Sikur t’i dhuronim Tiranës një xhami moderne!
hej dhe komuniteti vendas, por qoftë dhe arkitektë të huaj, Shqipëria mund të kishte një xhami po kaq madhështore, jo me përfytyrime imperiale, por të këndshme , që e paraqiste si duhet ngrehinën mes zhvillimeve të reja moderne të Tiranës.
Një shembull të bukur e paraqiti për publikun kohë më parë arkitekti Maks Velo. Një formë e jashtëzakonshme në formë eliptike, e ndarë në mes, ku pjesa e sipërme do të shërbente për ritualin e faljes, shërbesat dhe të folmen e Imamit. Shoqëruar me një Minare, që po ashtu harkohej bukur krahas saj. Në një farë mënyre në mënyrë metaforike kishim Hënën e zbritur në Tokë, simbolin mysliman, parë në një perspektivë tejet interesante. Interieri do kishte një akustikë të mrekullueshme, që i jepte kuptim të gjithë ndërtimit, por edhe mënyrës së përhapjes së me- sazhit të myslimanëve në ditët e sotme.
Për fat të keq, projekti ose propozimi mediatik i arkitektit kaloi pa u vënë re dhe nuk është marrë parasysh sepse dukej që objekti i xhamisë së madhe ishte paravendosur. Maks Velo e ka paraqitur dhe e ka prezantuar dhe ishte shumë i dhënë që ndoshta edhe të përfshihej në ndonjë konkurs për të, por ndodhi që ajo ishte vendosur me kohë.
Themelet e xhamisë u hodhën më 13 maj 2015, në prani të Presidentit të Shqipërisë Bujar Nishanit dhe Presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdoanit. Xhamia mëtohet të përfundojë në vitin 2018. Ajo po realizohet me mbështetjen financiare nga fondacioni i Presidencës turke të Çështjeve Fetare dhe do ketë mbështetje edhe nga qeveria shqiptare.
Elementët teknikë janë shumë sfidues: Xhamia do të ketë katër minare me gjatësi 50 metër dhe një kupolë qendrore të stilit klasik turk, e gjatë 30 metra. E gjithë sipërfaqja e xhamisë do jetë rreth 10,000 m2 kur kati i parë i xhamisë do të jetë i përbërë nga një qendër kulture, sallë konferencash, bibliotekë, sallë ekspozitash, restorante, dhoma pune dhe dhjetë klasa për studimin e fesë islame dhe Kuranit. Në llogaritjet e arkitektëve besohet se do jenë rreth 4.500 besimtarë që do mund të falen njëkohësisht në xhami.
Xhami impozante por që realisht nuk i përshtatet shumë karakteristikave të sotme të Islamit shqiptar.