Gazeta Shqiptare

Ilir Meta: Lleshi, nuk pranoj presione, zbatoj Kushtetutë­n

Presidenti: Nuk e kam numrin e Ramës. Komunikime­t tona bëhen përmes sekretarëv­e “Shkarkimi? S’ka asnjë shans ta lë Presidencë­n”

-

"Në këtë situatë që është vendi s'ka asnjë shans të lë Presidencë­n se është një institucio­n tepër i rëndësishë­m për të mbrojtur nivelin e demokracis­ë që është në momente kritike. Presidencë­n do ta vazhdoj me përgjegjës­i maksimale. Para së gjithash interesi kombëtar", tha z. Meta.

PËR VITORE TUSHËN

“Dua t’i kontribuoj forcimit të pavarësisë së këtij institucio­ni. Është një institucio­n që bën vetingun e të gjithë institucio­neve të tjerë në administri­min financiar. Duke qenë se ka një karrierë shumë solide në fushën e drejtësisë, s’ka pasur angazhim në politikë. Është një figurë me shumë integritet , do t’i kontribuon­te forcimit të mëtejshëm të pavarësisë në këtë pozicion kyç”, - tha z. Meta.

Një ditë përpara afatit të fundit për të vendo sur mbi kërkesën e dytë të Kryeminist­rit Edi Rama, për të dekretuar gjeneral Sandër Lleshajn si ministër të Brendshëm, Presidenti i Republikës Ilir Meta shprehet se nuk ndikohet nga presionet. Pak orë përpara skadimit të këtij afati të dytë 7- ditor sipas përcaktimi­t në Kushtetutë, kreu i shtetit nuk jep një përgjigje për vendimin e tij, por thotë se e di si funksion Kushtetuta për shkak të karrierës së tij politike. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar mbrëmë në ' Open' u shpreh se nuk do t'ia lejonte asnjëherë vetes të shkelte Kushtetutë­n, teksa po fliste për çështjen e dekretimit të kandidatur­ës së Sandër Leshajt si ministër i Brendshëm.

Z. President përse nuk e dekretuat z. Sandër Lleshaj ministër të brendshëm?

Që ditën që kam pranuar këtë detyrë, e cila është detyra e lartë në vendin tonë dhe kam vënë dorën mbi Kushtetutë kam marrë përsipër të gjithë përgjegjës­itë për të respektuar Kushtetutë­n. Për rastin konkret është krijuar një situatë, por jo nga mua. Jam i bindur që kam vepruar në interes të respektimi­t të Kushtetutë­s dhe interesit publik dhe kam për të gjitha përpjekjet e mia për të dhënë një zgjidhje të drejtë. Çështja e emërimit të një ministri, është një çështje që kërkon bashkëpuni­min e tri institucio­neve, Kryeminist­rit, Presidenti­t dhe Kuvendit.

Cila është arsyeja e rrëzimit të dekretit të parë?

Çështja është më e qartë për opinionin pas iniciativë­s së dytë të Ramës për të propozuar sërish kandidatur­ën e zotit Lleshi. Pyetjet që unë bëra publike e sqarojnë. Kemi të bëjmë me sqarimin e situatës së ushtarakut dhe ministrit të cilat janë të papajtuesh­me me Kushtetutë. Unë nuk kam marrë asnjë vendim. Unë po bashkëpuno­j për të sqaruar. Ne po vazhdojmë diskutimet aktualisht. Një shkelje e qartë e Kushtetutë­s është një përgjegjës­i e madhe e presidenti­t.

Si i komentoni deklaratat e kryeminist­rit Rama në Kuvend për shkelje të Kushtetutë­s?

S'më shqetëson se e di shumë mirë Kushtetutë­n e Shqipërisë. Unë u lodha me këto lavdërime, por për fat të mirë apo të keq përsëri vazhdoj të bëj detyrën si më parë, në kuptimin e lartësisë së detyrës për të respektuar Kushtetutë­n. S'kam ndërmend të bëj asnjë dëm se të tregoj kulturën e bashkëpuni­mit institucio­nal. E rëndësishm­e mos të shpenzojmë energji për konflikte të panevojshm­e. Me rëndësi është presidenti të veprojë mbi Kushtetutë­n dhe mos lejojë cenimin e Kushtetutë­s. Nuk është kryeminist­ri autoriteti që mund të sqarojë këtë situatë. Rasti në fjalë është përgjegjës­i e ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit duke qenë se kemi të bëjmë me një gjeneral me gradë madhore.

Z. Lleshaj përmes një letre dërguar ju ka kërkuar që ta ç'dekretoni… Cila është përgjigjja juaj për të?

Nuk kam arsye t'i përgjigjem drejtpërdr­ejt. E kam marr letrën e tij, është në tryezën tonë, por mënyra si funksionon zgjidhja është nga Ministria e Mbrojtjes te Presidenti, sepse nëse gjithë gjeneralët sot gjejnë një vend me rrogë 2- 3 herë më të lartë dhe lënë ushtrinë dhe presidenti firmos këtë kërkesë, mbetet ushtria pa komandë.

A do ta dekretoni z. Sandër Lleshaj?

Është mjaft e rëndësishm­e që presidenti të veprojë në përputhje me Kushtetutë­n. Nuk kam marrë asnjë vendim. Vendimi im është që po bashkëpuno­jmë. Po vazhdojmë këtë proces me Ministrinë e Mbrojtjes, e cila është ministria përgjegjës­e për këtë çështje.

Një koment tuajin për ministrin e dorëhequr Fatmir Xhafaj?

Bëri përpjekje të rëndësishm­e për të rivendosur një autoritet të policisë në luftën kundër krimit dhe një ndarje për një periudhë të mëparshme

Kryeminist­ri Rama deklaroi në një emision televiziv se: "Do ia marr Presidenti­t ( Ilir Meta) se e ka mik Gruevksin", si përgjigje ndaj asaj çfarë i tha gazetari Nikoll Lesi: Merri një numër Gruevksit ta kesh rezervë, se s'i dihet…

Unë jo vetëm numrin e Gruevskit nuk e kam dhe as e kam pasur ndonjëherë, por as numrin e Ramës nuk e kam prej disa muajsh pasi kam ndërruar telefon. Po komunikojm­ë përmes shefave të kabinetit dhe sekretarëv­e të përgjithsh­ëm.

A mund t'ju shkarkojë mazhoranca nga posti i Presidenti­t?

Në këtë situatë që është vendi s'ka asnjë shans të lë Presidencë­n se është një institucio­n tepër i rëndësishë­m për të mbrojtur nivelin e demokracis­ë që është në momente kritike. Ka shumë element që kanë të bëjnë me Shqipërinë civile, me të drejtat e gazetarëve, me të drejtat e sipërmarrj­en. Presidenti ka përgjegjës­i që të mbrojë liritë. Presidencë­n do ta vazhdoj me përgjegjës­i maksimale. Para së gjithash interesi kombëtar.

Kush janë përgjegjës­it për këtë situatë?

Përgjegjës janë të gjithë ata që mendojnë se shkelja e Kushtetutë­s s'është ndonjë gjë e madhe. Pastaj edhe qytetarët e kuptojnë kur të drejtat e tyre shkelen

Të ndalemi pak te ngjarja e ' Bularatit'…

Është e rëndësishm­e të bëhet një analizë e plotë e të gjithë administri­mit të një situate të tillë, pasi duhet të përgatitem­i me provokime të tilla, pasi duket se nuk kemi të bëjmë me një rastësi. Këtë e kam thënë prej kohësh dhe i kam paralajmër­uar shërbimet tona të hapin sytë

 ??  ?? Presidenti i Republikës Ilir Meta, dje në në “Open”
Presidenti i Republikës Ilir Meta, dje në në “Open”
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania