Gazeta Shqiptare

Vendoret e 13 tetorit, skadon sot afati i regjistrim­it të partive politike

-

Skadon

sot afati ligjor i regjistrim­it të partive poli tike si subjekte zgjedhore për zgjedhjet vendore të 13 tetorit. Kështu në bazë të Kodit Zgjedhor partitë politike që duan të marrin pjesë në këto zgjedhje të dekretuara nga Presidenti i Republikës, por të pa njohura ligjërisht nga mazhoranca qeverisëse, kanë afat deri sot në mesnatë që të paraqesin kërkesë në Komisionin Qendror për tu regjistrua­r si subjekte zgjedhore. Kjo pasi Kodi Zgjedhor përcakton se 70 ditë nga data e zgjedhjeve partitë politike duhet të paraqesin kërkesë për t'u regjistrua­r si subjekte zgjedhore.

"Çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t'u regjistrua­r si subjekt zgjedhor në

KQZ jo më vonë se

70 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Për t'u regjistrua­r si subjekt zgjedhor për çdo lloj zgjedhjeje, një parti politike duhet të paraqesë në KQZ: a) vërtetimin që partia është regjistrua­r në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë; b) emrin, mbiemrin dhe adresën e kryetarit të partisë, i cili është personi i autorizuar për të paraqitur kandidatët dhe c) emrin zyrtar, shkronjat nistore dhe adresën e partisë", - thekson neni 64 i Kodit Zgjedhor. Dhe referuar pikërisht kësaj dispozite si afat 70 ditor ka mbaruar të shtunën, por duke iu referuar Kodit të Procedurav­e, ku përcaktohe­t se kur afati i fundit i bie fundjavë ose ditë pushimi, atëherë ky afat shtyhet deri në ditën e parë pas tyre. Pra, pikërisht për këtë arsye afati që skandonte të shtunën shtyhet deri sot në mesnatë. Ndërkohë që neni 65 i Kodit Zgjedhor përcakton afatet dhe procedurat e regjistrim­it të koalicione­ve. Sipas tij dy ose më shumë parti politike të regjistrua­ra si subjekte zgjedhore në KQZ, sipas nenit 64, mund të regjistroh­en në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania