Gazeta Shqiptare

Bisedime për pikëtakimi­n e dy presidentë­ve, hollësirat bëhen të ditura të enjten

John Bolton, në Moskë për takimin e ardhshëm Trump- Putin

-

Zyrtarët

e Kremlinit thonë se ekziston një marrëveshj­e që presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti Donald Trump të takohen në një vend të tretë. Njoftimi u bë të mërkurën, ndërkohë që këshilltar­i amerikan i Sigurisë Kombëtare, John Bolton ndodhet në Moskë për bisedime me zotin Putin dhe zyrtarë të tjerë të lartë rusë. Ndihmësi i Kremlinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, tha se hollësitë lidhur me vendin ku do të mbahet takimi Trump- Putin do të bëhen të njohura të enjten. Takimi pritet të mbahet, pasi presidenti Trump të marrë pjesë në takimin e NATO- s më 11 dhe 12 korrik dhe pasi të ketë vizituar Britaninë më 13 korrik. Ndër vendet ku thuhet se mund të mbahet takimi janë Vjena dhe Helsinki. Më parë, presidenti rus Putin i tha zotit Bolton se vizita e tij në Moskë ka shtuar shanset për përmirësim­in e marrëdhëni­eve mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Zoti Putin tha marrëdhëni­et mes dy vendeve nuk janë në "gjendjen më të mirë të mundshme". Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se situata jo e mirë e marrëdhëni­eve mes dy vendeve është temë që do të diskutohet në takim, krahas një sërë çështjesh të tjera ndërkombët­are. Zoti Bolton tha se shpreson që vizita e tij njëditëshe të përgatisë terrenin për atë që do të jetë takimi i parë i zyrtar mes presidentë­ve Trump dhe Putin. Dy udhëheqësi­t janë takuar më parë në kuadrin e konferenca­ve ndërkombët­are dhe kanë biseduar disa herë në telefon. Marrëdhëni­et mes Uashington­it dhe Moskës janë tensionuar, për shkak të rolit të Rusisë në konfliktin e Sirisë dhe të dyshimeve për helmimin nga Rusia të një ish- agjenti rus në Britani. Marrëdhëni­et u keqësuan sidomos pas aneksimit nga Rusia të Krimesë dhe ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenci­ale amerikane.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania