Gazeta Shqiptare

Dhoma Amerikane: Rriten taksat, bie konkurrenc­a. Lu: Jam i zhgënjyer

Indeksi, vështirëso­het klima, ndikuan taksat, monopolet dhe konkurrenc­a e pandershme Raporti: Të shqetësuar për nivelin e taksave dhe burokracit­ë

-

një klimë më të mirë biznesi. Së bashku ne mund të nxisim qeverinë që të zba- tojë reformat e nevojshme dhe të luftojë korrupsion­in. Unë u kërkoj të gjithë anëtarëve të Dhomës Amerikane të kërkojnë të mbajnë lart vlerat bazë amerikane të drejtësisë dhe transparen­cës. Së bashku, ne mund të tejkalojmë sfidat e momentit dhe të punojmë për një qëllim më të madh, të bazuar në interesat tona të përbashkët­a dhe vlerat që ndajmë", përfundon letra e ambasadori­t.

RAPORTI

Anketimi i zhvilluar për Indeksin e Biznesit tregon se një perceptim aspak pozitiv që kanë pasur bizneset anëtare të Dhomës Amerikane gjatë vitit 2017 edhe për klimën e brendshme politike, e cila ka rënë me 5.08 pikë, si dhe për sigurinë në vend që ka pësuar rënie me 2.37 pikë. Dhoma Amerikane e Tregtisë njofton se ka organizuar zgjedhjet për zëvendëspr­esident, përgjegjës për Thesarin dhe sekretar, si dhe për një anëtar bordi, duke sjellë kështu katër anëtarë të rinj në bord. Ky proces ka përfshirë në konkurrim dhjetëra kompani prestigjio­ze të Dhomës dhe një shumicë të ndjeshme të kompanive amerikane. Me vendim të bordit të Dhomës dhe më pas me miratim në asamble, Dhoma Amerikane ka bërë disa ndryshime në statut, të cilat ulin numrin e anëtarëve të bordit të Dhomës nga 11 anëtarë në 7 anëtarë, si dhe ulin numrin e mandateve për çdo anëtar bordi dhe të kompanive që ata përfaqësoj­në nga tri në dy mandate të njëpasnjës­hme. Rezultatet e Indeksit të Biznesit 2017- 2018 janë prezantuar në asamble me të gjithë treguesit që matin besimin që kanë kompanitë anëtare të Dhomës Amerikane në lidhje me parametrat kryesore të klimës së biznesit.

 ??  ?? Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania