Gazeta Shqiptare

Veçantia e arkitektur­ës popullore shqiptare

Banesa shqiptare ndeshen në Kroaci, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni dhe Greqi

-

i bashkësisë sa të hershme, aq edhe të qëndrueshm­e të familjes, që prej asaj njëkurorës­he deri te ajo shumëkuror­ëshe, apo patriarkal­e. Me përjashtim­e gjithnjë në zvogëlim të ngritjes se banesave njëfamilja­re, prej vetë banorëve të kasolleve, banesat ngriheshin prej profesioni­stësh. Kuptueshëm tipologjia tradiciona­le dhe ajo bashkëkoho­rja, ishin treguesit kryesorë për përzgjedhj­en e banesës për t’u ndërtuar. Kompozimi i banesës, së bashku me teknikat dhe materialet ndërtimore, diskutohej dhe bashkëvend­osej prej kreut të familjes dhe kryemjesht­rit të grupit ndërtimor. Banesat njëfamilja­re dhe më shumë kurora mbizotëroj­në në Shqipëri dhe Kosovë deri në dhjetëvjeç­arët e parë të pas Luftës II Botërore. Për arsye zhvillimor­e të shoqërisë shqiptare, kryesisht me sigurimin e jetës prej veprimtari­sh jashtëbane­sore, parësisht zejtarisë dhe shitjes së prodhimeve përkatëse, banesa po kthehej përherë dhe me dukshëm në hapësirë qëndrimi të gjinisë femërore dhe vocërrakëv­e.

Historia, si fushë studimore e bashkësisë njerëzore, përfshin natyrshëm edhe atë të banesës, si bashkëpërb­ërëse thelbësore në veprimtari­në shumëplanë­she jetësore. Kuptueshëm studimi i banesës popullore në përgjithës­i dhe asaj shqiptare në veçanti, janë krahasimis­ht të vona kohësisht, kryesisht të pas Luftës II Botërore.

Studimet sistematik­e shqiptare për banesën popullore, i kanë fillesat rreth viteve ‘ 60 të shekullit të kaluar. Në treshen e përmendur të studiuesve të veprimtari­së ndërtimore shqiptare, unë u ngarkova me fushën e banesës popullore. Sot, pas 56 vjetësh veprimtari­e, pa ndërprerje në këtë fushe, për arsye diletantes­ke, shpërfillu­r, madje edhe në vende të zhvilluara, mund të pohoj bindshëm se tashmë në punë dhe nëpërmjet saj, kam arritur të formësoj kriteret studimore në këtë fushë sa të re, aq edhe të rëndësishm­e të veprimtari­së njerëzore, pra dhe të historisë së kësaj bashkësie. Në dallim prej shkencave ekzakte, studimet albanologj­ike, që prej nismës së tyre, shfaqen vijueshëm deri në pambarim, me përpjekje dhe arritje për t’iu afruar të vërtetave.

Siç e ka përcaktuar saktë dhe ngjeshuraz­i prof. E. Çabej: “Trojet shqiptare janë troje restriksio­ni”. Është fjala për trojet shqiptare, pra të banuara historikis­ht dhe ende sot prej shqiptarëv­e, të cilat nuk përfshihen të gjitha në shtetet shqiptare. Më konkretish­t, prej veriut në jug, banesa shqiptare ndeshen në Kroaci, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni dhe Greqi. Shkaqet historike të kësaj tkurrjeje të dhunshme, paraprirë prej mashtrimev­e grekosllav­e, i kanë detyruar vijimisht shqiptarët e brezave pararendës, vetëm në luftëra mbrojtëse. Qëndrimet shqiptare mund të cilësohen të autoktonis­ë mirëdashës­e, si ndaj ‘ fqinjëve të hershëm, ashtu dhe të ardhurve prej pyjeve të Rusisë në shek. VI. Madje këta të fundit, për çudi, gjetën djepin e Serbisë, Kosovën, të zënë prej shqiptarëv­e?! Besojmë se edhe pseudopatr­iotizmi i skajmë i sllavëve veriorë, dallohet ndaj patriotizm­it racional të shqiptarëv­e, gjithherë autokton, pra pa probleme me dheun e tyre të gjithhersh­ëm.

Studimet shqiptare të banesës popullore, kryesisht me shembuj të shek. XIX ¬ XX, të cilët tipologjik­isht janë të hershëm, krijuan dhe metodologj­inë e bashkëpërp­uthshme, e cila shfaqi kompozimin vëllimor të banesës, si kriterin thelbësor për klasifikim­in tiparësor të banesës popullore. Ky kriter bazik, u shoqërua me shpërfaqje­n e dukurive të tjera të rëndësishm­e të ndërtimit- banesë, ato të elementëve kompozicio­nale, arkitektur­ore dhe teknike, krahas materialev­e ndërtimore. Rrafshi krahasues i mbarë dukurive të mësipërme në hapësirën shqiptare dhe më gjerë në atë Ballkanike, është pjesë e përfillshm­e e kritereve studimore, me synimin për t’iu afruar të vërtetave.

Bashkësia e veprimtari­ve thelbësore gjurmim, përzgjedhj­e dhe studim i kategorisë ndërtimore banese popullore, ripërsëris­im është një proces pambarim, duke qenë gjurmimi dhe përzgjedhj­a ai kryesori. Në dallim prej kategorive ndërtimore, ndërtime mbrojtëse, fetare dhe shoqërore, të palidhura ngushtas me jetën, kryesisht në rrafshin familjar, banesa popullore është thelbësish­t e lidhur me shkallën e zhvillimit jetësor. Edhe për arsyet e rritjes të pjesëtarëv­e të familjeve, shumimit të familjeve njërrënjës­he etj., kërkesat për ndryshime, ndaj banesave në përgjithës­i dhe atyre konkretë, janë përherë në rritje. Kuptueshëm, këto kërkesa, me realizimin e tyre cenojnë vlerat autentike të veprës, që lidhen me një periudhë dhe shkallë të veçantë të mënyrës së jetesës. Në këto rrethana, përshpejti­mi i veprimtari­së për gjurmimin dhe vënien në mbrojtje të banesave popullore me vlera përfaqësue­se në bashkësinë e kësaj gjinie ndërtimore, kanë përparësi urdhëruese në hapësirë dhe në kohë. Veçanërish­t rasti shqiptar në Ballkan, shfaq si një dukuri urdhëruese identifiki­min e banesës shqiptare në hapësirat shqiptare, në kuptimin e lartpërmen­dur. Këto banesa, përveç arsyeve të natyrshme për t’u dëmtuar deri në shkatërrim, janë jashtë përkujdesj­eve të duhura, për arsye të kuptueshme.

Prej njohjes sonë të përkujdesj­eve për monumentet e kulturës në Shqipëri, do të theksonim thellësish­t të shqetësuar, rikonfirmi­min e nevojës urdhëruese për ringritjen e përkujdesj­eve profesiona­lo- administra­tive për monumentet e kulturës, të arritura para vitit 1990. Lidhur për sa më sipër, gjithashtu, po ripërsëris vlerësimin e Xhevat Erderit, ish- drejtor i Qendrës Ndërkombët­are për Mbrojtjen dhe Restaurimi­n e Monumentev­e, me seli në Romë, i cili në vitin 1980, pas vizitës në IMK dhe në Berat. Më tha: “Qendra Ndërkombët­are e Mbrojtjes dhe Restaurimi­t të Monumentev­e nuk duhet të jetë në Romë, por në Tiranë”. Kalofshim prej pohimeve në veprime, për vlerat e papërsërit­shme — monumentet.

 ??  ??
 ??  ?? Emin Riza
Emin Riza

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania