Gazeta Shqiptare

Vrasja e 54- vjeçarit në Shkodër, Alfred Pllumbaj: E bëra për vetmbrojtj­e

Gjykata lë në burg 33- vjeçarin

-

Gjykata

e Shkodrës ka dhënë ditën e djeshme masën e sigurisë për Alfred Pllumbaj, i dyshuar për vrasjen e Prendush Fushës, ngjarje e ndodhur më 27 gusht në Shkodër. 55- vjeçari mbeti i vrarë me thikë gjatë një përleshjej­e me 33vjeçarin Pllumbaj. E gjithë ngjarja nisi pas një vjedhjeje të ndodhur në banesën e viktimës. Prendush Fushës i janë vjedhur një shumë prej 700 mijë lekësh të vjetër në shtëpinë e tij, ndërsa ka dyshuar se autor i vjedhjes është Alfred Pllumbaj bashkë me disa të tjerë dhe për këtë ka bërë një kallëzim edhe në po- licinë e Shkodrës. Por autori i dyshuar është lënë i lirë për mungesë provash. Banesa dhe një dyqan biçikletas­h ku viktima punonte janë ngjitur me shtëpinë e autorit. Në këtë mënyrë autori të vetmen mundësi për të shkuar drejt qendrës së qytetit e ka duke u përshkuar në afërsi të banesës së 55- vjeçarit dhe dyqanit të tij që është thuajse ngjitur. Alfred Pllumbaj tha para gjykatës se pasi ka dalë nga banesa e tij është thirrur nga shtetasi Prendush Fusha duke e qenë se e ka parë duke kaluar. 33vjeçari ka hyrë tek dyqani i riparimit të biçikletav­e dhe aty sipas tij viktima i ka thënë se "a po më kthen ato 700 mijë lekë që më ke vjedhur". Autori e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se nuk asnjë lidhje me vjedhjen e parave.

33- vjeçari deklaroi para trupës gjykuese se autori i dyshuar është munduar që ta bind se nuk e bërë ai vjedhjen, por debati në dyqanin e riparimit të biçikletav­e ka vijuar derisa në një moment sipas 33vjeçarit, Prendush Fusha ka marrë një thikë që e kishte në dyqanin e tij duke tentuar që ta godasë për t'u vetëmbrojt­ur. Ai tregoi se është përleshur me viktimën dhe në përleshje e sipër trup më trup thika i ka hyrë poshtë zemrës 55vjeçarit, i cili humbi jetën. Autori ka pranuar atë që ka ndodhur, por ka thënë përpara gjykatës se nuk ka shkuar ai vetë tek dyqani, por është thirrur nga Prendush Fusha dhe se nuk ka dashur që ta vrasë apo ta godasë, por thjeshtë është vetëmbrojt­ur dhe se 55vjeçari ka marrë goditjen me thikë poshtë zemrës gjatë përleshjes duke mos pasur qëllim që ta vrasë deklaroi shtetasi Alfred Pllumbaj përpara gjykatës. Pllumbaj u shpreh se nuk ka pasur as thikë dhe asgjë tjetër me vete dhe se thikën e ka marrë viktima në dyqanin e tij duke tentuar që ta godasë 33- vjeçarin. Se. Ni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania