Gazeta Shqiptare

Masakra në Texas, një grua u vra duke mbrojtur foshnjën 2 muajsh

SHBA, polici tërhiqet zvarrë nga makina e ' hidhet' në autostradë Tmerr në Ohio, 9 të vdekur në Dayton, vritet një autor

-

Pas tmerrit ku hum bën jetën 20 persona në El Paso, Texas, ku një 21- vjeçar hapi zjarr kundër klientëve në një supermarke­t, pjesa më e madhe hispanikë, ishte dhe një grua e re, 25 vjeçe me djalin dy muajsh në krahë. Kështu ka treguar motra e viktimës 19- vjeçarja Leta Jamrowski pasi mësoi se Jordan Jamrowski Anchondo, ishte vrarë në qendrën tregtare Walmart ndërsa po blinte mjete shkollore për fëmijët më të mëdhenj. "Nga plagët mbi fëmijën- ka shpjeguar 19vjeçarja për Associated Press- duket që motra ime është kthyer në mburojë. Kështu që kur është qëlluar me fëmijën në krahë mund t'i ketë rënë sipër, pra ka dhënë jetën për ta mbrojtur". 25- vjeçarja, ishte nënë e tre fëmijëve.

NDËRKAQ NJË TJETËR HISTORI E DHIMBSHME

Jamrowski e kishte kaluar natën duke pritur dëshpërimi­sht lajme nga burri i motrës, Andre Anchondo, i cili ka mbetur i plagosur gjatë sulmit, duke humbur shpresat me kalimin e orëve. "Nëse do ishin ende gjallë do më kontaktoni­n", pohonte e pikëlluar Jamrowski Ryan Mielke, një zëdhënës i qendrës mjekësore të El Pasos ka deklaruar se 13 të plagosur janë shtruar në spital, mes tyre 2 fëmijë, të cilët janë transferua­r më pas në spital fëmijësh. 11 të plagosur të tjerë, mes 35 dhe 82 vjeç janë shtruar në qendrën mjekësore Del Sol. Mes viktimave në Texas janë edhe 3 shtetas meksikanë, ka deklaruar presidenti i Meksikës Andre's Manuel López.

POLICI TËRHIQET ZVARRË

Nga ana tjetër një agjent policie, pasi kishte ndaluar një makinë, sepse drejtuesi i mjetit po përdorte celularin teksa ngiste mjetin, është tërhequr zvarrë nga e njëjta makinë për qindra metra, për t'u lënë më pas në mes të autostradë­s. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dunwood, Georgia, SHBA. Burri që drejtonte makinës është arrestuar, ndërsa polici është shtruar në spital fatmirësis­ht jashtë rrezikut. Siç shihet në video dy policë kanë ndaluar një makinë, e cila niset papritur me njërin prej policive, që kapet pas dritares së shoferit duke lëvizur me të dhe duke u hedhur më pas në autostradë. Polici tjetër, e ndjek nga pas dhe pavarësish­t se shoferi braktis makinës ai më pas kapet dhe arrestohet.

SULMI NË OHAIO

Masakrat vijonin ende. Tjetër sulm me armë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Dayton në Ohio, me të paktën 9 të vdekur. Sipas asaj që raportojnë mediat lokale në pak orë nga sulmi me armë në El Paso, Texas, policia ka ndërhyrë, pas sinjaleve nga banorët se në Dayton kishte pasur një shkëmbim zjarri në orët e para të mëngjesit. Policia është në kërkim të një personi, i cili sipas dëshmitarë­ve është larguar me një jeep. Sipas raportimev­e të Dayton Daily News thuhet se gjatë shkëmbimit të zjarrit një autor është vrarë. Sipas mediave lokale, personeli mjekësor ka ndërhyrë në vend ku thuhet se ka persona në gjendje kritike dhe të plagosur rëndë që janë dërguar në spitalet e Grandview dhe Kettering. Zona ku u zhvilluar ngjarja është East 5th Street në distriktin e Oregon, në perëndim të qendrës së Dayton. Është zona e mbushur me pub- e, restorante dhe lokale nate.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania