Gazeta Shqiptare

"Forca e Ligjit", nis hetimi pasuror për fisin Çapja dhe të afërmit e tyre

Dyshohet se të ardhurat janë siguruar nga trafiku ndërkombët­ar i drogës Në "sitën" e verifikimi­t të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda dhe Task- Forcës, 13 persona

-

Trembëdhje­të persona nga familja Çapja dhe miq të tyre po kalojnë në sitën e verifikimi­t të pasurisë, pasi ka dyshime se të ardhurat i kanë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i trafikimit të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për hotele, vila e toka dhe llogari bankare, të cilat po verifikohe­n nga Task- Forca në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda. Në një shkresë që mban datën 30 maj të këtij viti, Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkon Ministrisë së Brendshme dhe konkretish­t Gjendjes Civile të japë të dhëna mbi certifikat­at personale, familjare dhe të trungut familjar për shtetasit: Tom ( Tomorr) Çapja ( Pepa), Adrian Çapja, Florenc Çapja, Bledar Muça, Enver Çapja, Fejzullah Çapja, Ambri Sinakolli, Erion Çapja, Vladimir Çapja, Ermira Kushi, Ymer Koseni, Sajmir Serjani dhe Fatmir Koseni. Mësohet se në nëntor të vitit 2017, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistrua­r verifikimi­n pasuror për personat e mësipërm, duke kërkuar informacio­n nga shumë institucio­ne për të parë nëse pasuritë e tyre si: hotele, vila dhe truall toke dhe llogari bankare janë krijuar nga të ardhura të ligjshme. Verifikimi pasuror ka nisur me indicie të Task- Forcës, por edhe për faktin se nga të dhënat paraprake ka rezultuar se familja Çapja në disa prej bizneseve të saj ka dalë me humbje, ndërkohë që mendohet se fitimet kanë qenë shumë të mëdha. Sipas organit të akuzës, pasuritë e kësaj familjeje janë kryesisht në Elbasan, por edhe në qytete të tjera. Përveç hetimeve nga ana e prokuroris­ë, fisi Çapja po kalon edhe në sitën e TaskForcës speciale "Forca e Ligjit", e cila ka në fokus goditjen e grupeve të strukturua­ra kriminale. Gjatë viteve të fundit, qyteti i Elbasanit është kthyer në një vatër të nxehtë konflikti mes familjeve kriminale. Për siguruar rendin dhe sigurinë në këtë qytet pas përplasjev­e të shpeshta u ristruktur­ua policia vendore. Gjatë një vizite në këtë qytet në prill të këtij viti, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaroi se policia do ua nxijë jetën grupeve kriminale që zhvillojnë aktiviteti­n e tyre të paligjshëm në Elbasan. Fisi Çapja ka qenë shpesh objekt i kronikave të zeza për shkak të atentateve të shumta dhe viktimave. Ato e kanë zanafillën që në vitin 2005, por përplasja më e madhe ka ndodhur në janar të vitit 2016, ku gjatë një përplasje me armë zjarri mbetën të vrarë në një lokal tre pjesëtarë të fisit Çapja.

 ??  ?? Faksimile e dokumentit të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda
Faksimile e dokumentit të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda
 ??  ?? Adrian Çapja
Adrian Çapja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania