Gazeta Shqiptare

Mediu zgjidhet anëtar i Komitetit Drejtues për Sigurinë në Kongresin e USA

-

Kreu

republikan, Fatmir Mediu gjatë vizitës në SHBA është zgjedhur si anëtar i Komitetit Drejtues në Forumin Parlamenta­r të Inteligjen­cës dhe Sigurisë në Kongresin Amerikan. Ky propozim është bërë nga Kongresmen­i Robert Pittinger dhe është pranuar nga Fatmir Mediu. "Ky komitet zhvilloi takimin e parë mbas forumit në një mëngjes pune në University Club me përbërje nga kongresmen­ë, anëtarë të Bundestagu­t Gjerman, parlamenti­t Europian dhe parlamenta­rë të disa vendeve, por dhe përfaqësue­s të industrisë dhe teknologji­së Amerikane. Gjatë fjalës në Forum jo vetëm theksova vlerën e bashkëpuni­mit në këto forume të rëndësishm­e, por dhe nevojën e çdo vendi që mbështetur në konkluzion­et dhe rekomandim­et e Forumit të angazhohet në miratimin dhe implementi­min e ligjeve. Po ashtu dhe nevojën e bashkëpuni­mit me Forumet e tjera të sigurisë veçanërish­t në Europë", tha z. Mediu. Kreu republikan njofton në "Facebook" se "folësit kryesorë të këtij forumi ishin përfaqësue­s të lartë të Senatit si Lindsey Graham, Senatori James Lankford, Kryetarët e komisionev­e të Kongresit, përfaqësue­s të lartë të administra­tës Amerikane. "Ky forum i lartë ndërkombët­ar për sigurinë, ofron mundësinë për dialog në lidhje me sfidat aktuale të sigurisë si ajo kibernetik­e; luftën kundër terrorizmi­t, asistencë ligjore për të parandalua­r , financimin e terrorizmi­t, bashkëpuni­min në luftën kundër terrorizmi­t",- tha z. Mediu.

FORUMI

"Ky forum i lartë ndërkombët­ar për sigurinë ofron mundësinë për dialog në lidhje me sfidat aktuale të sigurisë si ajo kibernetik­e, luftën kundër terrorizmi­t, asistencë ligjore për të parandalua­r, financimin e terrorizmi­t, bashkëpuni­min në luftën kundër terrorizmi­t", - tha z. Mediu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania