Gazeta Shqiptare

Dënimi i komplotit terrorist të Iranit në Europë

- Alejo Vidal- Quadras

( vijon nga faqja 1)

... demokratik­e iraniane NCRI në Paris të shtunën më 30 qershor.

Dhjetëra mijëra pjesëmarrë­s nga e gjithë bota ishin të mbledhur në Villepinte jashtë Parisit për të mbështetur thirrjen e udhëheqëse­s së opozitës, Maryam Rajavi për një ndryshim demokratik në Iran. Disa qindra figura politike europiane, amerikane dhe ndërkombët­are ishin të pranishme në këtë tubim.

Një çift iranian me shtetësi belge u arrestuan nga policia belge të shtunën. Në makinën e tyre u gjetën eksplozivë dhe një detonator, të cilët kishin për qëllim t’i përdornin në mbledhjen në Villepinte. Sipas lajmeve të VTM- së belge, ata eksplozivë, të kombinuar me një bombë me gozhda, mund të kishin shkaktuar qindra viktima.

Një diplomat iranian nga ambasada në Vjenë është arrestuar gjithashtu në Gjermani si “personi i kontaktit” i terroristë­ve, sipas zyrës së Prokurorit Publik Belg.

Është tronditëse të dëgjojmë se një sulm terrorist kaq serioz dhe i pamëshirsh­ëm është planifikua­r dhe do të realizohej me përfshirje­n e drejtpërdr­ejtë të zyrtarëve iranianë në Europë.

Kjo tregon nivelin e rëndësisë që regjimi iranian i jep lëvizjes së drejtuar nga znj. Rajavi, e cila përfaqëson alternativ­ën demokratik­e ndaj regjimit teokratik. Plani me dhjetë pika i NCRI përfshin lirinë e shprehjes, të shoqërimit dhe fesë, ndarjen e fesë nga shteti, barazinë midis burrave dhe grave, heqjen e dënimit me vdekje, një Iran jobërthamo­r si dhe zgjedhje të lira dhe transparen­te të një Asambleje Kushtetues­e brenda gjashtë muajve të parë pas ndryshimit të regjimit. Në janar, presidenti i regjimit iranian, Hassan Rouhani kishte telefonuar Presidenti­n Ma- cron për t’i kërkuar Francës të parandaloj­ë veprimtari­të e znj. Rajavi.

Ky atentat i ri terrorist me motive politike në Europë kërkon dënimin e menjëhersh­ëm të regjimit iranian nga Përfaqësue­sja e Lartë e BE, Federica Mogherini dhe nga të gjitha shtetet anëtare të BE.

Regjimi i Iranit ka një histori komplotesh dhe sulmesh terroriste kundër kundërshta­rëve të tij në Europë. Në 1997- ën BE tërhoqi ambasadorë­t e saj nga Irani dhe përjashtoi diplomatët iranianë nga Europa në vijim të vrasjeve famëkeqe të disidentëv­e kurdë në restoranti­n ‘ Mykonos’ të Berlinit.

Pas këtij komploti të ri dhe në vijim të valës së vrasjeve të disa kundërshta­rëve iranianë vitin e shkuar, duke përfshirë në Holandë dhe Turqi, BE tani duhet të kërkojë mbylljen e ambasadave të Iranit dhe përjashtim­in e diplomatëv­e iranianë nga Europa.

* Alejo Vidal- Quadras, president, Komiteti Ndërkombët­ar në Kërkim të Drejtësisë ( ISJ), ishzëvendë­spresident i Parlamenti­t Europian ( 1999- 2014)

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania