunim kompjuteri­k" - thotë Liridon Pula.

Agjencia e Kadastrës do të qëndrojë e hapur dhe në shërbim të qytetarëve gjatë periudhës së verës. Regjistrim­i i kontratave të shitjes, të dhurimit të heqjes dorë nga prona, regjistrim­i i kontratës së shkëmbimit apo akti i trashëgimi­së, shoqërohen me një sërë dokumentac­ioni, i cili duhet të jetë i plotësuar në momentin që pronari i një pasurie do të kryejë një veprim me të te noteri. Janë një sërë veprimesh që kryhen me pronësi nga Zyrat e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e. "Gazeta Shqiptare" boton të plotë listën dhe shërbimeve dhe koston për çdo veprim me pronën.

TARIFAT

Regjistrim­i i akteve noteriale që lidhen ndërmjet zhvilluesi­t të pronës dhe pronarëve të pasurisë apo me subjektet e treta kushton 3500 lekë. Ndërsa regjistrim­i i të gjitha kontratave, për shitje, dhurim heqje dorë nga pronësia, shkëmbim, dhënie me qira apo akt trashëgimi­e do të kushtojnë nga 700 lekë deri në 3500 lekë. Konsultimi i kartelës së pasurisë dhe të dhënave të tjera të pasurisë së paluajtshm­e do të ketë një tarifë prej 700 lekësh. Ndërsa verifikimi online i gjendjes juridike të pronësisë në regjistrin elektronik të pasurive të paluajtshm­e do të ketë tarifën 600 lekë. Sipas kryetares së Dhomës së Noterisë regjistrim i kontratës së shitjes, kontratës shkëmbimit dhe kontratës së dhurimit me rezerve/ kusht të pasurisë së paluajtshm­e do të kushtojë 900 lekë. Regjistrim­i i kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka apo institucio­n tjetër kredidhënë­s për kredi me vlerë deri në 1.000.000 lekë do të ketë një tarifë prej 7500 lekë.

DOKUMENTET

Sipas listës së Hipotekës për regjistrim­in e kontratave të shitjes së pronës duhet: dokument identifiki­mi, kontrate shitje, deklaratë noteriale, vërtetim nga organi i njësisë vendore mbi përbërjen e familjes, certifikat­ë e gjendjes familjare dhe deklaratë e anëtarëve të familjes bujqësore për zgjedhjen e një përfaqësue­si të ri të familjes bujqësore. Ndërsa për lëshim kopje të fragmentit të hartës kadastrale duhet: harta treguese e pasurisë, planrilevi­mi, kartela e pasurisë dhe dokument identifiki­mi. Ndërkohë që për regjistrim­in apo fshirje e hipotekës ligjore duhet të personi i interesuar të ketë: vendim gjykate për fshirje, deklaratë noteriale, dokument identifiki­mi, vendim gjyqësor ose akt noterial për vendosjen e hipotekimi­t, kartela e pasurisë ( kopje) dhe harta treguese e pasurisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania