Skandali me tenderin tek Unaza, SHBA nisin hetimet ndaj firmës ' DH'
"Dunwell Haberman", pas akuzave për korrupsion: Po monitorojmë zhvillimet në Tiranë Hije dyshimi mbi një nga firmat fituese
Shqipëria përballet me një tjetër skandal kor rupsioni, që ka të bëjë me një prej kompanive që ka fituar tenderin për një prej segmenteve të Unazës së Madhe në Tiranë. Kompania shqiptare funksionon si degë e një kompanie të regjistruar në shtetin Delaware në Shtetet e Bashkuara. Zyra e sekretarit të shtetit në Delaware konfirmoi për "Zërin e Amerikës" se ka filluar hetimet për të përcaktuar në se kompania "Dunwell Haberman", ose ndonjë prej zyrtarëve të saj është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikime. Firma "Dunwell Haberman" vepron në Shqipëri përmes filialit të saj vendës "DH Albania", e cila ka fituar një tender prej rreth 20 milionë dollarësh për një prej segmenteve të Unazës së Madhe në Tiranë. Firma dyshohet se ka kryer dy falsifikime për të siguruar kontratën në Shqipëri. Ka falsifikuar datën e krijimit. Në Dalaware kompania figuron e regjistruar para 6 muajsh, në 25 qershor 2018, ndërsa në Shqipëri ka depozituar dokumente, sikur ekziston që nga qershori i 1998. Dokumenti i dytë, që dyshohet të jetë falsifikuar është një certifikatë e sekretarit të shtetit se kjo firmë nuk i ka detyrime fiskale shtetit. Zëdhënësi i sekretarit të shtetit, Doug Denison, i tha "Zërit të Amerikës" se për certifikatën nuk ka pasur asnjë kërkesë nga firma dhe as nuk është lëshuar ndonjë dokument. Dokumentet e falsifikuara dolën për herë të parë në Shqipëri mbrëmë, gjatë emisionit "Të Paekspozuarit", në televizionit "News 24". Sipas zëdhënësit, çështja pritet t'i kalojë për hetime penale zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Daleëare, që drejtohet nga Matt Denn. Nëse autoritetet gjejnë shkelje, firmës mund t'i anulohet regjistrimi si biznes në këtë shtet dhe ndaj saj mund të ngrihen akuza kriminale. Meqë kompania ka aktivitet në një vend tjetër jashtë Shteteve të Bashkuara, rasti mund t'i referohet për ndjekje edhe Departamentit të Drejtësisë në Uashington.
REAGIMI
Pas akuzave për korrupsion, reagoi vetë kompania "Dunwell Haberman LLC" ( Delaware), që funksionon si degë e një kompanie të regjistruar në shtetin Delaware në
Shtetet e Bashkuara. Në një njoftim të siguruar nga "Balkan Web", kompania shprehet se është në përputhje të plotë me rregullat dhe procedurat ligjore dhe administrative vendore dhe ndërkombëtare. Dokumentet e falsifikuara dolën për herë të parë në Shqipëri mbrëmë, gjatë emisionit "Të Paekspozuarit", në televizionit "News 24". "' Dunwell Haberman' LLC ( Delaware) është në përputhje të plotë me rregullat dhe pro-
cedurat ligjore dhe administrative vendore dhe ndërkombëtare. Këshilltarët tanë të brendshëm dhe të jashtëm po monitorojnë nga afër zhvillimet në Tiranë dhe janë të gatshëm të ndërmarrin veprimet e duhura nëse kërkohet. Aktualisht po vlerësojmë dokumentet në mediat lokale dhe jemi të vendosur të hedhim dritë mbi pretendimet e parashtruara ndaj ' Dunwell Haberman LLC' ( Delaware) dhe palët tona të interesit.
Kompania jonë është e hapur dhe e gatshme të bashkëpunojë me autoritetet lokale për të pastruar emrin e saj. ' Dunwell Haberman LLC' ( Delaware) është një automjet për qëllime të veçanta ( SPV) i strukturuar posaçërisht për sipërmarrjet ose investimet në rajonet me ekspozim të lartë të rrezikut, siç janë disa vende të Evropës Juglindore", thuhet në reagimin e kompanisë "Dunwell Haberman".