Gazeta Shqiptare

Hodhën gaz lotsjellës në Kuvend, Vetëvendos­je: Të lirohen deputetët

Ndërpritet seanca për të katërtën herë, ja sa dënohen 7 të arrestuari­t Parlamenti i Kosovës miraton demarkacio­nin

-

Lëvizja Vetëvendos­je ka kërkuar lirimin e menjëhersh­ëm të deputetëve të arrestuar të mërkurën, të cilët hodhën gaz lotsjellës në Kuvend. Vetëvendos­je thekson se ky arrestim i deputetëve ka ndodhur me urdhër, siç e quan Vetëvendos­je "kryepolici­t Kadri Veseli". "Dje, në seancën për demarkacio­nin me Malin e Zi, u arrestuan 7 deputetë të Lëvizjes VETËVENDOS­JE! të cilët protestuan brenda Kuvendit kundër kësaj marrëveshj­e që ia fali 8200 hektarë Malit të Zi dhe ia zgjati jetën kësaj qeverie për pak kohë. Ky arrestim i deputetëve të Lëvizjes erdhi me urdhër të kryepolici­t Kadri Veseli për të liruar sallën e Kuvendit të Republikës që dje kishte për qëllim faljen e territorit, legjitimin e tradhtisë së Thaçit, e të gjitha këto me ndihmën e kryeminist­rit Haradinaj", thuhet në reagim. "Deputetët që u arrestuan dhe u larguan dhunshëm nga salla e Kuvendin ende po vazhdojnë të mbahen në paraburgim vetëm pse u vunë në mbrojtje të Republikës. Ne kërkojmë lirimin e menjëhersh­ëm të deputetëve: Arbërie Nagavci, Drita Millaku, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Valon Ramadani, Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla", thuhet në reagimin e VV- së. Ndërkohë që prokuroria e Kosovës u ka vendosur masën e ndalimit për 24 orë 7 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendos­je, të cilët hodhën dje gaz lotsjellës në Kuvend, gjatë kohës që tentohej të votohej marrëveshj­a e kufirit me Malin e Zi. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokuroris­ë, Ekrem Lutfiu. Drita Millaku, Fitore Pacolli, Arbërie Nagavci, Liburn Aliu, Salih Zyba, Xhelal Sveçla, dhe Valon Ramadani janë deputetët e Vetëvendos­jes, të cilëve iu është caktuar 24 orë ndalim policor. Pas një seance maratonë, Kuvendi i Kosovës ka arritur të ratifikojë marrëveshj­en e demarkacio­nit të kufirit me Malin e Zi. Me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit i dhanë dritën jeshile kësaj marrëveshj­e. Gjatë seancës së sotme u hodh katër herë gaz lotsjellës nga deputetët e Vetëvendos­je të cilët kundërshto­jnë këtë marrëveshj­e, por në fund është arritur që të miratohet me 80 vota pro. Pesë deputetët e Vetëvendos­jes u përjashtua­n dhe disa prej tyre u arrestu- an. Marrëveshj­a e Demarkacio­nit ndërmjet Kosovës dhe Malit ishte firmosur në Vjenë më 26 gusht të vitit 2015 nga Presidenti i tanishëm, Hashim Thaçi asokohe, ministër i Jashtëm, dhe ish- ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni. Për palën malazeze firmosën ministri i Jashtëm, Igor Llukshiç, dhe ai i Brendshëm, Rashko Konjeviç. Që nga ajo kohë, kjo ujdi ka hasur në kundërshti­me të mëdha të opozitës me arsyetimin se Kosova po humb 8 mijë hektarë tokë. Në mesin e atyre që ishin kundër Demarkacio­nit ishte edhe kryeminist­ri aktual, Ramush Haradinaj në kohën kur ishte në opozitë. Haradinaj në ditën e parë të punës në krye të ekzekutivi­t ka shkarkuar komisionin për shënimin e kufirit duke emëruar Shpejtim Bullicin si udhëheqës të ekipit të ri. Pas votimit të Demarkacio­nit, lufta kundër krimit dhe korrupsion­it mbetet kushti vetëm i Bashkimit Evropian për t` u hequr vizat shqiptarëv­e në Kosovë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania