Gazeta Shqiptare

Hajdari: Një parti s'shkon dot në fitore me thirrje nacionalis­te

"PD nuk po kuptohet nga populli"

-

Deputetja

e PD- së, Ru dina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit ka deklaruar se nuk tërhiqet nga vendimi e saj për të lënë mandatin. Në një status në ' Facebook', Hajdari kritikon PD- në teksa shprehet se kjo forcë politike nuk kuptohet nga populli dhe se nuk sheh të ardhme brenda saj. Sipas deputetes së PD, një parti politike s'mund të shkojë kurrë në fitore me fotografi apo me thirrje nacionalis­te. Ajo bën të ditur se ditë do konsultohe­t me personat që e kanë votuar dhe më pas do të japë dorëheqjen nga mandati i saj. "E kam vështirë të shikoj një të ardhme brenda një partie që po duket sikur po nuk po kuptohet nga populli gjithsesi. Një parti nuk sh- kon dot kurrë në fitore, as me foto me figura të larta politike, dhe as me thirrje nacionalis­te. Flas këtu për dështimin e të gjitha partive, sepse këto janë rrugët që po ndjekin për të shpëtuar veten. Partia e Lëvizjes Socialiste për Integrim e bëri punën e saj dhe i shërbeu Ilir Metës deri në ngritjen dhe ringritjen e tij. Tani kjo organiza- të është pa udhëheqje, por me përfaqësim. Ndërkohë, Partia Socialiste është në prag të vetëvrasje­s politike. BE- ja është e lodhur me të dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara nuk i beson më askujt. Pra, jemi në një udhëkryq të madh", deklaroi zj. Hajdari. Megjithatë, shton ajo para se të heq dorë nga mandati im, kam detyrim ndaj atyre që më qëndruan pranë gjatë kësaj kohe, ndaj atyre që më votuan. "Do të takohem me ta, dhe do ta diskutoj me ta vendimin tim, sepse ndjej detyrim madhor ndaj tyre. Pra, ky është vendimi im, dhe janë studentët e sotëm që më frymëzuan të ndërmarr këtë hap. Prandaj them që nuk ka kthim mbrapa",- shkruan Hajdari.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania