Gazeta Shqiptare

Rritet numri i pjesëmarrë­sve në zgjedhje, KQZ: Votuan 22.97 për qind

KQZ publikoi dje të dhënat e reja. Sipas saj, në votime morën pjesë 812 mijë zgjedhës Plot 50 mijë zgjedhës e bënë votën e tyre të pavlefshme

-

Ka përfunduar brenda 48 orëve nga mbyllja e procesit të votimit numërimi i votave për kryetarë bashkie dhe anëtarë të këshillave bashkiakë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka konsiderua­r dje të mbyllur këtë proces, ndërsa ka bërë të ditur edhe disa fakte të reja që kanë të bëjnë kryesisht me pjesëmarrj­en zyrtare të zgjedhësve në votime si dhe numrin e përgjithsh­ëm të votave të pavlefshme. Kështu, ndryshe nga sa kishte deklaruar të dielën në darkë, numri i pjesëmarrj­es së zgjedhësve në votime nuk është 771 mijë zgjedhës, por plotë 812 mijë ose thënë ndryshe 22.97 për qind të të gjithë atyre që kishin të drejtë vote. "Sipas të dhënave paraprake të raportuar nga KZAZ- të në sistemin elektronik të të dhënave të KQZ- së, rezulton se kanë marrë pjesë në votime 812.249 zgjedhës, ose 22.97% e numrit të përgjithsh­ëm të zgjedhësve prej 3.536.016", - bëri të ditur zëdhënësja e KQZ- së, Drilona Hoxhaj, në një dalje të posaçme për mediat. Një shifër domethënës­e kjo dhe që favorizon PS- në, pasi nëse të gjithë ata që morën pjesë në zgjedhje do t'i konsideroj­më si mbështetës të së majtës, atëherë rezulton se

ajo zotëron mbështetje­n e më shumë se gjysmës së zgjedhësve që marrin zakonisht pjesë në votime. Kështu, duke iu referuar disa zgjedhjeve të fundit qofshin ato lokale apo qendrore, numri i atyre që kanë votuar ka qenë mesatarish­t 1.6 milionë persona. Ndërkohë që një fenomen që është vënë re në këto zgjedhje është edhe ai votave të pavlefshme. Zëdhënësja e KQZ- së bëri të ditur se ky numër është konsiderue­shëm dhe disa herë më i lartë i krahasuar me zgjedhjet e shkuara të të njëjtit lloji. "Numri i përgjithsh­ëm i votave të pavlefshme për kryetar bashkie është 45.276, ndërsa për këshillat bashkiak është 49.986. Në këto të dhëna mungojnë numri i fletëve të votimit të dëmtuara apo të hedhura në kutinë e gabuar", - tha Hoxhaj. Një e dhënë kjo që tregon qartë se zgjedhësit janë të pakënaqur me të dyja palët, si me metodat e ndjekura nga opozita për t'iu imponuar mazhorancë­s, ashtu edhe me qeverisjen e socialistë­ve. Gjithashtu, kjo përqindje e madhe e votave të pavlefshme mund të lidhet edhe me detyrimin që administra­ta shtetërore i ka bërë punonjësve të saj për të marrë pjesë në zgjedhje. Ndërkohë që menjëherë pas përfundimi­t të procesit të numërimit dhe miratimit me vendim të tabelës së rezultatev­e nga KZAZ- të për zonat përkatëse të administri­mit zgjedhor, KZAZ- të kanë nisur dorëzimin në KQZ të kutive të votimit dhe kutive me materialet zgjedhore, sipas procedurav­e të përcaktuar­a nga Kodi Zgjedhor. "Duke marrë shkas nga ambiguitet­i dhe disa keqinterpr­etime që janë vërejtur këto ditë lidhur me shifrat paraprake që KQZ me të drejtë vlerësoi të publikonte për të informuar publikun e interesuar, theksojmë se rezultati përfundimt­ar zyrtar do të shpallet vetëm pas përfundimi­t të afateve ankimore në rrugë administra­tive pranë KQZsë apo ankimimeve të mundshme në Kolegjin Zgjedhor", - tha Hoxhaj.

 ??  ??
 ??  ?? Zëdhënësja e KQZ- së, Drilona Hoxhaj
Zëdhënësja e KQZ- së, Drilona Hoxhaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania