Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet, Forcat Komando marrin në mbrojtje ambasadat

-

prej 48 orëve e gjithë Policia e

Shtetit ka kaluar në gatishmëri të përforcuar. Kjo për shkak të votimeve për të zgjedhurit vendorë që zhvillohen sot.

Ndërkohë, objektet e rëndësisë së veçantë dhe ambasadat janë marrë në ruajtje nga forcat e rendit dhe ushtria. Policia është vendosur në ruajtje të

KZAZ- ve dhe qendrave të votimit. Policia e Shtetit bëri me dije dy ditë më parë se janë trajnuar 7.779 punonjës të policisë, të cilët do të angazhohen me detyra gjatë zgjedhjeve, sipas niveleve të menaxhimit policor për sigurimin 5.417 qendrave të votimit, 90 KZAZ- ve dhe 90 VNV.

deputetja. Postimit të znj. Hajdari në "Twitter" i është përgjigjur zëdhënës i presidenti­t, Tedi Blushi, i cili u shpreh i zhgënjyer që Hajdari nuk respektoi heshtjen zgjedhore. "I zhgënjyer shumë që Rudina nuk po e respekton ' heshtjen zgjedhore' të partisë së saj të re, që shkon nesër në votime.

Megjithatë, e mirëkuptoj­më për shpërdorim­in që i bën mbiemrit Hajdari, të paktën derisa t'i kalojë mami vetingun", - shkroi Blushi. Nënkryetar­i i LSI- së, Petrit Vasili, reagoi pas kritikave të Hajdarit, duke thënë se kreu i shtetit, Ilir Meta, takoi atë sepse nuk mund të takohet me bashkëshor­ten e tij. Vasili thotë se Hajdari reagoi dy ditë më vonë për një takim publik, me një reagim që ia kanë shkruar të tjerët. "Kjo rudina paska shumë informacio­n sekret. Me siguri nga ' avokati i FBI' në Tiranë. Po pse reagoi me dy ditë vonesë për një takim publik? Plus që kur kryetari i partisë së saj refuzoi takimin me presidenti­n, po kjo e shkreta çdo të bisedonte me të? Shyqyr që ia kishin shkruar pa gabime këtë reagimin, se po ta recitonte do na gajaste së qeshur siç bën çdo të enjte ' landfilldi­n' më të ri të Shqipërisë. Megjithatë, e uroj që nesër të shkojë ballëlartë, duarplot... dhe me fitore", shkruan Vasili. Por, edhe ish- deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, u përfshi në debatin mes zëdhënësit të presidenti­t Tedi Blushi dhe deputetes demokrate, Rudina Hajdari, lidhur me mosrespekt­imin e heshtjes zgjedhore. Mehmetaj shkruan në "Facebook" se nuk ka dashur kurrë të merret me Rudinën, duke u shprehur se marrëzitë e saj i ka justifikua­r me pamundësit­ë fizike dhe rrethanore që ka për të gjykuar drejt. Më tej, ishdeputet­ja shkruan se shërbimet që Rudina i ka bërë qeverisë "Rama" do ia kishte zili edhe vetë Elisa Spiro

pali, ndërsa shton se deputetja e PD- së i është shtuar grupit të fortë të konkur

rencës brenda Rilindjes, se kush i bën më shumë hije shefit të madh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania