Dosja "Habilaj", prokuroria: Policia ndihmoi trafikun e drogës me Italinë
4 rastet/ Si u kap hashashi në vendin fqinj. Gjergji Kohila bashkëpunoi me grupin "Bashkëpunim me njerëz që ushtrojnë funksione publike"
Disa muaj pas shpalljes në kërkim të tre ishzyrtarëve të lartë të policisë së Vlorës në kuadër të hetimit të dosjes "Habilaj", "Gazeta Shqiptare" siguron pjesë nga dosja e prokurorisë së krimeve të rënda, ku përmenden rolet e tyre dhe përfshirja në grupin e trafikut të drogës. Bëhet fjalë për ishdrejtorin e policisë së Vlorës, Jaeld Çela, shefin e sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e qarkut Vlorë, Gjergj Kohila si dhe ish- drejtorin e Postës së Dhërmiut, Sokol Bode. Në dosjen hetimore shpjegohet se si grupi hetimor ra në gjurmët e tre ish- zyrtarëve. Gjithashtu, tregohen lidhjet që kanë mbajtur me trafikantët Habilaj. Sipas organit të akuzës, Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bashkëpunuar me zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit për kultivimin e sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike dhe trafikimin e tyre në mënyrë të organizuar me destinacion jashtë vendit." Nga hetimet e kryera rezulton se pjesëmarrës të këtij grupi kriminal janë dhe shtetasit Sokol Bode, me detyrë shef i stacionit të policisë Dhërmi, i cili ka mbajtur lidhje duke iu ofruar ndihmë dhe mbështetje anëtarëve të këtij grupi kriminal më qëllim realizimin e trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria drejt Italisë",- thuhet në dosjen hetimore. Nga ana tjetër një rol aktiv siç thuhet në dosje rezulton të ketë pasur edhe shefi i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve Gjergj Kohila, i cili thuhet të ketë bashkëpunuar drejtpërdrejt me trafikantët. "Po ashtu rezulton se ka dyshime për faktin se shtetasi Gjergj Kohila, me detyrë shef Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë ka mbështetur dhe ka bashkëpunuar me anëtarët e këtij grupi kriminal në kultivimin e bimëve narkotike dhe më pas trafikimin e saj",- sqarohet në dosje. Më tej në dosje përmendet drejtori i drejtorisë së Policisë Vendore Vlorë, Jaeld Çela, i cili dyshohet se bashkëpunonte me anëtarë të grupeve kriminale për kultivimin e bimëve narkotike dhe më pas trafikimin e saj. "Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi Jaeld Çela, me detyrë drejtor i drejtorisë së Policisë Vendore Vlorë, në bashkëpunim me punonjësit e policisë Gjergji Kohila, Sokol Bode dhe punonjës policie të tjerë, kanë mbështetur, garantuar e bashkëpunuar me anëtarë të grupeve kriminale për kultivimin e bimëve narkotike, më pas trafikimin e saj jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë", thuhet në dosjen e prokurorisë.
ISH- ZYRTARËT
Prokuroria e Krimeve të rënda në vijim të hetimeve për dosjen "Habilaj", ka shpallur në kërkim tre ish- zyrtarët
e policisë së Vlorës. Konkretisht ish- drejtorin e policisë së Vlorës, Jael Çela, shefin e sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e qarkut Vlorë, Gjergj Kohila si dhe ish- drejtorin e Postës së Dhërmiut, Sokol Bode. Masa e ndalimit ndaj tre ish- zyrtarëve është dhënë pasi akuzohen për mosveprim ndaj kultivimit të kanabis sativës në këtë qark, duke lejuar trafikimin e drogës së Habilajve në drejtim të Italisë. Urdhër arrestet e lëshuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda i janë dërguar për ekzekutim Policisë së Shtetit. Por policia ngriti dyshime se operacioni është dekonspiruar. Kjo për faktin se nuk është kryer ende asnjë arrestim pasi asnjë nga ish- zyrtarët nuk është gjetur. Ministria e Brendshme reagoi duke sqaruar se pavarësisht kontrolleve të ushtruara në banesa dhe vende ku dyshohet se mund të strehoheshin ish- zyrtarët, Çela, Bode dhe Kohila, nuk është bërë e mundur gjetja dhe ndalimi i tyre. Ndaj tyre u mor vendimi për përjashtim nga radhët e Policisë së Shtetit. Mësohet se Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kërkoi sqarime nga vartësit e tij, pasi dyshohet se oficerë apo zyrtarë të tjerë dekonspiruan operacionin, ku u bë i mundur dhe largimi i ish- zyrtarëve. Bëhet me dije se shumë pak
persona kanë pasur dijeni për emrat e ish- zyrtarëve që kërkoheshin për t'u vënë në arrest. Mësohet se ish- drejtori i policisë së Vlorës, Jael Çela, është shkarkuar nga detyra në prill të vitit të kaluar me vendim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Çela ka drejtuar policinë e Vlorës nga shtatori i 2014 deri në prill 2017. Ndërkohë ishdrejtori i Postës në Dhërmi, Sokol Bode ka qenë prej kohësh në vëmendje të publikut dhe medias, pas publikimit të një foto ku shihej përkrah Florian dhe Moisi Habilajt. Tre ish- zyrtarët akuzohen për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Trafikim të narkotikëve", të kryer në bashkëpunim në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal.
DOSJA "HABILAJ", ARRESTIMET
Më datë 17.10.2017, prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë për krime të rënda, Tiranë ka regjistruar procedim penal për veprat "Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, "Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë ose i të zgjedhurve vendorë". Në dosjen e prokurorisë sqarohet se nga aktet e administruara në këtë procedim penal ka rezultuar se nga autoritetet italiane të drejtësisë është ar-
restuar shtetasi Moisi Habilaj dhe disa persona të tjerë, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale të trafikimit të narkotikëve, kryer në bashkëpunim në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal. Arrestimi i këtij shtetasi është bërë në funksion të hetimeve që autoritetet italiane po zhvillojnë në lidhje me faktin e sekuestrimit të sasisë së lëndës narkotike të llojit Kanabis Sativa prej 3.5 ton. Nga hetimi rezulton se shteta- Në dosjen hetimore shpjegohet se si grupi hetimor ra në gjurmët e tre ish- zyrtarëve Jael Çela, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode. Gjithashtu, tregohen lidhjet që kanë mbajtur me trafikantët Habilaj. Sipas organit të akuzës, Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bashkëpunuar me zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit për kultivimin e sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike dhe trafikimin e tyre në mënyrë të organizuar me destinacion jashtë vendit. si Moisi Habilaj në bashkëpunimin me shtetasin Nezar Seiti dhe disa persona të tjerë, kanë arritur të bëjnë të mundur kultivimin e sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike në territorin e Vlorës dhe më pas duke vepruar në formën e grupit të strukturuar kriminal kanë bërë trafikimin e saj nga Shqipëria në Itali.
"Duke qenë se ishin të dyshuar të njëjtët subjekte për episodet e trafikimit të lëndëve narkotike, që janë objekt hetimi të këtyre dy procedimeve penale nr. 134 të vitit 2016 dhe nr. 313 të vitit 2017, më datë 18.10.2017 është vendosur bashkimi i këtyre dy procedimeve penale në një procedim të vetëm",- thuhet në dosjen hetimore. Më tej theksohet se më datë 18.10.2017, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Armand Koçerri në fshatin Babicë e Vogël, tek një dhomë të katit të parë është gjetur dhe sekuestruar sasia e lëndës narkotike e llojit kanabis sativa, prej 3978 kg, e paketuar në disa pako të mbështjella me qese natribani. Nga të dhënat rezulton se kjo sasi lënde narkotike kishte mbetur gjatë kohës së grumbullimit të lëndës narkotike të kultivuar, ku një sasi e madhe e saj i është sekuestruar shtetasit Moisi Habilaj gjatë kohës së trafikimit të saj në Itali. Shtetasi Armando Koçerri dyshohet se ka ndihmuar anëtarët e këtij grupi kriminal duke vendosur banesën e tij në funksion të magazinimit të lëndës narkotike, me qëllim trafikimin e saj në drejtim të Italisë në bashkëpunim me shtetasit Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Nezar Seiti, etj. Gjatë kontrollit të bërë nga policia gjyqësore objektit ' Fabrikë e Vajit", në pronësi të shtetasit Florian Habilaj, në fshatin Babic e Vogël, është gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale një mjet lundrues, gomone, me mbishkrimin "Wave", mbi të cilën ndodhej një motor së bashku me karelin metalik, i cili kishte të montuar dy goma. Sipas dokumentacionit mjeti lundrues rezultoi në emër të shtetasit Ferdinand Habilaj, por që i ishte lënë në përdorim shtetasit Moisi Habilaj. "Nga aktet e letërporosisë të dërguar nga autoritetet italiane të drejtësisë rezulton se është arrestuar personi në hetim Moisi Habilaj dhe disa persona të tjerë si të dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Trafikimit të narkotikëve kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal". Arrestimi i këtyre shtetasve është kryer në funksion të hetimeve ë autoritetet italiane të drejtësisë po zhvillonin në lidhje me kapjen dhe sekuestrimin e sasisë prej 3.5 tonësh lëndë narkotike e llojit kanabis sativa në territorin e shtetit italian. Konkretisht, nga autoritetet ligjzbatuese italiane, grupit kriminal me organizator shtetasin Moisi Habilaj, i janë sekuestruar lëndë narkotike në katër raste", thuhet në dosjen e prokurorisë.
SEKUESTRIMET E DROGËS
Rasti i parë është në datë 25.10.2013 ku në vendin e quajtur Augusta janë sekuestruar 1650 kg lëndë narkotike kanabis sativa, rasti i dytë më datë 27.02.2014 në vendin e quajtur Palogonia ku u sekuestruan 290 kg lëndë narkotike kanabis sativa, rasti i tretë më datë 29.072014 në qytetin e Catanias ku u sekuestruan 294 kg lëndë narkotike kanabis sativa dhe rasti i katërt në vendin e quajtur Risposto ku u sekuestruan 880 kg lëndë narkotike kanabis sativa dhe dy armë luftarake automatike. Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi Moisi Habilaj në bashkëpunim me persona të tjerë, të cilët ushtrojnë funksione publike në Republikën e Shqipërisë ka arritur të trafikojë jashtë shtetit me destinacion Italinë, sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Personi në hetim Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bashkëpunuar me zyrtarë të lartë të policisë së shtetit për kultivimin e sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike dhe trafikimin e tyre në mënyrë të organizuar me destinacion jashtë vendit.
"Nga hetimet e kryera rezulton se pjesëmarrës të këtij grupi kriminal janë dhe shtetasit Sokol Bode, me detyrë shef i stacionit të policisë Dhërmi, i cili ka mbajtur lidhje duke iu ofruar ndihmë dhe mbështetje anëtarëve të këtij grupi kriminal më qëllim realizimin e