Gazeta Shqiptare

Ekzekutimi në atentat mafioz të "ushtarit" të Met Kananit, dyshime për vrasës me pagesë

Nga gjakmarrja, borxhet dhe prishja e pazareve të drogës, ja pistat ku po hetohet Pas vrasjes së Armando ( Tonin) Gjinit, shoqërohen dhe merren në pyetje nga policia 10 persona

-

Një ditë pas vrasjes në një atentat mafioz të 48- vjeçarit Armando ( Tonin) Gjini janë zbardhur detaje të reja në lidhje me këtë ngjarjeje të rëndë, e cila ndodhi në mes të ditës dhe në sy të njerëzve në qytetin e Rrëshenit. Pas kryerjes së veprimeve paraprake hetimore në vendin e ngjarjes, burime pranë grupit hetimor bënë me dije se dyshohet që ekzekutimi i 48vjeçarit ( njihej si pjesë e grupit stërmadh të drogës së Met Kananit) është bërë nga vrasës me pagesë, profesioni­stë në këtë fushë. Kjo për faktin se si ka ndodhur atentati në prezencë të dy fëmijëve të viktimës. Mësohet se pas këtij atentati të tipit mafioz janë shoqëruar dhe marrë në pyetje dhe më pas janë lënë të lirë mbi 10 persona. Deri më tani nuk ka asnjë person të ndaluar në lidhje me ngjarjen, por të dyshuar, persona që kanë pasur probleme më herët me familjen e të ndjerit. Ndërkaq, mësohet se policia dhe prokuroria janë duke hetuar në disa pista në lidhje me ngjarjen ku u qëllua për vdekje babai i dy fëmijëve. Sipas burimeve të mësipërme, një ndër pistat më kryesore është ajo e hakmarrjes, pasi familja e Gjinit ishte përfshirë në një gjakmarrje në të kaluarën. Njëkohësis­ht po hetohet edhe në lidhje me pistën e borxheve nga ana e viktimës. Gjithashtu, po hetohet e kaluara e Armando ( Tonin) Gjinit në Belgjikë, prishja e pazareve të drogës, si dhe marrëdhëni­et me grupin e Met Kananit. 48- vjeçari Gjini u arrestua si anëtar i bandës, por më pas u lirua pas 72 orëve, lëvizje kjo që mund të ketë sjellë dyshime në grup. Viktima rezulton person i arrestuar nga polica një vit më parë, pas dyshimeve se ishte pjesë e një grupi të strukturua­r kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike, që drejtohet nga i ashtuquajt­uri "baroni shqiptar i drogës", Met Kanani. Ekzekutimi i 48- vjeçarit, Gjini, duket se është kryer nga vrasës profesioni­stë, pasi vetëm një gabim i vogël mund ta kishte kthyer këtë ngjarje në përmasa edhe më tragjike. Kjo pasi, në momentin që u qëllua në drejtim të Armando Gjinit, ndërsa ai

ndodhej brenda në makinë, bashkë me të ishin dhe dy fëmijët e tij të mitur.

ATENTATI

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11: 30 pranë katedrales së qytetit të Rrëshenit. Viktima është qëlluar me pistoletë brenda automjetit të tij ku ka qenë bashkë me dy fëmijët e mitur. Bashkë me ta ka qenë edhe bashkëshor­tja e Gjinit, e cila ka zbritur nga automjeti për t'u ndalur në një market. Autorët kanë shfrytëzua­r këtë moment dhe janë afruar pranë automjetit duke vënë në jetë planin e tyre kriminal. Pa marrë parasysh se në makinë ndodheshin dy fëmijët e tij, atentatorë­t nuk kanë nguruar që të qëllojnë në drejtim të Gjinit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhersh­me. Menjëherë në vendngjarj­e kanë shkuar forca të shumta policie, të cilët bënë rrethimin dhe krehjen e gjithë zonës, me shpresë se do të mund të gjurmojnë vrasësit. Grupi hetimor ka shoqëruar në polici disa persona, në cilësinë e dëshmitarë­ve okularë, apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Ndërsa, pritet të merret në pyetje edhe bashkëshor­tja e viktimës. Afro dy orë pas ngjarjes, në Kodër- Rrëshen u gjet një makinë e djegur. Dyshimet janë TIRANË - Policia e Shtetit vijon operacioni­n kundër krimeve mjedisore, krahas operacioni­t që zhvillohet në gjithë vijën bregdetare, për lirimin e plazheve të zaptuara në mënyrë të kundërligj­shme dhe evazionit fiskal. Në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 54 shtetas, për vepra penale në fushën e krimeve mjedisore dhe janë sekuestrua­r 43 m ³ lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme.

Policia e Shtetit në zbatim ngritur se mjeti, i cili u gjet i shkrumbuar tek mbikalimi i Rrëshenit është përdorur nga autorët në atentat dhe më pas i kanë vënë flakën si përpjekje për të humbur gjurmët e krimit. Pas ngjarjes, blutë kanë ngritur postblloqe­t të shumta në të gjithë pikat e qytetit, por edhe në Rrugën e Kombit. Ajo po punon për identifiki­min dhe më pas kapjen e autorëve. Gjithashtu, brenda makinës është gjetur edhe një armë e llojit kallashnik­ov, ndërsa hetimet paraprake tregojnë se makina rezultonte e vjedhur.

 ??  ?? Viktima Armando ( Tonin) Gjini
Viktima Armando ( Tonin) Gjini
 ??  ?? Vendi ku ndodhi atentati
Vendi ku ndodhi atentati
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania