Gazeta Shqiptare

55 të dënuar dhe të paraburgos­ur në Burrel, letër MD- së: Kërkojmë amnisti të gjerë

"Kërkesa në Vitin e Skënderbeu­t është kolektive dhe me afat kohor 2- 3 vjet" "Kushtet e vendosura në amnistinë e propozuar nuk i plotësojmë dot"

-

5 të dënuar dhe të paraburgos­ur në bur gun e Sigurisë së Lartë në Burrelit i kanë dërguar një letër Ministrisë së Drejtësisë, në kuadër të "Vitit të Skënderbeu­t". Në letrën e siguruar nga "Gazeta Shqiptare", ata kërkojnë rishqyrtim të kushteve për përfitimin e amnistisë pak ditë para fundit të 2018- ës. Firmëtarët e këtij peticioni shprehen se kushtet e vendosura në amnistinë e propozuar nga Ministria e Drejtësisë janë të tilla që ata nuk i plotësojnë dot. Të burgosurit shprehen më tej se janë dënuar dhe hetuar padrejtësi­sht, çka sipas tyre ua bën të pamundur që të përfitojnë nga amnistia. Gjithashtu, kërkojnë që amnistia e këtij viti, që është edhe Viti i Skënderbeu­t të ishte e përgjithsh­me dhe për një afat kohor 2- 3 vjet.

KËRKESA E PLOTË E 55 TË BURGOSURVE

Ne të poshtëshën­uarit që po vuajmë si të paraburgos­ur në IEVP Burrel parashtroj­më kërkesën tonë si më poshtë vijon: "Dëgjuam në televizor se Ministria e Drejtësisë ka bërë një propozim për amnisti. Kjo pa dyshim që është e nevojshme dhe e domosdoshm­e për të gjithë ata që po vuajnë dënimet.

Por, konstatojm­ë se kushtet që kërkon kjo amnisti nuk plotësohen nga të paraburgos­urit dhe të burgosurit, pasi konstatohe­n se janë dhënë gjykime dhe dënime të padrejta si për drogën, për dhunën në familje, por edhe për vepra të tjera.

Konstatohe­t se ka pasur padrejtësi si në hetim, po ashtu edhe në gjykimin e çështjeve të ndryshme. Gjithashtu, vërejmë se gjykatat e rretheve Dibër dhe Mat kanë dhënë dënime më të rënda se gjykatat e rretheve të tjera.

Duke u bazuar në çfarë thamë më sipër, mendojmë se kjo amnisti që është parashikua­r të jepet, nuk lehtëson asnjë të paraburgos­ur ose të "Vërejmë se gjykatat e rretheve Dibër dhe Mat kanë dhënë dënime më të rënda se gjykatat e rretheve të tjera. Duke u bazuar në çfarë thamë më sipër, mendojmë se kjo amnisti që është parashikua­r të jepet, nuk lehtëson asnjë të paraburgos­ur ose të burgosur. Kërkesa jonë kolektive është që amnistia e këtij viti, që është edhe Viti i Skënderbeu­t të ishte e përgjithsh­me dhe për një afat kohor 2- 3 vjet", thuhet ndër të tjera në kërkesën e 55 të dënuarve, drejtuar Ministrisë së Drejtësisë.

 ??  ?? Burgu i Burrelit
Burgu i Burrelit
 ??  ?? Faksimile e të burgosurve që kanë firmosur letrën
Faksimile e të burgosurve që kanë firmosur letrën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania