Bursa 5- mujore në Itali për specializantët e Kirurgjisë së Përgjithshme
Universiteti i Mjekësisë: Kujdes, studentët e vitit të parë s'mund të kandidojnë "Kriteret dhe dokumentacioni i nevojshëm për aplikim"
Deri në 9 shtator të këtij viti, studentët specializantë në Kirurgji të Universitetit të Mjekësisë në Tiranë do të kenë mundësi të aplikojnë për specializim afatgjatë në Universitetin e Bolonjës në Itali. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot kriteret dhe dokumentacionin e plotë që duhet të dorëzojnë të gjithë kandidatët e interesuar. "Llojet e mobilitetit përfshijnë shkëmbimin e specializantëve për studime; ndërsa nivelet e mobilitetit për studentët përfshijnë specializim afatgjatë në Kirurgji të Përgjithshme ( me përjashtim të studentëve specializantë që ndjekin vitin e parë të specializimit).
Studentët shqiptarë do të kenë mundësi të ndjekin një specializim afatgjatë prej 5 muajsh në universitetin e Bolonjës në fushën e studimit Kirurgji e Përgjithshme.
DOKUMENTACIONI
Specializantët e Kirurgjisë të interesuar për këtë bursë duhet të aplikojnë duke dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm që përfshin: CV në gjuhën angleze, kopje të pasaportës, vërtetim studenti, letër motivimi në gjuhën angleze si dhe një certifikatë të gjuhës së huaj ( Anglisht B2). Kandidatët e interesuar duhet të kenë parasysh të dorëzojnë edhe "Learning Agreement" e cila është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. "Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ' Before the mobility'. Në tabelën A përcaktohet aktiviteti që do të zhvillohet në universitetin pritës. Në tabelën B përcaktohet se cili prej aktiviteteve të Tabelës A do të njihen në Universite
tin e Mjekësisë, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit. Dokumenti ' Learning Agreement' te seksioni ' Commitment' firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dr. shk. Durim Çela dhe në fund në Rektor
at nga Koordinatori Institucional i Erasmus+, prof. dr. Alma Idrizi", - theksohet në njoftimin e Universitetit të Mjekësisë. Në këtë të fundit më tej bëhet me dije se aplikantët në momentin e dorëzimit në rektorat të planit të mobilitetit duhet të bash
këngjisin edhe dokumentin e vërtetimit nga dekani që lejon shkëputjen nga universiteti gjatë kohës së mobilitetit. Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.