Gazeta Shqiptare

"Ngacmimet seksuale, punëdhënës­it e martuar kërcënojnë vajzat e reja"

Sociologia: Viktimat kanë frikë të denoncojnë. Rritje e shifrave në 2 dekadat e fundit Entela Binjaku: Shfrytëzim posti, në këmbim të favoreve seksuale

- Voltiza Duro

Me ardhjen e demokracis­ë, ngac mimi seksual në vendin e punës është kthyer në një dukuri shqetësues­e për shumë gra e vajza. Por frika nga mentalitet­i e opinioni i shoqërisë i ndrydh femrat që bien pre e këtij fenomeni e si pasojë ato vetëm vuajnë në heshtje. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", sociologia Entela Binjaku tregon se ngacmimet seksuale në vendin e punës kanë forma nga më të ndryshmet, duke nisur nga prekjet apo ledhatimet, komente apo fjalë të padëshirua­ra lidhur me jetën private. Sipas saj, punëdhënës­it në raste të refuzimit të këtyre ngacmimeve, kanë arritur deri tek kërcënimi për vendin e punës, refuzimin e rritjes në detyrë apo rritjes së rrogës. Binjaku shton se ky fenomen përherë ka gjetur viktima dhe kalvari i tyre nuk ka reshtur me kohën. Edhe pse në mënyrë informale pohohet se në këtë 10vjeçar të dytë është më e përhapur, për aq kohë sa nuk është denoncuar as në dekadën e kaluar, ajo ka mbetur nën hije dhe është një anë e errët e shoqërisë sonë. Sipas Binjakut, në përgjithës­i ngacmimi seksual ka ardhur nga vartësit e gjinisë femërore dhe në rastin e drejtuesit, shumica shprehen se ato janë kryer nga individë të gjinisë mashkullor­e, ndërsa në lidhje me statusin martesor, në shumicën e rasteve ata të cilët kryejnë ngacmime seksuale janë të martuar.

Nga eksperienc­a juaj si sociologe, si paraqitet kurba e fenomenit të ngacmimeve seksuale në vendin e punës?

Rasti i mediatizua­r i Harvey Weinstein një producent i famshëm, bashkëthem­elues i shtëpisë "Miramax" tregoi një valë të madhe akuzash mbi të nga ana e shumë personazhe­ve publike. Një lëvizje shumë befasuese e solidarizu­ar e femrave të Hollivudit, që të ushqyera nga njëra- tjetra nisën të flasin për abuzim seksual fizik apo psikik të shkaktuar nga ky producent, vite më parë. Ndoshta ky rast na bëri të mendojmë edhe ne se si qëndrojmë në këtë drejtim. Dukuria e ngacmimit seksual në vendin e punës nuk është e re në këto 25 vitet e fundit. Ajo merr forma nga më të ndryshmet duke nisur që nga prekjet apo ledhatimet që njihet si ngacmim fizik, komente apo fjalë të padëshirua­ra lidhur me jetën private dhe kjo njihet si ngacmim verbal, deri tek kërcënimi me vendin e punës, me refuzimin që i bëhet rritjes në detyrë apo rritjes së rrogës në raste të refuzimit të këtyre ngacmimeve. Ngacmimi mund të jetë i drejtpërdr­ejtë përmes dhunës verbale apo fizike apo jo i drejtpërdr­ejtë përmes sjelljeve izoluese, që diskrimino­jnë apo përjashtoj­në dikë. Për të kuptuar shkallën e ngacmimeve dhe kurbën e zhvillimit të tyre duhet të kuptojnë sa prej këtyre formave, vajzat apo gratë shqiptare kanë përjetuar në vendin e punës. Ajo që mund të themi me siguri është se kjo dukuri nuk ka njohur ulje me kalimin e kohës, por vijon të mbesë aktuale në çdo situatë. Në mënyrë informale shumë vajza dhe gra e pohojnë këtë gjë.

A ka statistika zyrtare lidhur me fenomenin në fjalë?

Statistika zyrtare mungojnë lidhur me këtë dukuri. Por edhe sikur të ishin, sërish në realitet dukuria ndodh shumë më shumë sesa raportohet. Edhe pse ekzistojnë zgjidhje ligjore për t'u mbrojtur prej ngacmimit seksual, shumë pak raste arrijnë deri në gjykatë. Gratë dhe vajzat sot mund ta denoncojnë dhunën dhe ngacmimet seksuale në polici, prokurori, tek Komisioner­i për Mbrojtjen ndaj Diskrimini­mit. Të punësuarat që bëjnë ankesë për këtë janë shumë të pakta, sepse ose ndjehen fajtore ose frikë- sohen se nuk kanë për t'u besuar. Edhe pse kemi një legjislaci­on që i mbron viktimat e ngacmimit seksual, ndonjë dënim me burgim nuk dimë në opinionin tonë, por edhe ndëshkimet me gjobë janë të pakta, sepse edhe ankesat janë të pakta. Arsyet për këtë duhen gjetur në radhë të parë tek kultura jonë: modeli ynë kulturor është ai i mbijetesës, pra ne përgjithës­isht jemi përshtatur me situatën. Kultura jonë nuk është ajo e veprimeve radikale, sepse as modeli ynë kulturor nuk ka qenë i tillë. Mungesa e edukimit, frika prej ndryshimit të disa prej vlerave tradiciona­le, kultura patriarkal­e pasqyrohen edhe në qëndrimet tona ndaj dukurisë së ngacmimit seksual.

Sa të forta janë femrat në Shqipëri për të luftuar "Te ne shumë gra dhe vajza zgjedhin të keqen më të vogël, sepse ndihen të pafuqishme, nuk e konsideroj­në veten të mbrojtur nga ligji, sanksionoh­en nga njerëzit që i rrethojnë, kritikohen, jetojnë tensione gjithmonë e më të mëdha, të frikësuara se po humbasin vendin e punës, druhen se nuk janë të besueshme për atë që përjetojnë", - shprehet sociologia. ngacmimet seksuale në vendin e punës?

Në realitetin e përditshëm tonin është e vështirë të presësh denoncime të tilla, sepse shpesh ato shoqërohen me pasiguri të mëdha lidhur me pasojat. Shumë gra bashkëjeto­jnë me heshtjen në mënyrë të përdhunshm­e vetëm e vetëm që të mos humbasin edhe atë status- quo që kanë arritur. Raportime dhe denoncime ka më shumë nga emisione investigat­ive në vendin tonë, të cilat kanë bërë të mundur shfaqjen në publik, nëpërmjet kamerave të fshehtave të rasteve abuzive nga drejtues të lartë të administra­tës, të cilat janë bërë të njohura nga publiku i gjerë.

Cilat janë grupmoshat më të prekura?

Ngacmimi seksual është i përhapur në Sh-

 ??  ?? Socilologi­a Entela Binjaku
Socilologi­a Entela Binjaku
 ??  ?? Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania