Gazeta Shqiptare

Tentativa e grabitjes në Fier, gjykata lë në burg Arben Muçën

I plagosuri në spital, përfaqësoh­et në seancën gjyqësore nga avokati 35- vjeçari: Nuk mbaj mend asgjë, jam i tronditur!

-

Gjykata e rrethit të Fi erit dje vendosi masën e sigurisë "Arrest me burg" ndaj Arben Muçës, i cili mbeti i plagosur nga policia gjatë tentativës së grabitjes së banesës së Minella Muçit. Ngjarje kjo e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në lagjen "29 Nëntori" të këtij qyteti, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i vrarë 20vjeçari nga Elbasani, Xhuljan Sollaku. Për shkak të gjendjes shëndetëso­re, 35vjeçari me origjinë nga Puka nuk është paraqitur në seancën gjyqësore, por është përfaqësua­r nga avokati i caktuar kryesisht nga gjykata, Ardian Abazi. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Igerta Hysi vendosi brenda pak minu- tash lënien në qeli të Arben Muçës, ashtu sikurse kërkoi prokurori i çështjes, Çlirim Sina. Gjatë fjalës së tij, avokati Abazi tha se klienti i tij nuk mbante mend asgjë. "Nuk mbaj mend asgjë, jam i shokuar" i ka thënë 33vjeçari avokatit mbrojtës. Muço nuk ka bashkëpunu­ar me drejtësinë, e cila po kërkon dy autorët e tjerë të tentativës së grabitjes. Policia mendon se ky është grupi që ka kryer një sërë grabitjesh kohët e fundit në qytete të ndryshme të vendit. Burime nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për një grup të sofistikua­r kriminal. "Shëtitës", profesioni­stë dhe të dhunshëm. Ky është përshkrimi, që hetuesit kanë për grupin e grabitësve, i cili në orët e para të mëngjesit të së premtes shkëmbeu zjarr për afro 15 minuta me policinë në lagjen "29 Nëntori" të qytetit të Fierit. Sipas hetuesve të çështjes, ka të dhëna se ky është grup që ka kryer një sërë grabitjesh me armë kohët e fundit në qytete të ndryshme të vendit. Dhe në çdo grabitje policia nuk ka gjetur asnjë gjurmë, që mund të çonte në identifiki­min e tyre. Ndërkaq, mësohet se familja Muçi ka një djalë që jeton prej vitesh në Meksikë. Pikërisht ky fakt dyshohet se ka shtyrë grabitësit të tentonin të hynin në banesë, pasi kanë pasur informacio­ne se dy pensionist­ët mund të kishin para kesh në shtëpi. Bëhet fjalë për rreth një milion euro. Hetuesit besojnë se grabitësit e kanë vëzhguar prej kohësh famil- jen Muçi. I arrestuari i vetëm i ngjarjes së rendë, Arben Muça ( u plagos në këmbë) nuk ka pranuar të bashkëpuno­jë me policinë. 35- vjeçari është marrë në pyetje në spitalin e Fierit, por nuk ka dhënë asnjë detaj të vlefshëm që mund të çojë në arrestimin e dy personave të tjerë, që morën pjesë në grabitje. Ndërsa, vijon të jetë në kërkim vëllai i tij, Ardi Muça dhe një person tjetër, i cili dyshohet se është nga Fieri dhe njohës i mirë i lagjes "29 Nëntori" ku ndodhi ngjarja.

 ??  ?? Viktima Xhuljan Sollaku
Viktima Xhuljan Sollaku
 ??  ?? I arrestuari Arben Muça
I arrestuari Arben Muça

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania