Gazeta Shqiptare

Ulet tatimfitim­i për bizneset me xhiro nën 14 milionë lekë në vit

Komisioni i Ekonomisë miraton ndryshimet në paketën fiskale

-

Komisioni

i Ekonomisë ka miratuar ndryshimet në paketën fiskale, duke ndryshuar shkallën e tatimfitim­it e të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Këshilli i Ministrave vendosi të lehtësojë barrën fiskale për një sërë kategorish si për bizneset, ashtu edhe për individët. Qeveria vendosi që fitimi kapital i realizuar si rezultat i kalimit të së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshm­e, ndërtesë, truall dhe tokë bujqësore tatohet me normën 15 për qind. Shkëmbimi i truallit me sipërfaqe ndërtimi, në bazë të një kontrate shkëmbimi nuk përbën moment për llogaritje të ndon- jë fitimi kapital nga transferim­i i pasurisë së paluajtshm­e. Shkalla e tatimit mbi fitimin për bizneset është ulur, pasi është ngritur baza e tatueshme. Kështu, tatimfitim­i do të jetë 5% për tatimpague­sit me të ardhura deri në 14 mln lekë në vit dhe 15% për tatimpague­sit me të ardhura mbi 14 mln lekë në vit. Për personat juridikë, të cilët zhvillojnë veprimtari ekonomike sipas ligjit nr. 38/ 2012, "Për shoqëritë e bash- këpunimit bujqësor", shkalla e tatimit mbi fitimin është 5%. Për personat juridikë, të cilët zhvillojnë veprimtari agroturist­ike të certifikua­r si "agroturizë­m", bazuar në ligjin nr. 93/ 2015, "Për turizmin" dhe vendimin e Këshillit të Ministrave që miraton kriteret për certifikim­in e veprimtari­së së agroturizm­it, shkalla e tatimit mbi fitimin është 5%. Norma e reduktuar e tatimit mbi fitimin 5%, e parashikua­r sipas këtij paragrafi, aplikohet për një periudhë 10- vjeçare për ato struktura, të cilat përfitojnë statusin "subjekt i certifikua­r agroturizm­i" deri në dhjetor 2021. Efektet e normës së reduktuar fillojnë në vitin pasardhës pas përfitimit të statusit "subjekt i certifikua­r agroturizm­i". Shkalla e reduktuar e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar 6 për qind aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit, restoranti­t, të of- ruar brenda strukturav­e në të cilat zhvillohet veprimtari pritëse e certifikua­r si "agroturizë­m", sipas legjislaci­onit në fuqi në fushën e turizmit, me përjashtim të furnizimit të pijeve, të ofruar në këto struktura. Perso- ni i tatueshëm, që aplikon shkallën e reduktuar të tatimit mbi vlerën e shtuar 6 për qind është personi i regjistrua­r me NIPT/ NUIS, vetëm për zhvillimin e veprimtari­së pritëse të certifikua­r si "agroturizë­m".

 ??  ?? Komisioni i Ekonomisë
Komisioni i Ekonomisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania