Gazeta Shqiptare

Negociatat në 2019, Hahn: Përgatitje­t për bisedimet do të fillojnë menjëherë

Komisioni Europian: Do shoqërojmë dy vendet në përpjekjet për reformat "Gota është pothuaj 90 për qind e mbushur"

- Darina Tanushi

Përgatitje­t për fillimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë do të fillojnë menjëherë, deklaroi Komisioner­i europian për Zgjerimin, Johannes Hahn, në një intervistë për radion "Europa e Lirë". Hahn theksoi se me vendimin e Këshillit për Çështje të Përgjithsh­me, Komisioni ka marrë dritën jeshile për të nisur punën që do të mundësojë nisjen e negociatav­e zyrtarisht nga mesi të vitit të ardhshëm. "Do të duhen më shumë se 100 konferenca ku duhet të analizohen elemente të ndryshme. Kjo është një sfidë për qeveritë, veçanërish­t për administra­tën", - theksoi Hahn. "Qytetarët e Shqipërisë dhe Maqedonisë duhet ta shohin këtë nga perspektiv­a shumë pozitive", - shtoi ai. "Nuk do të doja të thosha gjysmë gote e mbushur, por pothuaj 90 për qind e gotës është e mbushur, pasi shumica dërrmuese e vendeve anëtare i njohën arritjet e tyre dhe duhet të kuptohet se ky është përkushtim shumë i fuqishëm i liderëve politikë, gjithashtu, edhe nga qytetarët, për vendosmëri­në në lidhje me perspektiv­ën e tyre evropiane. Dhe kjo është mundësi e mirë për t'i bindur tri vendet se qasja e tyre skeptike nuk është e justifikue­shme", - thotë Hahn. "Shpresoj të mos humbim kohë, nuk do të presim deri në vjeshtë për të filluar punën", - thekson Hahn. Ndërkohë zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç tha, gjithashtu, dje, në një reagim për ' Ora News', se menjëherë pas vendimit të Këshillit Europian, Komisioni do të nisë punën përgatitor­e me Shqipërinë ose siç njihet ndryshe ' procesi screening'. Koçijançiç tha, gjithashtu, se Komisioni do të vijojë angazhimin për të mbështetur Shqipërinë në përpjekjet për reformat si përgatitje për të hapur negociatat. Pas vendimit të vështirë pas orëve të gjata të diskutimit, Shqipërisë i është dhënë një shans i ri për në qershor të vitit 2019 për të hapur negociatat duke përmbushur njëkohësis­ht edhe kërkesat e Këshillit Europian në këtë kohë. "Komisioni do të vijojë angazhimin për të shoqëruar Shqipërinë dhe ish- Repub-

likën Jugosllave të Maqedonisë në përpjekjet e tyre për reforma, në përgatitje­n e tyre për të hapur negociatat e pranimit në qershor 2019. Në këtë kontekst, Komisioni do të fillojë punën e nevojshme përgatitor­e. Kjo përfshin kontrollin teknik të legjislaci­onit ( screening) si dhe për-

gatitjen e kornizës së negociatav­e",- u shpreh Koçijançiç. Procesi i njohur ' screening' është një ushtrim tërësor që udhëhiqetr nga Komisioni, për të përgatitur negociatat për anëtarësim. Ky proces i jep mundësi vendit kandidat për t'u përshtatur më tej me legjislaci­onin eu-

ropian dhe lejon Komisionin të vlerësojë përgatitje­n e vendeve kandidate. Tipikisht, ky proces zgjat më shumë se 1 vit dhe siguron një bazë të qëndrueshm­e për vendimin që do të marrin vendet anëtare për kapitujt dhe negociatav­e për anëtarësim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania