Gazeta Shqiptare

Tritol dhe kapsolla në fabrikën e plastikës, punëtorët: Kolegu ynë është i pafajshëm

Dyshojmë se ngjarja ka ndodhur për motive konkurrenc­e, ka pasur ndërhyrje "Agron Kryeziu nuk është menaxher dhe nuk ka gisht në ngjarje, policia ta lërë të lirë"

-

Agron Kryeziu, i cili u arrestua nga policia për kallëpet e tritolit nuk është menaxher i fabrikës së plastikës. Ai është punëtor i thjeshtë si ne. Nuk besojmë se ai ka lidhje me ngjarjen. Dyshojmë se ngjarja mund të ketë marrë shkas për motive konkurrenc­e". Kështu u shprehën dje punëtorët e fabrikës se plastikës "Group Compozites" në Porto Romano të Durrësit, ku mesditën e së shtunës u sekuestrua­n katër kallëpe tritoli të lidhura me kapsolla të montuara. 25- punonjësit thanë për "Gazeta Shqiptare" se janë të shokuar nga ngjarja. Ndërkohë, ditën e djeshme fabrika, e cila ka nisur punë n 7 muaj më parë ka funksionua­r normalisht. Kjo fabrikë, e cila gjendet në Porto Romano në një sipërfaqe të madhe është investim italian, ndërsa policia e qytetit bregdetar ka shpallur në kërkim edhe pronarin. Bë het fjalë për 43- vjeçarin E. B., shtetas italian.

DËSHMIA E PUNËTORËVE

Sipas punëtorëve, në këtë fabrikë prodhohen materiale plastike, kryesisht lodra që përdoren në parqet për fëmijë . "Gazeta Shqiptare" dje ishte brenda fabrikës ku punohej pa ndërprerje në disa sektorë që nga veshja, lyerja, tharja e procese të ndryshme të profileve të plastikës. Të punësuarit ishin kryesisht djem e vajza të reja nga 20 deri në 35 vjeç. Ata u shprehën se ngjarja ndodhi rreth orës 12: 00 të së shtunës që shkoi. "Disa punonjës policie civilë hynë në ambientet e fabrikës dhe na mblodhën të gjithëve ne punëtorëve në një prej ambienteve, ndërsa na kërkuan që të linim punën. Më pas inspektorë­t e policisë kontrollua­n ambientet e fabrikës. Ne nuk morëm vesh asgjë se çfarë po ndodhte dhe se çfarë kishin gjetur. Policët na kërkuan disa shishe për marrë mostra nga materialet që përdoren aty për ngjitje e stukim apo lyerje të plastikës. Nuk na thane asgjë. Vetëm të nesërmen dëgjuam në televizor që kishin gjetur kallëpe tritoli. Mbetëm të çuditur, pasi nuk na besohej. Ata arrestuan shokun tonë që vjen në punë për çdo ditë nga Ndro-

qi. Policia tha që ai është menaxheri i fabrikës. Nuk është aspak e vërtetë, pasi Agroni është një prej punonjësve, si puna jonë që jemi këtu. Nuk e besojmë se është i përfshirë në këtë ngjarjeje. Ai është i urtë, i sjellshëm e punëtor. Është i pafajshëm. Më mirë të na arrestojnë ne dhe ta lirojnë atë", u shprehën punëtorët e fabrikës së plastikës në Porto Romano. Ndërkaq, ata pohuan se dyshojnë që ngjarja mund të ketë marrë shkas nga konkurrenc­a. "Ka 7 muaj që është hapur kjo fabrikë dhe kanë qenë të shumta ndërhyrjet",- thanë ata.

NGJARJA

Specialist­ët kundër trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacio­neve të siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast

trafikimi të armëve dhe municionev­e. Gjatë operacioni­t policor të zhvilluar mesditën e së shtunës janë sekuestrua­r pako të dyshuara me lëndë tritol. Gjatë kontrollit të ushtruar në kompaninë private, e cila merret me prodhimin e profileve plastike, në një kovë plastike me bojë kanë gjetur dhe sekuestrua­r 4 pako të mbështjell­a me lëndë plasëse të dyshuar tritol, ku secila pako ishte e lidhur me dy fije teli të veshura dhe me kapsolla të montuara. Në bazë të këtij operacioni u bë e mundur arrestimi në flagrancë i menaxherit të firmës, shtetasit Agron Kryeziu, 28 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të kompanisë, shtetasi italian E. B. 43 vjeç. Ndërkohë po punohet për

sqarimin e rrethanave të tjera të veprës penale dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit

Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale: "Trafikimi i armëve dhe i municionit", Fshehja e të ardhurave" dhe "Punësimi i paligjshëm".

 ??  ?? Fabrika e plastikës në Durrës
Fabrika e plastikës në Durrës
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania