Gazeta Shqiptare

Basha: Nëse e duam BE, Tahiri në burg dhe Xhafaj të largohet

Mesazhet e deputetit të Merkelit, kreu i PD- së: Qeveria, ' lakuriq' para botës "Fasada ra, po pengohet integrimi"

- Valentina Madani

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, i bën thirrje kryeminist­rit Rama të heqë dy pengesat e mëdha që sipas tij mbajnë peng rrugëtimin europian të Shqipërisë, të çojë në burg Saimir Tahirin dhe të largojë Fatmir Xhafajn nga Ministria e Brendshme. Duke cituar deklaratat e fundit të Johan David Wadephul, nënkryetar i partisë së kancelares Merkel, z. Basha i beri sërish thirrje kryeminist­rit Edi Rama që të largojë nga qeveria ministrin Fatmir Xhafaj dhe t'i japë fund mbrojtjes politike që po i bën Saimir Tahirit. "Kur na ndajnë vetëm 2 javë nga vendimi për hapjen e negociatav­e për anëtarësim­in e Shqipërisë në familjen europiane, mesazhet e Europës po bëhen çdo ditë e më të qarta. Hapja e negociatav­e dhe integrimi i Shqipërisë në BE nuk është proces reklamash dhe lobimesh personale. Është një proces i vërtetë i veprimit dhe sjelljes si europiane. Strategjia e Edi Ramës përmes krijimit të një fasade të rremë që gjërat në Shqipëri shkojnë mirë, ka dështuar. Fasada ka rënë. Qeveria është lakuriq para botës. Sot nuk ecin më gënjeshtra­t, mashtrimet, kërcënimet dhe fajësimet e të tjerëve", tha z. Basha. Nisur nga kjo, ai kërkoi: "Tahiri duhet të jetë aty ku e kanë vendin trafikantë­t. Nëse duam Evropën, Xhafaj duhet të largohet një orë e më parë. Qeveria duhet të luftojë e jo të mbrojë korrupsion­in krimin e trafikun. Të bëjmë reformë zgjedhore e ndalim shitblerje­n e zgjedhjeve. Rama, Tahiri, Xhafaj janë sot pengesat kryesore të integrimit në BE. Është e qartë se çfarë duan shqiptarët, hapjen e negociatav­e, ndaj është urgjente largimi i Xhafajt dhe dhënia fund e mbrojtjes politike që Rama po i bën Tahirit. Rama duhet t'i bindet vullnetit të shqiptarëv­e, ose duhet të largohet". Mesazhet e dy ditëve

më parë të zv. kryetarit të Grupit Parlamenta­r CDU/ CSU se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht për hapjen e negociatav­e, se Tahiri është "peshk i madh" dhe Xhafaj duhet të largohet, sipas Bashës janë pasqyra e vërtetë e gjendjes në Shqipëri dhe prova se gënjeshtra­t nuk ecin. "Zgjedhja që kemi sot përpara nesh është e qartë: nëse duam Europën, Samir Tahiri duhet të jetë aty ku e kanë vendin

trafikantë­t dhe pushtetarë­t e lidhur me trafikantë­t. Është e qartë se çfarë duan shqiptarët, shqiptarët duan Europën. Shqiptarët duan hapjen e negociatav­e, ndaj është urgjent largimi i Fatmir Xhafaj dhe dhënia fund e mbrojtjes politike që Rama po i bën Saimir Tahirit. Zgjedhja është e shqiptarëv­e dhe jo e Edi Ramës. Edi Rama duhet t'i bindet vullnetit të njerëzve, ose të largohet", theksoi kreu i PD- së. "400 mijë shqiptarë të ikur në vitet e fundit nga papunësia dhe varfëria, çfarë janë për këtë kryeminist­ër? Turp dhe faj i rëndë të tallesh me varfërinë, ky e bën dhe kjo i jep kënaqësi. Papunësia është kthyer në tragjedinë e vërtetë të Shqipërisë. Kryeminist­ri do vazhdojë të gënjejë, sepse atij si Shvejkut, nuk i duhet gjë se çfarë thotë vetë", tha z. Vasili.

 ??  ?? Parlamenti Europian
Parlamenti Europian
 ??  ?? Kryetari i opozitës Lulëzim Basha
Kryetari i opozitës Lulëzim Basha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania