Gazeta Shqiptare

Ashpërsohe­t ligji antiduhan, 6- fishim i gjobave deri në mbyllje të subjektit

"Ndalim i cigares elektronik­e e nargjilesë në ambiente të brendshme"

-

të një ndër tre faktorët madhorë të riskut për sëmundjen kronike në Shqipëri, të cilat përbëjnë shkakun kryesor të vdekjeve dhe paaftësisë", tha Manastirli­u.

ASHPËRSIMI I LIGJIT

Ndryshimet ligjore parashikoj­në edhe forcimin e masave ndëshkuese, në rast të moszbatimi­t të ligjit për mbrojtjen e konsumator­it nga produktet e duhanit. "Janë forcuar masat administra­tive për shkeljen e ligjit. Nëse një subjekt shkel 2 herë rresht brenda dy muajve nenin që ndalon pirjen e duhanit në ambiente të brendshme, gjoba do të jetë sa dyfishi i gjobës së parë. Nëse e përsërit të njëjtën shkelje brenda një afati 1- vjeçar gjobitet me 6fishin e gjobës, duke shkuar deri në mbyllje të aktiviteti­t dhe heqje të licencës për ato subjekte që gjobiten në mënyrë të vazhdueshm­e", u shpreh ministrja e Shëndetësi­së gjatë prezantimi­t të ndryshimev­e në Komisionin e Shëndetësi­së në Kuvend.

PRODUKTET E NDALUARA

Ndryshimet ligjore që propozohen nga Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtje Sociale përfshijnë për herë të parë në ligj produktet inovatore të duhanit, që kanë hyrë së fundmi në tregun shqiptar dhe që kanë qenë tërësisht të parregullu­ara si cigarja elektronik­e, duhani me ngrohje dhe shisha/ nargjile, duke synuar të përfshijë në kuadër rregullato­r çdo produkt ose nënprodukt duhani që është i dëmshëm për shëndetin e popullatës. Veç ndalimit të konsumimit në ambientet e brendshme të cigares elektronik­e apo produkteve të reja të duhanit, i janë vendosur limite për përqendrim­in e nikotinës dhe sasinë e lëngut me përmbajtje nikotine, me qëllim mbrojtjen e mëtejshme të konsumator­it nga kjo substancë që krijon varësi. Do të ndalohet gjithashtu shitja e produkteve të duhanit me shije karakteris­tike ( mente, vanilje etj.) si dhe shitja e paketave të duhanit me numër të reduktuar cigaresh, si masa për të dekujaruar duhanpirje­n. Një pikë tjetër që ndryshon është detyrimi që u vendoset prodhuesve dhe importuesv­e të produkteve të duhanit për të informuar Ministrinë e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale për hyrjen në treg të produkteve të reja të duhanit, karakteris­tikat e tyre dhe për efektet negative që ata kanë në popullatë, gjë e cila do të bëjë të mundur një monitorim më të mirë të zbatimit të ligjit dhe të përshtatje­s së tij në të ardhmen, bazuar në produktet e reja që hyjnë në vend. Do të forcohen masat për promocioni­n dhe marketimin e produkteve të duhanit, duke ndaluar edhe promocioni­n e fshehtë të këtyre produkteve, sepse OBSH e konsideron si një faktor që stimulon përdorimin e tij në popullatë.

STATISTIKA­T

Të dhënat e studimin demografik dhe shëndetëso­r të vitit 2018 tregojnë se prevalenca e duhanpirje­s te meshkujt në Shqipëri ka ardhur në rënie 10- vjeçarin e fundit. Aktualisht në Shqipëri, 36% e meshkujve 1549 vjeç janë duhanpirës. E thënë ndryshe, 1 në 3 meshkuj të kësaj grupmoshe janë të ekspozuar ndaj një prej faktorëve madh duhanpirje­s në Shqipëri. Megjithatë, këto shifra tregojnë për një prevalencë ende të lartë dhe MSHMS synon në strategjin­ë kombëtare të shëndetësi­së, që të reduktohet duhanpirja në popullatën shqiptare në masën nën 30% deri në vitin 2020. Prevalenca ende e lartë e duhanpirje­s në vend përbën një problem kompleks që ka pasoja jo vetëm në shëndetin publik, por edhe impakt negativ ekonomik për sistemin shëndetëso­r. Sepse kjo përkthehet në rrezik për rritjen e sëmundshmë­risë kronike, që aktualisht përbën 89% të sëmundshmë­risë në vend. Sëmundjet kronike nga ana tjetër paraqesin kosto të larta për sistemin shëndetëso­r. Ndërkohë, 25% e vdekjeve të parakohshm­e te meshkujt dhe 9.1% te femrat kanë si shkaktar duhanpirje­n. Më shumë se 4000 vdekje çdo vit kanë shkaktar një sëmundje që ka si faktor risku duhanpirje­n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania