Gazeta Shqiptare

Trump kundër samitit të G7? Ja prapaskena­t nga postimi i fundit në rrjetet sociale

Presidenti i SHBA: S'do të mbështes deklaratën finale

-

Donald

Trump i ka surpri zuar të gjithë me deklaratën e tij të fundit. Presidenti i SHBA- ve deklaroi se nuk do të mbështesë deklaratën finale të Samitit të G7- ës, për shkak të fjalimit të kryeminist­rit kanadez, Justin Trudeau. Presidenti amerikan shkroi në një postim të fundit në "Twitter" se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta miratojnë komunikatë­n përfundimt­are të G7 pas deklaratav­e "të rreme" të Trudeau. "Ne po mendojmë për tarifat e makinave e importuara në SHBA", shtoi Trump duke sulmuar kryeminist­rin kanadez, Justin Trudeau, të cilin e profilizoi si "një njeri

DONALD TRUMP

"Ne po mendojmë për tarifat e makinave të importuara në SHBA. Duke pasur parasysh se Kanadaja po nxit shtimin e tarifave për fermerët, punëtorët dhe kompanitë amerikane, unë kam udhëzuar të mos mbështes komunikatë­n përfundimt­are. Në përgjigje të kryeminist­rit kanadez, tarifa do të jenë 270% për produktet e qumështit", shkroi Trump në "Twitter".

të dobët dhe shumë të pandershëm", që kritikoi tarifat e vendosura nga SHBA- të. "Duke pasur parasysh se Kanadaja po nxit shtimin e tarifave për fermerët, punëtorët dhe kompanitë amerikane, unë kam udhëzuar të mos mbështes komunikatë­n përfundimt­are", shkroi Trump,

duke deklaruar gjithashtu se tarifat e SHBA "në përgjigje të kryeminist­rit kanadez do të jenë 270% për produktet e qumështit". Deklarata e kryeminist­rit kanadez që "tërboi" trump "Ne kanadezët jemi të mirë, jemi të arsyeshëm, por nuk pranojmë të keqtrajtoh­emi, kjo është fjalia e artikuluar nga Trudeau, që "tërboi" Trumpin. Kryeminist­ri kanadez, Justin Trudeau, gjatë një konference për shtyp në Charlevoix kritikoi ashpër taksat mbi çelikun dhe aluminin të vendosura nga Shtëpia e Bardhë për Kanadanë, Meksikën dhe Evropën. "Unë i thashë pres- identit amerikan drejtpërdr­ejt se kanadezët nuk do të lejojnë që Shtetet e Bashkuara të vendosin tarifa që dëmtojnë industrinë tonë të çelikut dhe aluminit. Për ne që kemi luftuar krah për krah me amerikanët në Luftën e Parë Botërore, kjo është një fyerje", - tha ai.

 ??  ?? Donald Trump
Donald Trump

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania