Gazeta Shqiptare

Finalja U- 17, Besa dominon Vllazninë, fiton trofeun e kampiones

Shkëlqen dhe gjyqtari i ri Besnard Kaimi

-

Besa

e Kavajës së 17vjeçarëv­e ka kurorëzuar një sezon ëndrrash duke fituar gjithçka në një kampionat që do të mbahet mend gjatë nga çunakët kavajas. Në finalen e madhe të luajtur në "Selman Stërmasi", Besa vinte si kampione e grupit B, ndërsa përballë kishte kampionen e grupit A, Vllazninë, pretendent­ja kryesore për trofeun. Por verdhezinj­të e vegjël dominuan gjithçka në një 80 minutësh që foli vetëm për ta. Djelmoshat nga Kavaja e zgjidhin ndeshjen shpejt. Në minutën e 16- të Meçja do të çelë rezultatin pas një goli shumë të bukur me kokë. Me avantazhin e një goli për Besën, ekipet shkojnë në dhomat e zh- veshjes, ndërsa edhe në pjesën e dytë vijoi dominimi i verdhezinj­ve. Edhe njëherë Meçja realizon në të 63- ën duke futur në kasafortë rezultatin, ndërsa 7 minuta më pas, Krasniqi detyron shkodranët të kapitulloj­në pas golit të tretë. Vllaznia do ta gjejë golin e nderit në limitet e kohës së rregullt. Minuta e 80- të ( kujtojmë që për këtë grupmoshë, ndeshjet zgjasin 80 minuta dhe jo 90) dhe kryesori Besnard Kaimi do të akordojë një 11metërsh pas një kontakti në zonën e Besës. Ndeshje shumë e mirë kjo për gjyqtarin e ri të kolegjiumi­t të Tiranës, që tashmë duket po i drejtohet me hapa galopantë takimeve të superiores, për të vijuar traditën e familjes Kaimi. Nga pika e bardhë do të ekzekutojë saktë Mali, që vulos rezultatin përfundimt­ar 3- 1. Për Besën, ky është trofeu i parë në histori për këtë grupmoshë, ndërsa më herët kishte fituar edhe Kupën e Shqipërisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania