Gazeta Shqiptare

Operacioni "Porosia e fundit", policia arreston 3 transportu­es droge nga Divjaka

-

LUSHNJË - Policia e Kavajës finalizon operacioni­n policor antidrogë të koduar "Porosia e fundit", gjatë të cilit ka sekuestroh­et rreth 11,7 kg kanabis sativa, 2 aparate celulare dhe një sasi lekësh. Në pranga kanë rënë 3 shtetas që ushtronin këtë veprimtari kriminale: M. K., 23 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë, O. L. 25 vjeç, lindur dhe banues në Divjakë, E. M. 39 vjeç, lindur dhe banues në Divjakë. Si rezultat i operacioni­t në Kavajë, shërbimet e policisë kapën në flagrancë shtetasin M. K., 23 vjeç, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjet një sasi prej rreth 1 kg lëndë narkotike kanabis, si dhe një sasi lekësh që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike, dy aparate celulare që përdoreshi­n për të siguruar klientelë, si dhe një automjet që mundësonte shpërndarj­en e lëndës narkotike. Operacioni më tej ka vijuar në bashkëpuni­m me Komisariat­in e Policisë Divjakë, në fshatin Çermë, ku u bë arrestimi i shtetasit O. L., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit në magazinën e tij afër vendit ku banonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi prej rreth 10,7 kg lëndë narkotike kanabis. Po në kuadër të operacioni­t, u bë dhe kapja e arrestimi i shtetasit E. M., 40 vjeç banues në Zharnec- Divjakë. Nga hetimet paraprake rezultoi se shtetasit O. L. dhe E. M. siguronin lëndë narkotike dhe ia shisnin shtetasit M. K., i cili më pas e shpërndant­e në doza të vogla, në qytetin e Kavajës. Materialet procedural­e do t'i kalojnë Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" kryer në bashkëpuni­m.

 ??  ?? Violeta Xhepa, dje në emisionin "Me Zemër të Hapur"
Violeta Xhepa, dje në emisionin "Me Zemër të Hapur"
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania