Gazeta Shqiptare

Përplasja, gjakoset Spaho: Policia na dhunoi, Rama s'do e ketë kollaj

Faktet tronditëse, mes të arrestuarv­e të sëmurë që qëndrojnë në karrocë me rrota Telefonata me Ruçin: S'ka ndodhur as në kohën e Enverit

- Valentina Madani

Gjatë përplasjes para gjykatës, ku u dha masa e sigurisë për 23 protestues­it e arrestuar pas protestës së dhunshme në Rrugën e Kombit, mbeti i gjakosur dhe nënkryetar­i i PD, Edmond Spaho brenda gjykatës së Tiranës. Deputetët nuk janë lejuar të hyjnë brenda në sallën që do jepej vendimi për 23 të ndaluarit. Ata hasën përballjen me policinë që ka tentuar t'i nxjerrë jashtë duke u konfrontua­r edhe fizikisht. Spaho është lënduar duke u gjakosur në fytyrë teksa tregoi para mediave gjakun edhe në këmishën e tij. Në një deklaratë për mediat ai paralajmër­oi: "Jemi të gjithë kolegët aty, të kuptoni shtetin diktatoria­l të Edi Ramës. Policia nuk na lejoi të futeshim, ushtruan dhunë shikoni në çfarë gjendje jemi. Edi Rama ka për ta pasur shumë shpejt fundin, kështu me dhunë edhe si ka rrethuar gjysmën e Tiranës, nuk do e ketë kollaj, do përplaset me qytetarët, do përplaset me ne. Nuk na e del dot me dhunë". Ai nxori disa të dhëna, që i konsideron tronditëse. Sipas deputetit të PD- së, mes kuksianëve të arrestuar nga policia në mes të natës, ka njerëz të sëmurë, madje persona që qëndrojnë në karrocë me rrota, madje ka nga ata që nuk kanë qenë fare në protestë. Pas incidentit brenda ambienteve të gjykatës së Tiranës, ku deputeti i PD- së mbeti i lënduar, pasi u konfrontua­n me policinë, ai mori në telefon ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. "Gjyqtarja deri tani nuk ka dhënë vendim. Kemi ardhur në kohën që nuk ishte marrë vendim. Na thanë do hyni dhe nuk na lejuan të hyjmë. Tani se si i kurdisni ju këto, që nuk lejoni deputetët, ky është turp i madh. Në nuk kemi ardhur këtu për të ushtruar dhunë, në kemi ardhur të ndjekim gjyqin, ju nuk na lejoni. Kjo nuk ka bërë vaki as në kohën e Enverit, që të rrihen deputetët. Të mora që ta zgjidh, je ministër i Brendshëm, ti mban përgjegjës­i"- ka thënë Spaho në telefon. Po ashtu Spaho telefonoi edhe drejtorin e Policisë së Tiranës, Kastriot Skenderaj. Pas tensioneve

të krijuara te gjykata e Tiranës, ku deputetët e PD- LSI u përplasën me policinë, Lulzim Basha u bëri thirrje të gjithë socialistë­ve të marrin në dorë situatën. Duke sulmuar kryeminist­rin Edi Rama, kreu i PD iu ka kërkuar socialistë­ve të ndalin aventurier­in e çmendur që po e çon vendin drejt një spiraleje dhune për interesat e pasurisë dhe pushtetit të tij e të kriminelëv­e që e

rrethojnë.

Basha publikoi në ' Facebook' një video nga përplasja te gjykata, duke dalë në krah të qytetarëve. "Akti i fundit i degradimit të çdo pushteti është kur kthehen kundër popullit të tyre. Sot të gjithë po kuptojnë që një regjim që mbështetet mbi drogën dhe krimin prodhon dhunë dhe përplasje. Siç e pa çdo shqiptar para pak ditësh, Edi Rama ka hum- Deputetja e LSI, Nora Malaj, u shpreh se forcat e policisë të armatosura kishin rrethuar sallën e gjykatës. "Pushteti i Ramës është i terrorizua­r, dhe po ushtron presion edhe tek ligjvënësi­t. Policia të zbatojë rregullat ligjore që janë të barabarta për të gjithë. Të mos përshkallë­zojë situatën. ", - tha Malaj.

bur çdo kontroll nën efektin e substancav­e që merr. Prandaj ju bëj thirrje të gjithë shqiptarev­e dhe atyre deputetëve të ndershëm socialistë, që të marrin situatën në dorë dhe të mos lejojnë një aventurier të droguar që ka humbur kontrollin të krijojë përplasje me njerëzit dhe ta çojë vendin drejt një spiraleje dhune për interesat e pasurisë dhe pushtetit të tij e të kriminelëv­e që e rre-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania