Gazeta Shqiptare

Abuzimi me pronat në bregdet, arrestohet kryebashki­aku i Lezhës, Fran Frrokaj

Operacioni i koduar "Ranishtja 4", policia shpall në kërkim edhe 11 vetë Përfundojn­ë në pranga edhe 11 zyrtarë e persona të tjerë

-

Abuzimi me pronat në bregdetin e Lezhës ka çuar në pranga kryetarin e bashkisë së këtij qyteti, Fran Frrokaj. 52- vjeçari, ( përfaqësue­s i Partisë Demokratik­e) i zgjedhur në këtë post në qershor të vitit 2015 akuzohet për shpërdorim detyre dhe konkretish­t për tjetërsim të pronave në zonën e quajtur "Rana e Hedhun" në Shëngjin. Në pranga kanë rënë edhe nënkryetar­i i Bashkisë së Lezhës, Enver Hafizi, kryetar i këshillit të qarkut të Lezhës, Gjok Ndoka ( vëllai i ish- deputetit socialist, Arben Ndoka) dhe zyrtarë të tjerë. Në lidhje me abuzimet e bëra me pronat, prokuroria ka lëshuar 23 urdhër- arreste. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Lezhës mbrëmë bënë me dije se në kuadër të operacioni­t "Ranishtja 4" janë arrestuar dhe ndaluar 12 zyrtarë publikë, ndërsa janë shpallur në kërkim 11 të tjerë. Sipas policisë, këta persona në bashkëpuni­m me njëritjetr­in duke abuzuar me detyrën kanë falsifikua­r, tjetërsuar dhe përvetësua­r 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur "Rana e Hedhun". Mësohet se kjo sipërfaqe është shndërruar me dokumente të falsifikua­ra nga tokë shtetërore në bregdet, në tokë arë dhe pemtore. Më pas është regjistrua­r në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurisë së Paluajtshm­e Lezhë ( ZRPP), duke përfituar padrejtësi­sht në interes të tyre dhe personave të tjerë. Këto hetime proaktive janë kryer në funksion të procedimit penal, regjistrua­r në vitin 2017, për veprat penale t? "Shpërdorim­it të detyrës" dhe "Falsifikim­i i dokumentev­e". Mbi bazën e provave të grumbullua­ra dhe sekuestrua­ra nga Sektori për Hetimin e Korrupsion­it dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë, me vendimin e datës 15 mars 2018 ka vendosur masën e sigurisë personale "Arrest në burg" për zyrtaret e administra­tës shtetërore dhe për shtetas të tjerë, të cilët janë ekzekutuar për shtetasit: Fran Frrokaj me detyrë kryetar i Bashkisë Lezhë;

Enver Hafizi, 62 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë nënkryetar i Bashkisë Lezhë; Gjok Ndoka, 52 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë kryetar Këshillit të Qarkut Lezhë; Adenis Haxhia, 29 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë jurist pranë Bashkisë Lezhë; Dilaver Neli, 56 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë specialist në Drejtorinë e Mbrojtjes së Tokës të Këshilli qarkut Lezhë; Enkelejd Zefi, 28 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë specialist hartograf pranë ZVRPP Lezhë dhe Pjetër Gjoni, 68 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, përfitues toke në mënyrë të paligjshme. Ndërsa janë lënë në arrest shtëpie zyrtaret: Gjelina Baca, 58 vjeçe, me banim në Lezhë, me detyrë drejtoresh­ë e Drejtorisë së Bujqësisë në Bash- kinë Lezhë; Juxhina Mema, 25 vjeçe, lindur dhe banues në Gramsh, me detyrë ishspecial­iste në Drejtorinë e Bujqësisë në Bashkinë Lezhë; Marte Gjergji, 50 vjeçe, me banim në Lezhë, me detyrë topografe pranë Bashkisë Lezhë; Frrok Frroku, 75 vjeç, me banim në Bashkinë Mamurras, ka përfituar tokë në mënyrë të paligjshme dhe Luigj Paloka, 76 vjeç, me banim në Shkodër, ka falsifikua­r aktet. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e 11 shtetasve, me detyra në ZVRPP, në ish- Komunën Shëngjin apo përfitues tokash në mënyrë të paligjshme.

 ??  ?? Kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj
Kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj
 ??  ?? Nënkryetar­i i Bashkisë së Lezhës, Enver Hafizi
Nënkryetar­i i Bashkisë së Lezhës, Enver Hafizi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania