"Fiskalizimi", fatura elektronike dhe raportim shitjesh në kohë reale
Drafti del sot për konsultim me grupet e interesit, ndryshimet që e shoqërojnë Çdo transaksion, ' online' për çdo produkt
Ministria e Finan cave ka gati një projektligj, të cilin do ta nxjerrë për konsultim me grupet e interesit. Projektligji synon të sjellë një mënyrë të re të raportimit të shitjeve nga bizneset. Me ligjin e ri, faza e parë e zbatimit të të cilit pritet në nisë nga 1 janari i vitit të ardhshëm dhe që hyjë plotësisht në fuqi në vitin 2021, bizneset do të lëshojnë fatura elektronike si në marrëdhëniet mes tyre, ashtu edhe në shitjet për konsumatorët. Fiskalizimi nuk do të përfshijë ambulantët, ndërsa bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë në vit janë të detyruar të pajisen me një program të ri kompjuterik, i cili mund të instalohet në kompjuter, në telefonat ' smart' ose edhe tek një pjesë e kasave fiskale ekzistuese, të cilat kanë model të avancuar. Sipas draftit për shitjet ' cash', këto fatura do të zëvendësojnë kuponin tatimor. Të gjitha shitjet do të raportohen në kohë reale në sistemin e administratës tatimore dhe jo më në fund të ditës, siç veprohet tani. Platforma elektronike e faturave do të mundësojë kryqëzimin e informacionit dhe ndjekjen e rrugës së produktit që nga prodhuesi apo importuesi e deri te konsumatori final. Sipas Ministrisë së Financave, kjo do ta bëjë më të lehtë gjurmimin dhe zbulimin e evazionit fiskal dhe do të pakësojë kontrollet fizike te bizneset. Sipas projektligjit, sistemi i ri nuk do të mbështetet më domosdoshmërish te kasa fiska- le, por te një program, i cili do të përdoret edhe përmes kompjuterëve. Kasat fiskale nuk do të jenë më të detyrue- shme dhe biznesi mund të zgjedhë t'i printojë faturat duke lidhur një printer me kompjuterin apo celularin. Për të lëshuar faturat elektronike, të gjitha bizneset do të pajisen detyrimisht në nënshkrimin elektronik. Pajisja me nënshkrim elektronik bëhet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe
aktualisht kushton 4 mijë lekë në vit.
KOSTOT DHE AFATET
Nga 1 janari 2020, të gjitha bizneset duhet të kenë nënshkrimin elektronik, që u sigurohet nga Agjencia Kombëtarë e Shoqërisë së Informacionit kundrejt një tarife 4000 lekë. Kjo përfshin bizneset me xhiro nga zero, ndërkohë që për biznese të tjera ambulante do të bëhet përjashtim. Burime pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë sqaruan se ky është hapi i parë i nevojshëm në funksion të nismës së faturës elektronike. Projektligji "Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit" ka si qëllim të lehtësojë biznesin nga kostot dhe është menduar që t'i ofrohet si opsion faturimi përmes një aplikacioni, i cili mund të instalohet në telefon ose në kompjuter dhe printimi mund të bëhet përmes një printeri fiskal. Ministria e Financave shpjegon se tani biznesi ka një kasë që ka një kosto fillestare 350 euro dhe 60 euro mirëmbajte në vit. Ndërkohë me hyrjen në fuqi të "fiskalizimit", bizneset që kanë një kasë që nuk përballon sistemin e ri do të duhet të sigurojnë faturim elektronik përmes softuerit të duhur dhe që do të mundësohet nga kompanitë e licencuara në treg.