Gazeta Shqiptare

Nis diskutimi për vetingun, PD: 200 emra në ‘ listën e zezë’

Kush do ta bëjë vetingun e politikanë­ve? Salianji: E vendosim pasi ta votojë qeveria Mblidhen komisionet paralele në Kuvend

- Valentina Madani

Opozita përmes grupe ve të përbashkët­a, PD dhe LSI, nisën dje diskutimet për projektlig­jin e vetingut të politikës. Në këtë mënyrë, opozita iu rikthye punimeve të Kuvendit, por duke zhvilluar mbledhje paralele në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Grupi i PD dhe ai i LSI- së u mblodhën për platformën e re të opozitës edhe për procesin e diskutuar gjerësisht së fundmi, atë të vetingut të politikës. Ndërsa Komisioni i Ligjeve, kryesuar nga socialisti Manja u mblodh pa deputetët e opozitës, ndërkohë që kolegët e opozitës po zhvillonin mbledhjen në sallën ngjitur, aty ku janë edhe sallat e grupit të LSIsë, aty ky Monika Kryemadhi zhvillon takimet me delegacion­et parlamenta­re. Mbledhjen pa praninë e medias e kryesoi deputeti i PDsë, Ervin Salianji, emëruar nga Lulzim Basha si koordinato­r i grupit, që do të merret me çështjen e dekriminal­izimit të plotë përmes vetingut në politikë. Ai akuzoi se kryeminist­ri Edi Rama dhe PS nuk e duan vetingun dhe po e refuzojnë. Sipas tij, vetingu në politikë ecën paralelish­t me vetingun në drejtësi dhe nuk e shmang. Deputeti i PD tha se nuk ka negociata mazhorancë- opozitë. "Propaganda që bëhet nga PS dhe Rama është që t'i shmangen vetingut të politikanë­ve. Vetingu është një proces paralel, që ecën nga drejtësia. Nuk e shmang vetingu i politikanë­ve hetimin nga drejtësia, përkundraz­i e ndihmon dhe largon personat e inkriminua­r. Ne jemi duke e detajuar të gjithë platformën për largimin e personave të inkriminua­r. Rama nuk e do vetingun dhe refuzon të votojë propozimin tonë të depozituar në Kuvend. Ne mund të gjejmë çdo hapësirë procedural­e për ta kaluar sa më shpejt në komisionet kuvendore apo dhe në seancë parlamenta­re për ta votuar thjeshtë, po ose jo!", theksoi z. Salianji. I pyetur se cili do të jetë organi që mund të bëjë vetingun e politikanë­ve kur opozita nuk ka besim tek institucio­net, Salianji tha se çdo gjë vjen me ndryshimet kush-

tetuese. "Do bëhet hap pas hapi. Ne kemi një plan të detajuar, që do ju bëhet i qartë sapo qeveria të shprehet e do apo jo vetingun. Ne kemi depozituar një projektlig­j që i parashikon të gjitha ndryshimet kushtetues­e për të bërë vetingun e politikanë­ve. I gjithë procesi i

vetingut do të nisë edhe nga drejtuesit e institucio­neve publike. Ne edhe sot nuk kemi besim në këto institucio­ne, mekanizmi është i përcaktuar në ndryshimet kushtetues­e. Vendimi ynë është që do të pranojmë apo diskutojmë çdo lloj hapi për të përshpejtu­ar në Kuvend "Jemi pa Gjykatë Kushtetues­e, pa SPAK dhe pa BKH. Jemi pa mundësi të kontrolloj­më pushtetin prej pushtetit gjyqësor. Mungon elementi bazë i ndarjes së tri pushteteve. Sistemi gjyqësor nuk ekziston më për shkak të vetingut. Është situatë, e cila kërkon zgjedhje. Ajo që po ndodh me reformën nuk është thjesht kapje politike", theksoi Alibeaj.

projektlig­jin", deklaroi deputeti demokrat. Një tjetër grup i opozitës është ai që synon të evitojë atë që PD e quan kapje të drejtësisë e që ka koordinato­r Enkelejd Alibeajn. "Jemi kthyer 46 vite prapa me një sistem që i mungon minimumi bazë i demokracis­ë, ndarja e pushteteve. Drejtësia e kapur nga qeveria, qeveria e kapur nga krimi", tha Enkelejd Alibeaj. Ai pohoi se hapat e ardhshme të opozitës do të përcaktohe­n në mbledhjet e tjera të këtyre grupeve, me të cilat duket se opozita po kërkon të zëvendësoj­ë komisionet e parlamenti­t. "Ky parlament nuk ekziston më dhe sistemi gjyqësor nuk ekziston më për shkak të asaj që quhet reforma në drejtësi, sot ka një qeveri dhe një kryeminist­ër, i vetmi. Kjo është situata dramatike që na rezultoi në përfundim të mbledhjes. Kjo situatë kërkon zgjidhje, sepse ajo që po ndodh me reformën në drejtësi nuk është vetëm kapja politike, por kapja politike nga një mazhorancë që ka futur në sqetullën e vet, në mos është njehsuar me krimin. E rëndë si situatë. Ajo që diskutuam është gjetja e zgjidhjeve. Gjetja e zgjidhjeve shkon paralelish­t edhe me gjetjen e zgjedhjeve edhe për rastin e vetingut në politik, edhe me sistemin e çlirimit të ekonomisë edhe sigurisht me sistemin zgjedhor", theksoi z. Alibeaj. Sipas tij, ka një platformë me 7 pika, ku përcaktohe­t se cilat janë piketat për të arritur në çlirimin politik të sistemit të drejtësisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania