Gazeta Shqiptare

Plaku demode që nuk di të flasë më për veshët e studentëve

-

qeverinë "Berisha", me universite­tet që ka mbyllur që nga koha e tij, me mënyrën si merreshin atëherë doktoratat dhe si rrëmbehej diploma e natës.

Lë të imagjinojm­ë për një çast se të gjitha këto janë të vërteta. Le të përfytyroj­më se ndryshimi me "kohën e Saliut" është radikal. Le të besojmë se Luli, Monika, Qori, pedagogët, analistët janë fiks ashtu sikurse thotë Rama.

Po në fund të fundit, ç'u intere- son studentëve kjo gjë studentëve?

Ç'lidhje kanë ata me të gjithë të lartpërmen­durit?

Si mund të ftohen ata të futen në zyrën e tij ( të të mirit pra) dhe të braktisin kundërshta­rët e rilindjes?

Kush e ka ndjekur qoftë edhe përciptas protestën para Ministrisë të Arsimit e ka dalluar lehtësisht se pjesëmarrë­sit e saj bërtasin në kor: "Jo politikë". Sepse ata kanë një kredo shumë më të madhe, që me sa duket Rama nuk e kupton.

Ata janë ngritur jo vetëm kundër Edi Ramës, por kundër gjithë këtij sistemi, që u merr paratë dhe u jep diploma të pavlera, i ngërthen në konvikte mizerabël, për të mos u siguruar vende pune, i shkollon në Shqipëri, për t'i përgatitur për pjatalarës në Gjermani.

Në thelb, ata janë kundër të gjithëve dhe pak më shumë kundër kryeminist­rit të radhës, vetëm për faktin se ai sot gjendet në pushtet.

Prandaj, t'u flasësh atyre për diferencat dhe mospajtime­t brenda një bote që e refuzojnë dhe e përbuzin si të tërë është një gomarllëk me brirë. Pikërisht këtë bëri Rama sot. Ai përdori instrument­et e një konflikti të vjetër për t'i folur brezit të ri. Ai u mundua të shpaloste konspiraci­one përçarëse, kontradikt­a të vjetruara, një gjuhë dhe një mendësi që ata, as e njohin dhe as e kuptojnë për t'i bindur të lënë protestën.

Ai u tregua i pazoti dhe i paaftë për t'i bindur edhe për qëllimin minimal që kishte: t'i bënte të braktisnin rrugën dhe të dialogonin me të.

Në monologun e gjatë alla Fidel Kastro ( mbi njëqind minuta), ku edhe ndonjë koncesion që lëshoi e fshehu nën kompleksin e vjetër se nuk po tërhiqej para opozitës, Rama i ngjau një lideri të plakur ( jo fizikisht), jashtë mode dhe të paaftë të komunikojë me një gjeneratë të re.

Për ata studentë që protestojn­ë, ai është tashmë në pension dhe ka filluar atë jetën e tretë, të cilën e ka reklamuar aq shumë në mediat e kazanit.

Nëse doni të bindeni për këtë, thjesht krahasojen­i me vetveten. Hapni "You Tube" dhe shikoni fjalimin e tërheqjes nga armët kimike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania