Gazeta Shqiptare

Protesta e opozitës, Rama: Nuk jap dorëheqje, qeveria është në fuqi

Intervista në "Francë 24", kryeminist­ri shmang pyetjet për opozitën: Janë çështje të brendshme "Negociatat, nuk i kërkojmë asnjë para Europës"

-

Nuk kërkojmë asnjë para nga Europa. Negociatat nuk i kushtojnë asnjë qindarkë Europës. Negociatat janë thjesht një rrugëtim për të vazhduar drejt reformave". Kështu u shpreh dje kryeminist­ri Edi Rama në intervistë­n e dhënë për "TV France 24". Gjatë intervistë­s, kreu i qeverisë foli edhe për protestën e opozitës të mbajtur disa ditë më parë, duke e cilësuar këtë të fundit si një çështje të brendshme, e cila nuk duhet të zërë faqet e para të medieve të huaja. "Mendoj se nuk është një lajm, i cili nuk duhet të zërë faqet e para të gazetave ndërkombët­are, është jeta e brendshme e vendit. Opozita është duke protestuar dhe ka një qeveri që është në fuqi", tha Rama, pasi gazetarja insistoi në pyetjen nëse ai do japë ose jo dorëheqjen.

Shqipëria dëshiron të hyjë në Bashkimin Europian. Negociatat janë hapur. 10 ditë pas Samitit në Sofje, Bullgari, kemi ftuar sot kryeminist­rin e Shqipërisë, zotin Edi Rama. Shumë faleminder­it që jeni sonte me ne! Përpara se të flasim për negociatat, të cilat do të hapen mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, dua të kthehem në një incident që ndodhi fundjavën e kaluar. Në fakt është plagosur një gazetar gjatë një proteste të opozitës. Ata kërkojnë dorëheqjen tuaj, dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, çfarë është duke ndodhur?

Mendoj se nuk është një lajm, i cili duhet të zërë faqet e para të gazetave ndërkombët­are, është jeta e brendshme e vendit. Opozita është duke protestuar dhe ka një qeveri që është në fuqi.

Pra, ju nuk keni ndërmend të dorëhiqeni?

Të kërkosh dorëheqjen e kryeminist­rit në Shqipëri, kjo ndodh shpeshherë, që kur ne kemi hyrë në demokraci.

Por, përse këtë herë, ata janë duke kërkuar hapur dorëheqjen tuaj dhe janë duke kritikuar gjithashtu ministrin e Brendshëm, për shkak të lidhjeve që vëllai i tij ka pasur me drogën. Ju thoni thjesht se është jeta e brendshme demokratik­e e vendit tuaj?

Po, e në fakt, kur flas në gjuhë të huaj, nuk flas asnjëherë për opozitën, sepse mendoj që është një çështje e brendshme e Shqipërisë.

Ju thatë se është jeta demokratik­e e Shqipërisë. Opozita është aty dhe nuk dëshironi të shpreheni më shumë për këtë. Pra, nuk ka asgjë për t'u befasuar, sepse kjo është jeta e brendshme e vendit tuaj dhe ju nuk do të jepni dorëheqjen?

Po, është e drejtë. Shqipëria ka parë manifestim­e më të mëdha. Kjo është jeta demokratik­e e vendit dhe është normale.

Dakord, ndalemi këtu. A keni rezultate konkrete në lidhje me luftën kundër kriminalit­etit, krimit të organizuar dhe kundër drogës, sepse kjo bën pjesë në angazhimet që Shqipëria duhet të përmbushë përpara se të hyjë në Bashkimin Europian.

Kemi shumë rezultate që janë themelore. Ndryshe, KE nuk do të bënte rekomandim­in pa kushte të hapjes së negociatav­e me Shqipërinë. E nga ana tjetër, sigurisht jemi të ndërgjegjs­hëm se ka ende për të bërë dhe nuk është se ne jemi duke trokitur në dy- ert e BE për t'u bërë anëtarë, por jemi duke u përgatitur për hapjen e negociatav­e, të cilat do të vazhdojnë shumë vite, për të vënë në jetë të gjitha reformat e nevojshme, për të përmirësua­r gjithçka që mund të bëjmë edhe nga pikëpamja e ligjvënies. Është një punë në vazhdim.

Në fakt, Europa është duke vuajtur nga kriticizmi…

Po, vuan nga kriticizmi, i cili vjen nga brenda BE- së. Mendoj se ka shumë arsye për këtë kriticizëm dhe një prej tyre është më themelorja, sipas meje. Sot, faktikisht, Europa është duke jetuar për Kryeminist­ri Rama para se të nisë vizitën zyrtare në Vjenë ishte dje në Paris, ku u zhvillua takimi vjetor i Këshillit Europian për Marrëdhëni­e me Jashtë. Në kryeqyteti­n francez, Rama është takuar me presidenti­n serb, Aleksandar Vuçiç si dhe diplomatin që organizoi takimin, Carl Bildt. “Europa është feja jonë. E tmerrshme, nëse kjo ndryshon. Jam i shqetësuar për perspektiv­ën euro.

herë të parë në historinë e saj një moment në të cilin brezi i ri i sotëm nuk e ka njohur luftën. Ndërkohë që ne ballkanasi­t e kemi njohur luftën. Unë nuk isha i vogël, isha i rritur, isha madje dhe ministri i Kulturës, kur patëm një luftë të tmerrshme, e cila detyroi që 500- 600 mijë shqiptarë të Kosovës të vinin në Shqipëri.

Pas shpërbërje­s Jugosllavi­së…

Pikërisht. Ne e dimë, ne e njohim luftën dhe kjo është arsyeja, sepse Europa për ne është ajo që ka qenë për baballarët themelues të BE. Është vendi i paqes dhe i sigurisë.

Samiti BE- Ballkani Perëndimor u mbajt në Sofje përpara rreth 10 ditësh. A patët ju përshtypje­n se në këtë samit, dyert e BE u hapën për ju, kur dihet që sot është ky kriticizëm.

Nuk bëhet fjalë në fakt për

zgjerim të BE- së, por bëhet fjalë për të vazhduar në të njëjtën linjë me atë që ka thënë presidenti juaj, Makron. Pra, të shkojmë nga njëra anë, drejt thellimit të Unionit të BE përpara se të zgjerohemi dhe nga ana tjetër, një thellim të reformave nga vendet e Ballkanit, përpara se ne të bëhemi anëtarë.

Pra, nuk është një zgjerim faktik…

Jo, nuk është një zgjerim faktik. Ai ndodh atëherë kur ka anëtarë të rinj. Sot për sot nuk bëhet fjalë për anëtarë të rinj, por bëhet fjalë për të ndihmuar vendet e Ballkanit si Shqipëria, Maqedonia, Bosnje- Hercegovin­a, Serbia, Mali i Zi, për t'i çuar ata drejt përparimit.

Ju nuk kërkoni para nga Europa?

Nuk kërkojmë asnjë para nga Europa. Negociatat nuk i kushtojnë asnjë qindarkë Europës. Negociatat janë thjesht një rrugëtim për të vazhduar drejt reformave. Janë dhe inspektime për të parë nëse ne do t'i kemi përmbushur këto reforma ose jo.

Ka shumë reforma që duhet ende t'i përmbushni?

Po, ka shumë kapituj. Është një rrugë besimi për vendin tonë dhe ne jemi duke e kryer këtë gjë, jo për t'u bërë anëtarë, por më shumë për fëmijët tanë, sepse kemi ndërmend që të shkëputemi njëherë e mirë nga e kaluara, që të bëhemi shtete të së drejtës, njësoj si vendet e BE- së.

Për ju, e ardhmja është Europa?

Është e vetmja e ardhme e mundshme.

Shqipëria ka përqindjen më të madhe të të rinjve, të cilët emigrojnë në BE. Cila është arsyeja pse të rinjtë largohen nga Shqipëria?

Në fakt ka një periudhë, e cila vijoi pas izolimit të Shqipërisë. Vendi u hap, njerëzit largohen, njerëzit kthehen sërish. Është ndryshimi i sistemeve që e sjell këtë gjë, nga njëra anë dhe nga ana tjetër mendoj se është normale që njerëzit të largohen dhe të kthehen. Nuk ju vjen keq për këtë? Jo, nuk më vjen keq, sepse historia na tregon se vendet që janë të pasura, ato më të pasurat sot në Europë kanë qenë vende të varfra, ku njerëzit kanë emigruar dhe kanë ndihmuar më pas familjet e tyre. Kanë mësuar shumë gjëra në botë dhe janë kthyer pas me kultura dhe kapacitete të reja, duke pasuruar vendet e tyre.

Një pyetje lidhur me Presidenti­n turk Erdogan. Ka deklaruar se ka investuar 3 miliardë euro në Shqipëri, ndërkohë edhe një aeroport në Vlorë. A i mbështesni ju këto projekte?

Bëhet fjalë në fakt për një bilanc prej 30 vitesh bashkëpuni­mi. Nuk është se këto janë 3 miliardë euro të ditës së sotme. Pra, janë 30 vite bashkëpuni­m. Ashtu sikundër ndodh edhe në vendet e tjera, secili ka lirinë për të bërë biznese, qofshin ato ndërmarrje kineze, turke, europiane.

Ato janë të gjitha të mirëpritur­a në Shqipëri?

Po, që të gjitha janë të mirëpritur­a në Shqipëri.

Pra, nuk është se Erdogani është duke kërkuar të zgjerojë influencën e tij në Ballkan dhe veçanërish­t në Shqipëri?

Me Shqipërinë, Turqia ka një lidhje miqësore që daton prej kohësh. Shqipëria është një vend, i cili është i orientuar drejt BE- së. Është një vend myslimanës­h dhe të krishterës­h, por feja e sotme është Europa.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama në intervistë­n e dhënë për "TV France 24"
Kryeminist­ri Edi Rama në intervistë­n e dhënë për "TV France 24"
 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania