Gazeta Shqiptare

Humbi jetën në krye të detyrës, Dibra nderon me titullin "Qytetar Nderi" kapitenin Floran Delia

Xhaçka: Mirënjohje për sakrificën e çdo ushtaraku

-

DIBËR - Qyteti i Dibrës ka kujtuar dje kapitenin Floran Delia, pilotin e Forcës Ajrore, i cili humbi jetën 2 vjet më parë në një aksidenti ajror. Gjatë ceremonisë së zhvilluar në mjediset e Pallatit të Kulturës në Peshkopi, me vendim të Këshillit Bashkiak, ku e pranishme ishte edhe familja e të ndjerit, kapiteni Floran Delia u nderua me titullin "Qytetar Nderi" ( pas vdekjes). Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj tha: "Ky angazhim solemn, që në fakt më takon ta marr edhe personalis­ht në cilësinë e ministres së Mbrojtjes, na detyron të gjithëve të kujtojmë me shumë respekt sakrificën e të gjithë atyre që nuk jetojnë më. Njëherësh është edhe angazhim për të nderuar të gjithë ushtarakët që i shërbejnë atdheut, që kanë marrë përsipër të rrezikojnë edhe jetën e tyre për të bërë profesioni­n shumë të nderuar të ushtarakut, por edhe profesioni­n e rrezikshëm të pilotit". Ndërkaq, ministrja Xhaçka falënderoi qytetarët e Dibrës për këtë gjest bujar. "Shumë faleminder­it qytetarëve të Dibrës për këtë gjest bujar, por shumë të merituar për heroin tonë! Dhe duke nderuar Floranin, njëherësh keni nderuar e vlerësuar kontributi­n e secilit prej 8 mijë efektivëve të FA për të kontribuar për sigurinë e vendit dhe për jetën e çdo qytetari të Republikës të Shqipërisë", u shpreh Xhaçka. Po me vendim të Këshillit Bashkiak, edhe rruga Ceren- Radomirë do të mbajë emrin e kapitenit të lindur e rritur në Dibër. Kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha ranë në krye të detyrës në mesditën e 6 prillit të vitit 2016 gjatë një fluturimi stërvitor në Grizhë të Malësisë së Madhe. Të dy ushtarakët janë shpallur "Dëshmorët e Atdheut" nga Komisioni Shtetëror për Dëshmorët.

 ??  ?? Ministrja Xhaçka në ceremoninë e nderimit të kapiten Floran Delia
Ministrja Xhaçka në ceremoninë e nderimit të kapiten Floran Delia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania