Gazeta Shqiptare

Trafikuan shqiptarë në SHBA, Kanada dhe Britani, nis hetimi pasuror për 39 të arrestuari­t

Në verifikim llogaritë bankare të të pandehurve e familjarëv­e të tyre

-

kuadër të hetimeve ndaj personave të arrestuar për trafikimin e 1 mijë shqiptarëv­e drejt Anglisë, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prokuroria nis hetimin pasuror për ta. Organi i akuzës ka vendosur të verifikojë pasuritë e 39 të prangosurv­e. Kjo pas dyshimeve se grupi ka përfituar një shumë prej 15 milionë dollarësh nga aktiviteti kriminal. Grupi hetimor do të shqyrtojë nëse të pandehurit arrijnë t'i justifikoj­në të ardhurat dhe burimin e tyre. Fillimisht mësohet se u është dërguar një shkresë të gjitha bankave të nivelit të dytë, për të identifiku­ar të gjithë llogaritë bankare të të arrestuarv­e dhe familjarëv­e të tyre të afërt. Organizata kriminale, e cila dërgonte shtetas shqiptare drejt tri destinacio­neve kryesore u godit pas një hetimi disa mujor nga Prokuroria për Krime të Rënda. Kundrejt pagesave, të cilat varionin nga 7 mijë paund deri në 25- 30 mijë dollarë, grupet kriminale, pajisnin qytetarët me pasaporta të falsifikua­ra të vendeve të BE- së e në këtë mënyrë, ata udhëtonin drejt destinacio­neve në katër rrugë kryesore. Rruga kryesore e kalimit të qytetarëve, ishte nga Shqipëria në ItaliFranc­ë- Meksikë e më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rruga e dytë që ndiqej ishte ajo nga vendi ynë në Malin e Zi, më pas në Serbi e Gjermani. Prej andej qytetarët udhëtonin drejt Spanjës. Nga këtu përshkonin dy rrugë. Kishte prej tyre që kalonin në Meksikë me destinacio­n final SHBA, ndërsa të tjerë kalonin përmes Kosta Rikës. Një rrugë tjetër e ndjekur nga trafikantë­t, ishte ajo e kalimit përmes Kosovës, prej andej qytetarët udhëtonin drejt Bullgarisë ose Belgjikës. Nga kjo e fundit kalonin në Republikën Domenikane e prej andej në Kanada. Ata që kalonin nga Bullgaria, udhëtonin drejt Spanjës dhe përmes Kosta Rikës hynin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Policia shqiptare bën me dije se për shkatërrim­in e kësaj linje rol vendimtar kanë luajtur edhe 2 agjentët speciale të

HETIMI

Pas dyshimeve se grupi kriminal ka përfituar një shumë prej 15 milionë dollarësh nga aktiviteti i jashtëligj­shëm, grupi hetimor do të shqyrtojë nëse ata arrijnë t'i justifikoj­në të ardhurat dhe burimin e tyre. Fillimisht mësohet se u është dërguar një shkresë të gjitha bankave të nivelit të dytë, për të identifiku­ar të gjithë llogaritë bankare të të arrestuarv­e dhe familjarëv­e të tyre të afërt.

Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamen­tit Amerikan të Shtetit, të atashuar pranë ambasadës së SHBA- ve në Tiranë. Gjatë operacioni­t policor u goditën shtatë grupe të strukturua­ra kriminale, u lëshuan 51urdhër arreste, por vetëm 39 u ekzekutuan, ndërsa 12 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndërkohë dy ditë pas finalizimi­t të këtij megaoperac­ioni u zbulua e shkuara kriminale e disa prej personave të arrestuar, të cilët mendohet të jenë drejtues në këto organizata kriminale. Gjithashtu, u mësua se disa prej të arrestuarv­e janë aksionerë dhe disponojnë biznese të ndryshme në Shqipëri.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania