Gazeta Shqiptare

Përkeqësoh­et situata në Shkodër, 300 shtëpi e 5 mijë ha tokë nën ujë

Përmbytjet, KESH i akordon Ministrisë së Mbrojtjes 10 milionë lekë Lokalët: 69 persona janë akomoduar në konvikt

-

Shkodra vijon të jetë nën pushtetin e ujit. Burime zyrtare nga Shtabi i Emergjenca­ve Civile dje bënë me dije se stuhia e shirave ka përkeqësua­r situatën në këtë qark. Mësohet se sipërfaqja e përmbytur ka arritur në 4958 ha tokë, ndërsa mbi 300 shtëpi janë të rrethuara nga uji. Ndërkohë që mbetet problem mungesa e energjisë elektrike në disa zona. Shtyllat e energjisë elektrike janë dëmtuar dhe kërkohet ndërhyrja e OSHEE- së. Uji nuk ka kursyer as shkollat, disa prej të cilave kanë prezencë uji. Sipas burimeve të mësipërme, 69 persona janë akomoduar në konvikt. Ndërkaq, Korporata Elektroene­rgjetike Shqiptare i ka akorduar Ministrisë së Mbrojtjes 10 milionë lekë të reja për përballimi­n e situatës së krijuar nga përmbytjet në Shkodër. Në njoftimin e KESH thuhet se ky institucio­n solidarizo­het me operacione­t e gjithanshm­e të strukturav­e shtetërore që po menaxhojnë vështirësi­të e krijuara në zonën veriore të vendit nga reshjet e dendura dhe të tejzgjatur­a të muajit mars 2018. "Organet drejtuese të Korporatës i kanë akorduar Ministrisë së Mbrojtjes një fond prej 10 milionë lekë të reja si kontribut për përballimi­n e nevojave jetësore të familjeve të shpërngulu­ra. Korporata, ndërkohë që vijon të ndjekë në dinamikë ecurinë e parametrav­e hidroenerg­jetikë në kaskadë dhe të operojë veprat energjetik­e brenda përgjegjës­isë së saj ligjore dhe përcaktime­ve rregullato­re, po bashkërend­on informacio­nin në kohë reale me të gjitha strukturat e pushtetit qendror dhe lokal dhe emergjenca­t civile",- thuhet në njoftimin e KESH.

SITUATA

Pas inspektime­ve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër rezulton se në njësinë administra­tive Dajç janë përmbytur 1750 ha tokë, ndërsa kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinatur­ës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjati­t. Rrugët Shirq- Darragjat; Belaj- Pentar, Bishti i Qarrit dhe Urrela janë të bllokuara. Në ambientet e disa shkollave ka prezencë uji, ndërsa kanë rënë disa shtylla të energjisë elektrike në rrugën e Dajçit. Paraqitet shumë e nevojshme vendosja e shenjave orientuese në rrugë për të bërë të mundur kalimin. Janë mbi 300 shtëpi të rrethuara nga uji. Kërkohet furnizim me ujë të pijshëm për banorët. Në njësinë administra­tive Ana e Malit janë përmbytur 1300 ha

tokë. Ujësjellës­i ' Oblika 1' dhe ' Oblika 2' janë jashtë funksionit. Kërkohet furnizimi me ujë të pijshëm për banorët dhe nevojiten çizme të gjata për banorët. Lagjja Goricë është totalisht e izoluar. Janë 177 shtëpi të rrethuara nga uji, 150 në Obot dhe 27 në Goricë. Në njësinë administra­tive Bërdicë janë përmbytur mbi 1280 ha tokë. Stacioni i pompave të Ujësjellës­it në Trush si pasojë e përmbytjev­e është jashtë funksionit. Janë 100 shtëpi të rrethuara nga uji. Në njësinë administra­tive Velipojë janë të përmbytura mbi 410 ha

tokë. Në fshatin Luarz, del uji nën argjinatur­ë. Ndërsa, në atë të Çasit paraqiten shumë probleme. Fshati Luarz është pa energji elektrike. Në njësinë administra­tive Rrethina janë të përmbytura 70 ha tokë. Në zonën e Livadheve janë 17 shtëpi të rrethuara nga uji. Në 3 shtëpi ka hyrë uji brenda. Në

njësinë administra­tive Gur i Zi vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Në qytetin e Shkodrës, e konkretish­t në zonën e Livadheve janë të përmbytura 135 ha tokë. Në këtë rrugë ndodhen mbi 70 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre. Me shumë vështirësi

kalohet me makinë ushtrie, ndërsa në disa zona kalimi bëhet i mundur vetëm me varkë. Në lagjen "Ajasëm" janë rreth 3 ha tokë e mbuluar nga uji. Në 13 banesa ka prezencë uji. Bashkia Shkodër ka bërë evakuime të banorëve dhe gjësë së gjallë kur janë paraqitur nevoja, ndërsa 69 persona të akomoduar në konvikt. Gjithashtu, Bashkia Shkodër ka bërë të mundur edhe lëvizjen e banorëve dhe akomodimin e tyre tek të afërmit e tyre. Ndërkaq, specialist­ët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania